Gjermania “masakron” Maqedoninë e veriut, kualifikohet për në Katar

483

Gjermania është perfekte nën drejtimin e Hansi Flick. Pesë ndeshje, pesë fitore, karakter, grintë, plot 18 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Pancerat mposhtën Maqedoninë e Veriut 4-0 në transfertë dhe sigurojnë kualifikikim për në Katar 2022.

Vendasit maqedonas bënë sa mundën në pjesën e parë duke vonuar lojën dhe duke ndalur ritmin me episode të shëmtuara. Miqtë patën rastet e tyre, por vetëm fati nuk i ndihmoi të gjenin golin e avantazhit.

Pjesa e dytë ishte “furtunë” gjermane. Havertz shënon i pari në 50’. Pastaj vijnë dy gola të Werner, në 70’ dhe 73’, ndërsa Musiala në 83’ vulos në 0-4. Gjermania “hakmerret” për humbjen e marsit, Maqedonia zbret e treta në grup, pasi Rumania fiton 1-0 ndaj Armenisë.

Në ndeshjet e tjera, spikata barazimi 2-2 në shtëpi i Kroacisë ndaj Sllovakisë, teksa humb vendin e parë, sepse Rusia fiton 2-1 në Slloveni. Nuk mund të gabonte Holanda ndaj Gjibraltarit, teksa shpërthen 6-0.