Tronditëse! Ndërrojnë jetë 3 elekticistë gjatë punës

Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Evia të Greqisë, ku tre elektricistë humbën jetën gjatë riparimit të një shtylle korrenti.

Sipas mediave greke, viktimat janë dy grekë dhe një emigrant shqiptar të cilët u goditën nga më shumë se 20.000 volt.

Një prej viktimave u gjet i vdekur lartë shtyllës së korrentit, ndërsa një i katërt është në gjendje të rëndë.

Shkatërrohen 18 baza armatimi në Tiranë

Forcat RENEA kanë zhvilluar këtë të enjte një mega-operacion në Tiranë, ku kanë zbuluar 18 baza armatimi. Nga ky operacion, janë arrestuar tre persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë .

Në pranga ranë Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi; si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë, dhe Akil Kulla.

Janë sekuestruar gjithashtu arsenal armësh dhe municionsh, si dhe 7 automjete, dy prej të cilave të blinduara.

Bazat e goditura përdoreshin për magazinimin dhe përgatitjen e armëve të zjarrit për grupet kriminale.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B. Shtetasi i shpallur në kërkim Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë. Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit E. S., ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.”

1 PRILLI

Në shumë vende të Evropës, sikurse edhe në Shqipëri, 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave apo më mirë si dita e shakave.

Por se si ajo është krijuar e përhapur ndër vite ka shumë teori. Më e vjetra lidhet me romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus.

Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti francez Karli IX.
Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri. Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe.

Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte shaka me një të rritur.

Mirëpo, ai që i ka vënë pikën emrit “dita e gënjeshtrave”, është poeti francez Eloy d’Amerval në vitin 1508, duke iu referuar 1 prillit si “poisson d’avril”.
Tradita më së pari ka filluar në Francë, ku “dita e gënjeshtrave”manifestohej nga fëmijët, që u bënin rrengje të rriturve dhe iknin. Tradita franceze është vendosja e një peshku letër në kurrizin e atij me të cilin dëshiron të argëtohesh. “Dita e gënjeshtrave” është edhe thirrja që bëhet sa herë shakaja është zbuluar.

Për 1 prill, janë edhe mediat ato që krijojnë lajme të rreme, për ta praktikuar këtë traditë mjaft interesante.

Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët.

Përsëritet historia/ Babait të tij iu sekuestruan në kontejner 49 kg kokaine, kush është Arbër Cekaj i dënuar me 14 vite burg! Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane

Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt është arrestuar sot ndërsa janë sekuestruar 49 kg kokainë në një kontejner me banane në Portin e Durrësit.

Por kjo është një histori e përsëritur në këtë familje. U bënë rreth 3 vite kur nga operacioni “bora e fundit” janë sekuestruar 613 kg kokainë të kapur në magazinat kompanisë së bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas, me pronar Arbër Çekajn.

Ndërkaq Donaldo Lushaj administratori i kompanisë “Arbi Garden” është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg.

Horoskopi Sot, e enjte 1 prill 2021

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin vendet publike shumë të populluara. Ka gjasa që duke qenë mes të huajve, mund të humbisni sendet tuaja, ose të bëheni viktimë e një mashtrimi. Atmosfera e përgjithshme e kësaj të enjte do t’ju mbushë me pozitivitet.

Demi

Mund të mendoni të ndryshoni fatin profesional. Kjo këshillë vlen mbi të gjitha nëse nuk jeni të kënaqur me të ardhurat, karrierën apo marrëdhëniet profesionale. Shmangni personat që tentojnë të ndërhyjnë në botën tuaj të brendshme.

Binjakët

Binjakët mund të bëjnë një udhëtim të këndshëm nesër me familjarët. Megjithatë, kjo mund t’i ndërlikojë pak planet e tjera. Shihni anën e mirë të asaj çfarë po ndodh rreth jush. Ka gjasa që t’ju ndodhë një koinçidencë misterioze, që do të hedhë dritë rreth një cështjeje të rëndësishme.

Gaforrja

Një person interesant ose një projekt i pazakontë mund t’ju mahnitë gjatë kësaj dite. Ka mundësi që personi në fjalë të vendosë për të ardhmen tuaj të afërt, përndryshe kjo ditë do të jetë e zakontë. Kushtojini rëndësi mirëqenies.

Luani

Luanët mund të jenë paksa të dëshpëruar nesër. Arsye për këtë do të jenë disa probleme të vogla në punë, mungesa e vëmendjes nga seksi i kundërt ose mungesa e vetëbesimit. Bëni gjithçka që mundeni për ta kaluar këtë situatë.

Virgjëresha

Disa Virgjëresha mund të bëhen viktimë e komenteve apo lojërave të dikujt. Humori nuk do të jetë gjithnjë i përshtatshëm për ju. Përpiquni t’i shmangni personat, të cilët iu bëjnë të ndiheni keq. Pjesa tjetër e ditës do të sjellë rezultate produktive.

Peshorja

Mund të jeni një hap më afër ëndrrës suaj. Ka gjasa të merrni përgjigje pozitive ndaj një pyetjeje nga e cila varet e ardhmja juaj. Rekomandohet t’i caktoni disa qëllime vetes dhe të përpiqeni maksimalisht për t’i realizuar ato.

Akrepi

Kjo e enjte mund të jetë befasuese për ju. Mund të merrni një lajm lidhur me të ardhmen e martesës suaj. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, duke iu përkushtuar plotësisht vetes në përpjekje për të gjetur rehati psikologjike.

Shigjetari

Disa Shigjetarë rrezikojnë të humbasin një gjest të veçantë nga sjellja e dikujt. Kjo do të bëjë që ju mos të kuptoni ndjenjat e shfaqura nga kolegu/kolegia juaj apo miku/mikja juaj. Çiftet e martuara rekomandohen të sillen më butë me gjysmën e tyre të zemrës.

Bricjapi

Ekziston mundësia që personi me të cilin keni kaluar fëmijërinë apo që keni pasur një marrëdhënie dashurie pasiononte të rikthehet. Pjesa tjetër e ditës premton të shkojë ekzaktësisht siç e kishit planifikuar. Ka gjasa të realizoni një projekt të nisur prej ditësh.

Ujori

Nëse nuk do të mund të kontrolloni emocionet, mund të përfshiheni në një situatë të vështirë. Përpiquni ta parandaloni këtë duke shmangur konfliktet apo thashethemet. Sa i përket punës, do të arrini rezultate të mira.

Peshqit

Kjo ditë do të kalojë pa ndonjë situatë të veçantë. Merrni parasysh këshillat e personave të afërt, pasi do t’ju vijnë mjaft në ndihmë. Tregohuni të qetë dhe të duruar në marrëdhënien tuaj të dashurisë dhe shmangni bisedat që mund t’ju çojnë drejt një konflikti.

Moti Sot, e enjte 1 prill 2021

Moti parashikohet të nis me reshje shiu, të cilat do të vijojnë gati përgjatë gjithë
ditës. Në bregdet e zonat e ulëta hera herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Në alpe e verilindje nisin prej orëve të mesnatës reshjet e dëborës të cilat do të jenë të dendura në këto zona.

Me rënien e ndjeshme të temperaturave gjatë ditës reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë fushore ne rajonin verior. Në lindje e juglindje reshjet e dëborës nisin prej orëve të paradites deri në lartësitë 500-600 metër me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e shiut e dëborës ndërpriten, për ti lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim hera herës e fortë, kryesisht në bregdet, zonat e ulëta e lugina. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë.