Dy vëllezër kanë vrarë me armë zjarri fqinjin e tyre në Dibër.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër, 30 dhe 42 vjeç kanë qëlluar drejt Xh. K., 50 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
Uniformat blu arrestuan një nga vëllezërit, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll.
