“Shes trupin për të mbajtur dhe rritur fëmijët”, 25- vjeçarja tregon historinë e dhimbshme

Një 25-vjeçare nga Gramshi ka treguar historinë e dhimbshme dhe jetën e vështirë që bën për të rritur dy fëmijët e saj.

25-vjeçarja nga Gramshi që ka dy fëmijë, tregon për “abcnews” se detyrohet të shesë trupin e saj në mënyrë që të ketë të adhura dhe t’u siguroj jetesën fëmijëve të saj.

Ajo tregon se është ndarë nga burri dhe se për shkak të braktisjes edhe nga institucionet detyrohet të prostituojë në hyrje të qytetit të Elbasanit.’

“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri. Fitoj 70-80 mijë lekë në natë” ka treguar ajo.

Rolanda siç vendosi ta quajmë, shitjen e trupit e paragjykon dhe vetë, madje tregon se disa e kanë dhunuar.

“Edhe më kanë dhunuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqij. Shumë, shumë e ofenduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë,” tha 25-vjeçarja.

Dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re. Thotë se do të largohet jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme. Ish-bashkëshorti e pengon.

Ajo ka treguar se dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re, por që nuk largohet dot e jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme, pasi e pengon ish-bashkëshorti.

“Ai nuk më jep prokurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një prokurë nëse burri s’ta jep” tha e reja.

Horoskopi për ditën e shtunë, 30 tetor 2021

Dashi

Edhe pse Mërkuri pozitiv është tashmë plotësisht në shenjë, duket se stresi i akumuluar nga prania e Marsit e ka bërë të vetën.

Demi

Parashikohet një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje dhe duket gjithashtu se atmosfera e përgjithshme do të vazhdojë jetë e tillë edhe përgjatë ditëve në vazhdim.

Binjakët

Qielli juaj është nga më pozitivët dhe madje akoma më shumë tani që Mërkuri, i cili është ylli mbrojtës i juaji, është në një pozicion mëse të përshtatshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale.

Gaforrja

Këtë radhë është Afërdita ylli juaj i mirë, që përpiqet t’ju ndriçojë rrugën dhe mendjen, por përplasja me Marsin e bën disi të vështirë. Ditë mjaft interesante në planin sentimental.

Luani

Po përjetoni një moment mjaft interesant, për arsye se jeni në shenjën e yjeve të mirë, si Mërkuri dhe Jupiteri. Megjithatë, ju këshillohet të mos qëndroni pasivë, sepse priten zhvillime të rrufeshme.

Virgjëresha

Me orbitën e re që ka marrë Mërkuri duket se e gjithë kjo ditë do të jetë jo vetëm e qetë e pa probleme, edhe pse ka të ngjarë që të bëhet shumë më interesante në shoqëri.

Peshorja

Keni një projekt apo një punë në proces dhe mezi prisni ta përfundoni brenda ditës së nesërme, pasi ndoshta nesër gjërat mund të ndryshojnë. Kujdes, raportet me partnerin janë të tendosura.

Akrepi

Protagonistja e kësaj dite për ju do të jetë Afërdita, që së bashku me Mërkurin që
kontrastojnë ndikimin negativ të Uranit dhe Saturnit.

Shigjetari

Me kaq shumë yje të mirë mbi kokë nuk mund të vazhdoni të ankoheni se nuk keni asnjë mundësi apo shans. Për raportet me të tjerët duhet të mendoni ju vetë. Përpiquni të tregoheni më të hapur.

Bricjapi

Mërkuri, me largimin e tij nga shenja, duket se ka lënë zbrazëtirë të tillë që veç të
tjerash, ju bën edhe melankolikë. Por është vetëm çështje kohe, sapo Marsi të dominojë shenjën tuaj.

Ujori

Aspekti yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë nesër e në ditët në vijim do të jetë aleatja juaj e ngushtë. Kujdes, mosmarrëveshjet me partnerin nuk zgjidhen duke i bërë më keq ato.

Peshqit

Yjet do të jenë me ju e do t’ju mbështesin, duke bërë që dita e nesërme të fitojë një
dinamikë tjetër. Një problem i vogël me shëndetin është kalimtar.

Parashikimi i motit, e shtunë 30 tetor 2021

Moti nesër parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet malore në formë shtrëngatash.

Më pas moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites dhe ato të mbrëmjes hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

15 pushtetarë, pronarë mediash dhe biznesmenë në kudhrën e SPAK, zbardhen detajet e listës së zezë me emrat që do përfundojnë pas hekurave

Plot 15 emra të njohur rrezikojnë të bien në rrjetën e drejtësisë së re. Në kanalet politike ka nisur të qarkullojë një listë e zezë me emra të njohur, të cilët janë skeduar si të rrezikshëm për demokracinë në vend. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 15 emra, të cilët janë në syrin e SPAK, ndërkombëtarëve dhe drejtësisë së re dhe shumë shpejt rrezikojnë të ndëshkohen.

Është folur shpesh se ndërkombëtarët kanë një listë me emrat që nuk duhet të jenë në politikë, por mësohet se në PD po qarkullon një listë me 15 emra, të cilët janë futur në rreth të kuq. Bëhet fjalë për politikanë, biznesmenë, njerëz të medias dhe personazhe të tjerë, të cilët pritet të përfundojnë në duart e SPAK. Disa janë momentalisht në hetim, ku bëhet fjalë për ministra e ish-ministra, ndërsa për disa të tjerë pritet të ketë shumë shpejt padi.

Ndërkohë ka qenë kryedemokrati Basha, ai i cili dje e ka konfirmuar ekzistencën e një liste të tillë. Duke folur në Parlament ai tha se janë 15 persona që kanë marrë peng vendin dhe shumë shpejt të gjithë do përgjigjen. “Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite. 15 veta që kontrollojnë tranzicionin, politikën, ekonominë, median do të japin llogari”, deklaroi ai.about:blank

15 pushtetarë dhe biznesmenë në SPAK

Por fill pas kësaj deklarate të fortë të lëshuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, gazeta u interesua pranë selisë blu, ndërsa mësoi se lideri demokrat ka në tryezën e tij një listë të zezë me emrat e 15 pushtetarëve, pronarëve të mediave dhe biznesmenë që do ngrejnë siparin e arrestimeve. Sipas informacioneve, mësohet se për listën që disponon kryedemokrati Basha kanë dijeni edhe ndërkombëtarët, pasi këta të fundit janë rakorduar me shefin e opozitës. Në këtë kontekst, mësohet se një pjesë e pushtetarëve që rrezikojnë të hetohen dhe arrestohen janë kallëzuar në SPAK, ndërkohë që pjesa tjetër pritet që të paditet shumë shpejt nga Partia Demokratike pranë Prokurorisë së Posaçme Speciale. Madje, sikundër theksuan të njëjtat burime mësohet se lista e zezë është edhe më e gjatë, por të parët që rrezikojnë të bien në rrjetën e SPAK-ut janë pikërisht 15 emra.

Pra, paralelisht me vetingun në politikë, PD ka punuar edhe me listën e zezë të pushtetarëve që nuk duhet të jenë më në politikë dhe pronarët e mediave e biznesmenëve që së bashku duhet të japin llogari. Kjo do të thotë se sinjalet janë se disa politikanë të rëndësishëm pritet të vendosen në hetim dhe arrestohen, gjë të cilën e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët. Ka qenë pikërisht Komisioni Europian, i cili pak ditë më parë teksa ka publikuar progres raportin për Shqipërinë, është shfaqur i pakënaqur me SPAK dhe BKH që nuk po hetojnë dhe dënojnë zyrtarë të lartë të përshirë në korrupsion. Kështu që referuar të gjitha këtyre, sinjalet janë se në ditët në vijim do të shohim arrestime “VIP”.

Çfarë është “Meta”, emri me të cilin Facebook do të “pushtojë” realitetin virtual?

Facebook ndryshon emrin e korporatës në Meta, si pjesë e një ribrandimi të madh. Kompania tha se do të përfshinte më mirë atë që bën, pasi po zgjeron shtrirjen e saj përtej mediave sociale në fusha si realiteti virtual. Ndryshimi nuk zbatohet për platformat e tij individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm për grupin që i zotëron ato.

“Së bashku, ne më në fund mund t’i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë dhe të ofrojmë një përvojë ku jemi të pranishëm me njëri-tjetrin”, tha CEO dhe themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Lëvizja vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e brendshme të zbuluara nga një ish-punonjëse. Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për anashkalimin e shqetësimeve të sigurisë për përfitime financiare. “U trondita kur dëgjova kohët e fundit se Facebook me të vërtetë dëshiron të dyfishojë angazhimin në Metaverse, realitetin virtual, dhe se ata do të punësojnë 10 000 inxhinierë në Europë për të punuar në Metaverse”, tha ish-punonjësja e Facebook.

Zbulimi i emrit të ri të grupit teknologjik u bë nga vetë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg. Meta vjen nga greqishtja e vjetër, dhe do të thotë “përtej”. E pikërisht ky është “kufiri” që Zuckerberg ka vendosur teksa zbuloi planet për të ndërtuar “Botën online”, një realitet virtual ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur pajisjet VR.

Valë arrestimesh në vendin tonë/ Finalizohet një tjetër operacion, arrestohen në flagrancë 11 persona. Policia zbardh detajet zyrtare

Policia ka finalizuar një tjetër operacion ditën e sotme në Himarë, ku në pranga kanë rënë 11 persona, pasi dyshohet se po ndërtonin pa leje tri objekte.

Palasë, Himarë

Po ndërtonin pa leje tri objekte, vihen në pranga 11 shtetas, shpallet në kërkim investitori.

Procedohen penalisht dhe 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi V. GJ., po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mjeti përplas studenten, në gjendje të rëndë. Me pas largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Korçë. Sipas burimeve, një mjet ka përplasur studenten në afërsi të universitetit Fan Noli.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, në momentin që studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Kapet drogë në Manati të Lezhës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Manati”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme dhe kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shtetas që posedonin lëndë narkotike, në një banesë në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Manati”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

V. N., banues në Manati, Lezhë, si dhe u bë shpallja në kërkim e 2 djemve të tij, shtetasve Sh. N. dhe S. N.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se shtetasit e lartpërmendur janë posedues të 32 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që u gjetën dhe u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër që ata e kishin në përdorim, ngjitur me banesën e tyre, në fshatin Manati, Lezhë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Horoskopi Sot, e premte 29 tetor 2021

Dashi

Gjatë kësaj të enjte do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka
pushtuar jetën tuaj prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi që të largoheni nga çdo detyrim social, madje edhe ato financiare. Megjithatë duhet të dini se nxitimi nuk sjell zgjidhje të frytshme, ndërsa durimi është çelësi kryesor.

Demi

Kjo e enjte mund të sjellë marrjen e një vendimi të shumë menduar. Duhet të reagoni në mënyrë më të përgjegjshme ndaj situatave me të cilat ju përball jeta. Ka shumë mundësi që diçka urgjente të ndikojë në planet tuaja. Kjo ditë do të jetë perfekte për të rezultuar e suksesshme.

Binjakët

Kjo e enjte do të sjellë në jetën tuaj një ngjarje personale, e cila do ju pengojë që të
bëni progres. Mundohuni që të sistemoni gjërat, nëse doni që të shpëtoni nga ndonjë problem serioz. Dinjiteti do të jetë një faktor vendimtar, në një lidhje ku jeni përfshirë. Dashuria është mjaft e favorshme gjatë kësaj dite. Mund të surprizoni njeriun e zemrës, duke planifikuar diçka speciale.

Gaforrja

Gjatë kësaj të enjte do të shikoni me më shumë vëmendje situatën tuaj, sidomos nga pikëpamja ekonomike. Duhet të ruani qetësinë dhe të mundoheni të kuptoni pikëpamjen e anëtarëve të tjerë të familjes, lidhur me çështje financiare. Është shumë ë rëndësishme që të mos tregoheni kokëfortë në një lidhje.

Luani

Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, do të gjendeni në dilemë mes zemrës dhe mendjes. Gjatë kësaj të enjte duhet të zgjidhni enigmën. Ndiqni instinktin tuaj dhe në këtë mënyrë do të merrni vendimin e duhur. Familja dhe të dashurit tuaj, kanë nevojë për vëmendjen tuaj, ndaj kaloni më shumë kohë me ta.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të enjte mund të keni problem me lëvizshmërinë, nëse jeni duke bërë një punë të rëndësishme që kërkon transport. Mund të humbni toruan, por kjo gjë është një fazë kalimtare. Kjo ditë do të sjellë një atmosferë tërësisht të re dhe rifreskuese. Ngrohtësia në raportet sentimentale, do të dominojë ditën.

Peshorja

Atmosfera e kësaj dite nuk do të jetë shumë pozitive. Duhet të jeni më të kujdesshëm në raportet me njerëzit e ndjeshëm. Ky është një moment ballafaqimi. Mund të jeni të detyruar të përballeni me situata të pakëndshme. Megjithatë do të jeni në gjendje që të merrni vendimin e duhur edhe nën presion, duke i dhënë një kthesë pozitive jetës tuaj.

Akrepi

Kjo e enjte parashikon diskutime lidhur me disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni që të jeni sa më të sjellshëm dhe të kuptuar në bisedat tuaja. Nëse nuk arrini që të qetësoheni, mundohuni të përqendroheni aty ku duhet, pa e tepruar.

Shigjetari

Ka shumë mundësi që gjatë kësaj të enjte të zbuloni një intuitë të mprehtë brenda jush. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për asnjë ndihmë nga jashtë, për të përballuar problemet të cilave mund t’iu bëni ballë vetë. Ka ardhur momenti që të bëni një hap mbas në raportet me persona të tjerë.

Bricjapi

Jeni natyrë familjare dhe kjo ditë do të nxjerrë në pah pikërisht anën tuaj më të
përkushtuar. Do të jetë një ditë shumë e ngjeshur për ju, ku do të përballeni me situata mjaft të vështira.

Ujori

Do të jeni të bekuar nga një vizion i jashtëzakonshëm, i cili do të bëjë që të gjykoni siç duhet. Kjo është dita e duhur për të vlerësuar nisma apo investime të reja. Do të jeni në gjendje që të gjykoni persona që i keni pranë. Stresi i punës do të ndikojë shumë në harmoninë e lidhjes tuaj.

Peshqit

Kjo e enjte parashikon një gjuhë mjaft të mprehtë. Por kjo aftësi mund të çojë në zbulimin e pasigurive tuaja, prej nga do të nxirrini një përfundim. Gjithë ata që janë të përfshirë në një lidhje, mund të vendosin për të zyrtarizuar raportin e tyre.