Lezha triumfon në konkursin e 21-të ndërkombëtarë “Kengët e tokës”.
Nxësit e shkollës “Beselidhja” rrembejnë 4 çmime.

Në një konkurs ku merrnin pjesë më shumë se 90 konkurentë nga qytete të ndryshme të vendit, nxënësit lezhjanë do të ktheheshin me diplona e çmime të rëndësishme. Juria vlersoi me diplomë nxënësit Joana Biba, Artemisa Lleshi e Milada Nicaj, ndërsa i akordoi çmimin “Joni i Kaltër” Armelinda Dides dhe çmimin “Pelod” për Kleon Prengen dhe Melisa Figurin. Të gjithë ishin fitues, sepse ishte shkolla e tyre që tërhoqi vemendje dhe mori vlersimet më të mëdha, por patjetër që ka një meritë të veçantë për mësuesit pasi mes sfidave të mëdha dhe probleme të shumta mundën të bëjnë dallimin me të tjerët.

Megjithëse ka pak mbështetje financiare që t’u sigurojë mundësinë nxënësve të klasave të muzikës që të kenë instrumente individuale, të kenë aksesorët e nevojshëm për realizimin normal të procesit mësimor, mësues të mirëpaguar dhe vëmendje maksimale, ishte pikërisht puna e këtyre mësuesve ajo që edhe këtë herë dëshmoi se kur ekzistojnë vullnetet mundet të arrihet edhe suksesi. Pavarsisht se kontratat e mesuesve kanë përfunduar që me 15 qershor, asgjë nuk i ndaloi mësuesit e muzikës qën të jenë pranë nxënësve të tyre dhe në fund të marrin edhe suksesin.

Qyteti i Lezhës ka nisur të zgjohet edhe në art dhe sigurisht këtu ka rolin kryesor klasa e muzikës e shkollës “Beselidhja” dhe ata që deri më tani e kanë përkrahur e mbështetur, por tashmë kërkohet më shumë. Është e nevojshme që të ashtu si Ministria e Arsimit edhe Bashkia e Lezhës të jenë më shumë pranë këtij institucioni të ri artistik të këtij qyteti, të tregojnë se mbështesin artin, fëmijët dhe padiskutim kulturën e kësaj treve që vazhdimisht i ka dhënë vendit.

Këto çmime duhet të jenë krenari edhe për drejtuesit e institucioneve vendore të Lezhës, të cilët duhet të qëndrojnë më pranë kësaj shkolle e të kërkojnë më shumë për këtë shkollë e veçanarisht për klasat e muzikës.

E nisi me gëzim djalin në punë dhe nuk iu kthye më, kushëriri tregon detajin tronditës si e zbuloi nëna vrasjen e të birit në Velipojë: Po lante rrobat në lavanderinë e spitalit kur pa…

Musaen Zeneli u nis mëngjesin e së shtunës me gëzim për në punë, për të mos u kthyer më kurrë.

Musaeni mbeti i pajetë nga breshëria e plumbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë konfliktit për plazhin në Velipojë. Ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës së 27 qershorit u përhap me shpejtësi në media, në kohën kur nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.

Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte.

“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”, tha ai/

Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

Katër të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci i ngjarjes tronditëse të ndodhur gjatë orëve të mesnatës në plazhin e Velipojës, ku u regjistrua një përplasje me armë mes sy pronarëve të bizneseve Ferracaku dhe Gocaj.

4 të vrarë për shezlongët/ Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për t’u sqaruar, ata i qëlluan vëllait

Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut, vëllai i Kujtim Ferracakut që u bë viktimë në Velipojë pas sherrit për shezlongët. Ai ka treguara para policisë sesi nisi konflikti.

Sipas Ferracakut, ata kishin shkuar për t’u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje, por më pas debate degradoi dhe u përdorën armët. Kjo shkaktoi edhe masakrën e Velipojës, me katër të vrarë. Hasan

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlonget, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më.

Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli.”

Plumbat i morën jetën kamarierit në Velipojë, familjarët nuk përballojnë dot shpenzimet mortore

Myzerim Zeneli, i riu i cili mbeti i vrarë pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë, kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamarier në hotelin “Gocaj”.

Mësohet se 20-vjeçari kishte humbur të atin para disa vitesh. Ai u mbyt në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.

Familja e Zenelit, e cila jeton në Bahçallëk të Shkodrës, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballon dot financiarisht shpenzimet mortore.

Bizneset e familjeve Ferracaku dhe Gocaj ndodhen fare pranë njëri-tjetrit dhe debati lindi pikërisht për vendosjen e disa shezlongëve në plazhin e Velipojës, konflikt i cili përfundoi me katër humbje jete dhe dy të plagosur.

Dalin foton e katër viktimave të masakrës së Velipojës, mes tyre edhe 20-vjeçari jetim

Mëngjesin e kësaj të diele mbetën të vrarë 4 persona, pas një përplasje me armë zjarri për shezllonet. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli, viktima më e pafajshëm në këtë kasaphanë, vetëm 20 vjeç, mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar në Velipojë.

Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezllongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.

Dalin foton e katër viktimave të masakrës së Velipojës,

Voltana ADEMI: Ngjarja në Velipojë mund të PARANDALOHEJ

Kryetarja e bashkise Shkoder, Voltana Ademi ka reaguar ne lidhje me masakren e nje nate me pare ne Velipoje ku mbeten te vrare 4 persona dhe 2 te tjere u plagosen. Ademi ben pergjegjes intitucionet dhe thote se nese ndarja dhe adminsitrimi i hapesirave publike do te behej brenda afateve kohore ne perputhje me ligjin, ngjarja do te ishte parandaluar.

Ngjarja shumë e rëndë e mesnatës së shkuar në Velipojë, duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit. Humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.

Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar pērpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm.

Dita e sotme është një ditë dhimbje dhe ankthi, jo vetëm për familjet e përfshira në ngjarjen tragjike, por për të gjithë shkodranët e shqiptarët, brenda e jashtë vendit.Kërkoj me forcë, edhe në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës. Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimarrje të vonuara apo të munguara të shtetit.

Bilanc lufte në Velipojë! Zbulohet lëvizja që bëri biznesmeni i njohur para se të vritej, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë

Janë zbardhur të tjera detaje nga ndodhi mbrëmë pas mesnate në Velipojë, ku 4 persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Nga raportimet mësohet se mes familjes Ferracaku dhe Gocaj kishte nisur një konflikt prej mesditës së djeshme, i cili degjeneroi më pas në përdorimin e armëve nga të dyja palët.

Mësohet se Kujtim Ferracaku, së bashku me të vëllanë e tij, Hasan Ferracaku, pronar të hoteli Fantazia, kishin shkuar për tu sqaruar pranë hotelit Gocaj, por duket se mes palëve tonet kanë qenë të nxehta, dhe më pas situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Sipas Policisë në vendngjarje është gjetur vetëm një armë pistoletë, ndërsa të dhënat janë se është përdorur më shumë se një armë. Deri në momentet që flasim nuk dihet ende se kush ka qëlluar i pari, dhe ende asnjë të arrestuar, për këtë ngjarje me përmasa tejet të rënda.

Sa iu takon të plagosurve Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli, mësohet se janë në gjendje serioze për jetën, dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet ende nëse policia ka mundur që të sigurojë dëshmi të tyre sa i takon konfliktit.

“Komshinjtë danoça te Gjiri i Lalzit”, Artan Hoxha kap ‘mat’ Ilir Metën e Sali Berishën, iu publikon foton dhe ka një këshillë për ta: Ftojeni edhe atë të Surrelit…

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto ku Presidenti Ilir Meta shfaqet duke pirë kafe me ish-kryeministrin Sali Berisha në Gjirin e Lalzit.

Me ironin Hoxha iu shkruan që të ftojnë edhe kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se ata nuk i harxhojnë, pasi pijnë vetëm kafe dhe ujë.

“Miremengjes Shqiperi….

Nga komshinjte danoça te Gjiri i Lalzit…

Ftojeni dhe ate te Surrelit, madje dhe ate tjetrin, qe e keni lene dezhurn te SHQUP-i, se nuk u harxhojne, kafe me uje pine dhe ata”, shkruan Hoxha.

“Komshinjtë danoça te Gjiri i Lalzit”, Artan Hoxha kap

Lot dhe dhimbje e madhe! Humbën jetën si familje në aksidentin tragjik, përcillen sot për në banesën e fundit çifti bashkë me dy vajzat, të afërmit zbarkojnë në Shqipëri pas lajmit të kobshëm (FOTO)

Ditën e djeshme një aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë shkatërroi një familje të tërë me katër anëtarë. E gjithë familja Gushi përcillen sot për në banesën e fundit, të cilët humbën jetën dje.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm.

Ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku thuhet se një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë. Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi u shua e gjitha. Siç u mësua edhe dje familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej 2 vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë.

Ata prej disa vitesh kishin lëvizur nga Patosi, për një jetë më të mirë drejt shtetit helen, ndërkohë që një aksident i rëndë i mori jetën.

Lot dhe dhimbje e madhe! Humbën jetën si familje në aksidentin