“MË PËRVËLOI SHPIRTI KUR E MORA VESH QË DJALI IM NDËRROI JETË” REAGON PËR HERË TË PARË BABAI I 21-VJEÇARIT QË VRAU OFICERIN E POLICISË

404

Ka reaguar sot për herë të parë babai i 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau dje në Lezhë oficerin e policisë Saimir Hoxha.

Ai ka folur në programin “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë që i tronditi të gjithë.

Babai i të riut që gjithashtu humbi jetën pasi qëlloi veten në tentativë për të mos u kapur nga uniformat blu tha se u “tmerrua kur mori vesh se djali i tij kishte vrarë një polic”, por sot “i përvëlon shpirti për humbjen e të birit”.

“Dje në mesditë më mori në telefon djali i madh dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur më thanë se ka goditur një polic, shpresoja që të shpëtonte. Por u tmerrova kur mësova se një 44-vjeçar u vra, mbetën jetim dy fëmijë. Por sot më përvëloi shpirti që mora vesh që djali im ndërroi jetë”, tha Rufani.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e policit të ndjerë, e me lot në sy shprehet: “Nuk kam çfarë tu them. Çfarë tu them fëmijëve që ngelën jetimë, gruas që mbeti vetëm. Vetëm ngushëllime. Më vjen keq për familjen e Saimirit, por më dhemb edhe shpirti për djalin tim. I kërkoj falje familjes së efektivit që vrau djali im”.