Shefi i Komisariatit Shkodër shtyn gazetaren: Dil jashtë, pastaj merr ministrin

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 3 zotërinjve në Shkodër, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në vitin 2007 dhe sot ata kanë zbuluar se numrat e tyre të Amzës, por edhe të gjithë brezit të asaj kohe, janë tjetërsuar.

Për problemin e Amzës së korrigjuar, gazetarja e Stop shkoi në Zyrën Vendore Arsimore dhe për këtë çështje punonjësja na njofton se palët e dëmtuara duhet t’i drejtohen gjykatës.

Por, njëri prej zotërinjve të cilit i është tjetërsuar numri i Amzës, e ka denoncuar rastin në polici më datë 15 Shtator tek oficeri i Policisë Gjyqësore, Fadil Hotaj.

Gazetarja e Stop, Domenika Bajraktari, shkoi në Komisariatin e Policisë së Shkodrës për t’u interesuar për rastin. Për aty gazetarja përballet me arrogancën e shefit të Komisariatit Shkodër, Paulin Çupi, i cili prek me dorë gazetaren dhe shtyn kameramanin duke i nxjerrë jashtë.

E gjithtë skena e sjelljes arrogante dhe të papranueshme të shefit të Komisariatit Shkodër Paulin Çupi është filmuar nga kamera e fshehtë.

Polici: Si kaluat?

Gazetarja: Si je shefi? Do kërkojmë një informacion.

Polici 2: Po pse i fute?

Gazetarja: Pse e kritikon “Pse i fute?”? Ku e ke të shkruar, që mund të më ndalosh?

Polici: Ke mundësi, dil atje! Duhet me njoftu dikë tjetër ne, se kemi Shef Komisariati. Ke mundësi me dal atje?

Gazetarja: Jo nuk dal, sepse ky është një institucion shtetëror dhe ju nuk keni të drejtë të nxirrni gazetarët dhe duhet të edukoheni!

Gazetarja: Ti nuk ke punë fare me mua njëherë, këtu ka një zyrë, është një punonjës, që paguhet dhe që është pikërisht për marrdhëniet me median. Ku është punonjësi? T’i ndajmë gjërat!

Polici: Unë jam oficer i rojës moj zonjë.

Gazetarja: Je i rojës për popullin.

Polici telefonon shefin e komisariatit, Paulin Çupi:

Polici: Na kan’ ardhë këta gazetarët e Tv klanit, kanë hyrë deri te zyra e sherbimit të qytetarëve edhe nuk japin arsye, pse kanë ardhë.

Gazetarja: Unë dua personin, që pret median!

Gazetarja: Shefi përshendetje!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Unë jam Shefi i Komisariatit! Ça problemi ke?

Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po! Përse keni ardhë këtu?

Gazetarja: Në radhë të parë duhet të trajtohet ky institucion si Shtetëror!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi:”Më thuni” pra çfarë arsye keni, që vini këtu? Nuk është han.

Gazetarja: Për një denoncim, ah nuk është han, sigurisht, që nuk është han. Sepse nuk është han, ne e trajtojmë si institucion, se po të jetë han, trajtohet ndryshe.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi:Për çfarë keni ardhë ju këtu?

Gazetarja: Për një denoncim, që është bërë me datën 15 shtator, e ka marr Fadil Hotaj.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Keni bërë kërkesë?

Gazetarja: Jo, nuk bëj kërkesë, sepse kjo është mënyra burokratike e institucionit, nuk është mënyra ime.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Atëhere duhet të bëni kërkesë për zgjidhjen e problemit, ça kërkoni ju?

Gazetarja: Unë kërkoj oficerin e policisë gjyqësore Fadil Hotaj!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po! Dilni e priteni jashtë!

Gazetarja: Jo, a do vijë?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dilni jashtë! Dilni jashtë!

Gazetarja: Je shefi i komisariatit?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po! Dilni jashtë!

Shkon te operatori dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Vazhdo, vazhdo!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Ti del jashtë pastaj merr ministrin, merr kë të duash!

Gazetarja: Ky është shefi i komisariatit!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Vazhdoni dilni jashtë!

Gazetarja: Jo, jo jashtë nuk mund të na nxirrni!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Ju jashtë tashi! Dilni jashtë tashi!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Ore zotëri nuk dhunoni institucionin ju, dil jashtë! Vazhdo!

Gazetarja: Kush po dhunon institucionin?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po dhunim institucioni është, vini e hyni këtu.

Gazetarja: Kush po bërtet këtu?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Nuk futeni këtu! Mund t’ju vë në dispozicion zëdhënësen dhe atëherë mund të hyni këtu dhe të interesoheni!

Gazetarja: Ju zëdhënësen duhet ta keni këtu në momentin, që sheh median!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Kërkojeni te dera! Dilni jashtë! Kërkojeni te dera, jo të hyni në zyrën time!

Gazetarja: Po si more zotëri, kur e privatizove ti këtë institucion?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Nuk vjen ti në zyrën time këtu!

Gazetarja: Kur e privatizove, more zotëri?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dil jashtë!

Gazetarja: Kur e privatizove ti Policinë e Shtetit?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dilni jashtë!

Gazetarja: Këtu në Shkodër keni një problem shumë serioz me shtëpinë, ju e konsideroni punën e shtetit si …

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Di me ba emision të bukur ti, vazhdo dil jashtë(shtyn) tashi, vazhdo dil jashtë! Drejto kërkesën te dera aty, ka një derë aty, ka një posto-bllok aty, ka një shërbim policie aty. Ti nuk mund të hysh kështu!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dil jashtë! ( shtyn operatorin)

Operatori: Jashtë jam.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Atje, atje! (jashtë portës hekurit) vazhdo mor djalë, jashtë po të them!

Polici: Vazhdo zonjë! ( shtyn me duar)

Gazetarja: Po ti qenke i bezdisshëm, mos prek me duar, edhe shefi i komisariatit prek me duar!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Vazhdo jashtë!

Megjithatë, pavarësisht pengesave nga drejtuesit e Komisariatit të Shkodrës të cilët e trajtonin institucionin si pronë private, gazetarja mori informacionin që i nevojitej. Materialet për tjetërsimin e Amzës janë referuar në Prokurori për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të punonjësve të mëparshëm dhe falsifikim të numrit të Amzës./ Tv Klan

https://youtu.be/FCwfqH_Wkgs

JA CILAT JANE PIKAT E MARREVESHJES KOSOVE-SERBI

  1. Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  2. Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
  3. Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

I dehuri i bashkohet kërkimit për zhdukjen e tij, pa e kuptuar se ai ishte personi i kërkuar

Një i dehur i raportuar i zhdukur iu bashkua kërkimit për zhdukjen e tij, pa e kuptuar se ai ishte vetë personi që po kërkonte. Kjo ndodhi në Inegöl të Turqisë. Sipas raporteve të mediave vendase dhe ndërkombëtare, 50-vjeçari Beyhan Mutlu e kuptoi këtë vetëm kur një nga shpëtimtarët thërriti emrin e tij.

Mutlu ishte në një klub me miqtë kur papritmas u zhduk duke shkuar drejt pyllit. Duke parë që ai nuk po kthehej, njerëzit që ishin me të lajmëruan autoritetet, të cilët organizuan një ekip kërkimi, të cilit iu bashkuan edhe disa vullnetarë.

Sipas Daily Mail, 50-vjeçari hasi në grupin e kërkimit, ndërsa ishte duke u endur në pyll. Ai iu bashkua shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, duke kërkuar pa dashje veten e tij për orë të tëra. Derisa njëri nga të pranishmit bërtiti emrin e tij dhe ai u përgjigj: “Unë jam këtu”. Pas sqarimit të situatës, policia e çoi në shtëpi. Është e paqartë pse askush nuk e vuri re më parë se personi i zhdukur ishte aty me ta.

Kjo nuk ndodh për herë të parë, pasi një rast i ngjashëm ndodhi në vitin 2012, kur një turiste aziatike e raportuar e zhdukur në Islandë, iu bashkua kërkimit për zhdukjen e saj, pasi nuk arriti të njihte veten në përshkrimin e bërë nga policia.

Pamjet që po shpërndahen me shpejtësi/ Hapi kofanon e makinës, i moshuari befasohet nga ajo që shikon brenda saj (FOTO)

Një fermer nga Dakota në SHBA, Bill Fischer, u befasua nga ajo që i panë sytë kur ngriti kofanon e makinës.

I moshuari gjeti brenda saj një numër të madh arrash, të cilat më pas zbuloi se ishin sjellë aty për ditë të tëra nga ketrat që jetojnë në zonën e pyllëzuar aty pranë.

Fotot kanë bërë bujë në rrjetet sociale nisur edhe nga sasia e madhe e arrave që ketrat kishin mbledhur aty.

“Gjeta arra kudo në pjesën e motorit te makinës”, u shpreh Fischer.

Pamjet që po shpërndahen me shpejtësi/ Hapi kofanon e
Pamjet që po shpërndahen me shpejtësi/ Hapi kofanon e

Njerëzit e Sali Berishës gati të marrin kallashnikovët, “Foltorja” kthehet në përgatitje për kryengritje të armatosur

Ish-kryeministrit Sali Berisha duket se nuk i del inati me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit e përjashtoi ish-kryeministrin në 9 shtator nga grupi parlamentar demokrat, ndërkohë që ky vendim e kapi në befasi dhe në shenjë revolte zoti Berisha ka nisur një tur takimesh në bazë, duke u kërkuar mbështetje për nismën e tij që ka për qëllim mbledhjen e forumeve të partisë për të zhbërë vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së, pas ultimatumit të SHBA-së.

Dje ish-kryeministri Berisha ishte në qytetin e Durrësit, ndërsa shpërtheu në sulme, akuza dhe kërcënime në adresë të zotit Basha. Por “Foltorja” e tij duket se është kthyer në një tryezë frymëzimi për kryengritje të armatosur. Një militant që ishte në takim, deklaroi se është gati të marrë armët për të mbështetur Berishën. “Jam Ilir Amedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”, u shpreh qytetari.

Sulmet e Berishës

Duke folur para simpatizantëve demokratë të qytetit bregdetar, Berisha u kujdes t’i dërgonte një mesazh kërcënues Bashës, të cilit i kujtoi se çdo takim që kanë pasur me njëri-tjetrin e ka të dokumentuar në dosje. “Është e vërtetë që i kërkova Lulzim Bashës dhe nuk mund ta mohoj kurrë, të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, sepse humbje të tillë nuk kishim njohur kurrë që nga 1997, por problemi është se nuk nisa procesin e duhur, që ai të merrte të gjitha përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam më 2017. Unë çdo gjë i thosha atij në zyrën time dhe i kam të dokumentuara gjërat, por nuk e bëja atë, sepse nuk kisha ndërmend kurrë të rikthehesha më. Isha i vendosur të qëndroja njëri prej, pa të drejtë kthimi”, deklaroi ai. Fakti që Berisha deklaron se ka të dokumentuara bisedat me Bashën, lindin dyshime se kemi dosje përgjimesh.

Kërcënimet ndaj Bashës

Por dosje Bashës duket se nuk i ka vetëm Sali Berisha. Teksa ishte e pranishme në “Foltoren” e mbajtur dje në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari kërcënoi Bashën me dosjen e lobimeve në SHBA. Madje ajo arriti deri aty sa të pretendonte se SHBA bën dhe pazare. Sipas saj, dosja e Bashës u mbyll në këmbim të shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit. “Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për dy-tre vjet. Më pas kjo dosje u mbyll me kushtin që të hiqej Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Unë do shkoj në Amerikë dhe do të kontrolloj nëse Basha mund të futet në SHBA dhe të marrë vizë, kështu ne do e bëjmë problem dhe do e çojmë në Kongres.

Lulzim Basha i hapi gropën vetes”, nënvizoi Kokalari. Nga ana tjetër aktivistja tregoi dhe një fakt tjetër. Ajo dha sinjale se Berisha nëse largon Bashën, mund të bëhet vetë kryetar i PD. “Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha”, nënvizoi Kokalari. Kujtojmë se mediat sociale, por edhe të tjerat, kanë hedhur idenë se Kokalari mund të bëhet kryetare e PD. Por me sa duket Berisha ka vendosur ta sfidojë vetë direkt Lulzim Bashën, për postin e kryetarit, ndërsa theksoi dje se Kuvendi Kombëtar pasi të heqë Bashën do merret me “padronin” e tij, Edi Rama. “Unë paralajmëroj Edi Ramën mos të luajë me fatet e pluralizmit në Shqipëri, se do të presë fati i paraardhësve të tu”, tha ai.

Horoskopi Sot, e enjte 30 shtator 2021

Dashi
Komoditeti i shtëpisë, miqve dhe familjes do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë në çdo kohë shqetësuese ose të pasigurt. Njerëzit që kujdesen më shumë për ju gjithmonë kanë një mënyrë për t’ju kujtuar se gota është gjysmë e mbushur, jo gjysmë e zbrazët.

Demi
Nëse keni ndonjë plan të ardhshëm udhëtimi, sigurohuni që të keni përfunduar të gjitha detajet nesër. Konfirmoni datat dhe vendndodhjet, kontrolloni dy herë rrugët dhe orët e udhëtimit. Mund të ketë një ndryshim që ju bën të rimendoni një aspekt të udhëtimit tuaj.

Binjakët
Nesër do t’ju duhet të nxitoni për të marrë atë që dëshironi. Do të duhet shumë përpjekje nga ana juaj për ta gjetur atë! Mos lini asnjë gur pa lëvizur derisa të arrini rezultatin që kërkoni. Çlirojeni kuriozitetin tuaj dhe lëreni t’ju udhëheqë kudo ku dëshiron t’ju çojë.

Gaforrja
Truri juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar ashtu si trupi juaj. A jeni duke e ushqyer atë me informacion të detajuar? Kënaqësia është po aq e rëndësishme sa të mësuarit, dhe është e rëndësishme të kuptoni se të dyja gjërat nuk përjashtojnë reciprokisht.

Luani
Nëse një propozim i fundit nuk u prit me shumë entuziazëm nga grupi juaj, kjo nuk do të thotë se ata nuk e pëlqejnë atë. Ata mund të mos jenë në gjendje të angazhohen për ta realizuar, ndaj prisni pak. Në lidhje me aspektin financiar, do të ndiheni të kënaqur nga një shumë parash që do të merrni.

Virgjëresha
Ambiciet tuaja të shëndetshme po rriten dhe po bëhen edhe më të forta. Ju do të angazhoheni në projekte të reja dhe do të bëni lidhje të reja më shpejt nga sa e kishit menduar. Në aspektin romantik, duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin.

Peshorja
Zakonisht ju pëlqen të punoni me njerëz të tjerë, por nesër nuk do të ndiheni sikur puna në ekip është mënyra për të ecur përpara. Jeni më i përshtatshëm për të punuar vetëm tani. Jo vetëm që do të jeni në gjendje të kontrolloni se ku po shkoni, por mund të kontrolloni plotësisht atë që po bëni.

Akrepi
Ndjenjat tuaja në lidhje me rrugën tuaj të karrierës kanë qenë ambivalente kohët e fundit, por kur të merrni një shije të vogël të fuqisë, më në fund do të shihni se ku doni të shkojnë gjërat. Ambicia juaj po zgjohet dhe do të jetë e uritur për sfida dhe mundësi të reja!

Shigjetari
Mos u përfshini në asgjë që ju bën nervozë, veçanërisht nëse ka të bëjë me financat. Bindjuni tendencave tuaja më konservatore dhe luani në mënyrë të sigurt. Skemat që duken si gjëra të sigurta, tani janë plot me pengesa dhe komplikime të mundshme që mund të shfaqen më vonë.

Bricjapi
Më në fund do të shihni disa rezultate shumë interesante nga projekti juaj i fundit. Planet tuaja po funksionojnë mirë. Aq mirë, në fakt, saqë mund të keni pak kohë të lirë për të shpenzuar për veten në çfarëdo mënyre që ju duket e përshtatshme.

Ujori
Është koha të përqendroheni më shumë te çështjet e kursimit. Ky fakt do të bëhet shumë i dukshëm kur të shihni bilancin tuaj bankar me shumë më pak sesa parashikonit. Sa i përket aspektit profesional, mund të përballeni me ndonjë pengesë në rrugën tuaj.

Peshqit
Dikush në familjen tuaj po kalon disa çështje të rënda për të cilat nuk mund të jeni të vetëdijshëm. Mënyra se si ata po përpiqen të punojnë për t’i zgjidhur po ndikon në dinamikën e grupit, ndoshta në një mënyrë të keqe. Më shumë se gjithçka, ata thjesht kanë nevojë që ju të jeni të durueshëm.

Moti Sot, e enjte 30 shtator 2021

Moti nesër parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore dhe prej orëve të drekës deri ato të pasdites.

Gjithashtu do të ketë reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash, ndërsa në relievet e larta malore në kohë afatshkurtër reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër lokal.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja e lehtë e përkohësisht me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Temperaturat do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë me lartësi vale 1.8 deri 2.0 metër.

“MË PËRVËLOI SHPIRTI KUR E MORA VESH QË DJALI IM NDËRROI JETË” REAGON PËR HERË TË PARË BABAI I 21-VJEÇARIT QË VRAU OFICERIN E POLICISË

Ka reaguar sot për herë të parë babai i 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau dje në Lezhë oficerin e policisë Saimir Hoxha.

Ai ka folur në programin “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë që i tronditi të gjithë.

Babai i të riut që gjithashtu humbi jetën pasi qëlloi veten në tentativë për të mos u kapur nga uniformat blu tha se u “tmerrua kur mori vesh se djali i tij kishte vrarë një polic”, por sot “i përvëlon shpirti për humbjen e të birit”.

“Dje në mesditë më mori në telefon djali i madh dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur më thanë se ka goditur një polic, shpresoja që të shpëtonte. Por u tmerrova kur mësova se një 44-vjeçar u vra, mbetën jetim dy fëmijë. Por sot më përvëloi shpirti që mora vesh që djali im ndërroi jetë”, tha Rufani.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e policit të ndjerë, e me lot në sy shprehet: “Nuk kam çfarë tu them. Çfarë tu them fëmijëve që ngelën jetimë, gruas që mbeti vetëm. Vetëm ngushëllime. Më vjen keq për familjen e Saimirit, por më dhemb edhe shpirti për djalin tim. I kërkoj falje familjes së efektivit që vrau djali im”.

WFD BËN BASHKË RINJTË E FORUMEVE POLITIKE TË LEZHËS

Përcaktojnë shqetesimet e tyre dhe propozojnë prioritetet kryesore

Rivalë në politikë dhe bashkë për çeshtje që shqetësojnë të rinjtë sot dhe zgjidhjen e
problemeve neser. Kjo ishte fryma më të cilën janë trajnuar, gjatë aktivitetit të
organizuar nga ëestminster Fondation for Demokracy me të rinjtë e forumeve politike nga
partitë kryesore në Lezhë, në kuadër të projektit lidershipi politik i të rinjve,
platforma ndërpartiake. Kjo iniciativë kishte si qëllim të orientojë të rinjtë në
politikbërje për ti parë gjithnje interesat kombëtare mbi interesat e subjekteve
politike.

Në lidhje me ketë takim, Drejtori për Shqipërinë i WFD, Sokol Haxhiu, thotë se është e
nevojshme që të investohet tek të rinjtë në mënyrë që politika nesër të ketë një qasje
tjetër. Nëpermjet takimeve të tilla ndërpartiakeKjo i bën ata me të aftë për mundësitë e
rritjes se bashkpunimit të tyre ndërpartikë.

Pasi ka komunikuar me të rinjtë e përfshirë në këtë aktivitet, ekspertja e komunikimit
Edlira Gjoni shpreh qendrimin e saj se ka vetëm një mënyrë që të rinjtë të mos mësohen me
ndasitë por me mënyrën sesi punohet bashkarisht dhe nisma e ndërmarrë nga WFD është një
vlerë e shtuar e kësaj mënyre.

Disa nga të rinjtë që morën pjesë në aktivitet do të kenë një mënyrë tjetër të të
konceptuarit lidership dhe mënyrës sesi duhen parë dhe trajtuar problemet e të rinjve sot
dhe padiskutim që duhet dhe do të kërkojnë më shumë angazhin nga subjektet e tyre
politike për të rritur vemendjen ndaj problematikave të tyre.

https://youtu.be/2i0ZAmWojnc