4 të vrarë për shezlongët/ Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për t’u sqaruar, ata i qëlluan vëllait

236

Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut, vëllai i Kujtim Ferracakut që u bë viktimë në Velipojë pas sherrit për shezlongët. Ai ka treguara para policisë sesi nisi konflikti.

Sipas Ferracakut, ata kishin shkuar për t’u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje, por më pas debate degradoi dhe u përdorën armët. Kjo shkaktoi edhe masakrën e Velipojës, me katër të vrarë. Hasan

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget njëkohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve.

Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlonget, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më.

Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli.”