Rikthehet ora verore, akrepat lëvizin 60 minuta para

Nga sot rikthehet ora verore. Në orën 02:00 të natës mes të shtunës së 27 marsit dhe të dielës së datës 28, akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara.

Kjo do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore. Asgjë nuk ndryshon në vend, pavarësisht faktit që Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për heqjen e orës verore duke nisur nga 2021.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Europën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Horoskopi Sot, e dielë 28 mars 2021

Dashi

Është dita e duhur për t’u përpjekur maksimalisht për qëllimin tuaj. Do të keni rezultatin që dëshironi nëse tregoheni diplomatë gjatë zgjidhjes së një problemi emergjent. Nuk është koha e duhur për të rrezikuar duke ndërmarrë një projekt të ri.

Demi

Disa Demë do të surprizohen nga një lajm që do të marrin këtë të dielë. Ka gjasa që ky lajm të vijë nga dikush që do të rikthehet sërish në jetën tuaj. Në përgjithësi kjo ditë nuk do të sjellë probleme, por as ndonjë rezultat të rëndësishëm.

Binjakët

Nuk ka ndonjë këshillë të veçantë sesi duhet të veproni. Kushtojini vëmendjen e duhur partneres/partnerit tuaj pasi do të ketë shumë nevojë për mbështetjen tuaj. Në mbrëmje ka gjasa të zhvilloni një bisedë të rëndësishme për të ardhmen me personin e zemrës.

Gaforrja

Gaforret duhet të përpiqen të gjejnë kompromis mes ambicies dhe realitetit objektiv. Ekziston mundësia që qëllimet tuaja të arrihen në një kohë të shkurtër. Shmangni ndërhyrjet e të huajve, pasi nuk do të kenë ndikimin duhur.

Luani

Mos e shpenzoni energjinë për të tjerët. Ekziston rreziku që gjithçka që do të bëni në të mirë të të tjerëve nuk do të vlerësohet. Ekziston edhe mundësia që përpjekjet tuaja të keqinterpretohen. Mos ndani idetë me këdo, por vetëm me ata që i besoni.

Virgjëresha

Besojini intuitës suaj, pasi ka shumë mundësi që t’ju çojë drejt rrugës së duhur. Mos i besoni verbërisht gjithçkaje që dëgjoni rreth romancave spontane. Nëse në mbrëmje do të jeni në një takim të rëndësishëm, mos u përpiqni të silleni si dikush tjetër.

Peshorja

Peshoret rekomandohen të mos nxitojnë nesër. Mos merrni përsipër detyra që nuk mund t’i realizoni. Mos mendoni vetëm por të ardhmen, por jetoni të tashmen. Detyra kryesore për këtë të dielë është të rregulloni marrëdhëniet tuaja personale.

Akrepi

Disa Akrepë do të ndihen të stresuar në punë nesër. Do të bënit mirë që kohën e lirë ta kaloni me familjarët tuaj. Ata që janë të detyruar të punojnë më shumë seç e kishin parashikuar, këshillohen të përqendrohen vetëm tek vetja dhe të refuzojnë kërkesat për ndihmë, pasi do të jetë e pamundur për ju.

Shigjetari

Shigjetarët kanë mundësi ta kalojnë këtë ditë nën shoqërinë e partnerit/partneres. Ka gjasa të fitoni vëmendjen e një prej kolegëve. Shigjetarët e martuar mund të tundohen të nisin një marrëdhënie sekrete, por mos harroni që ky do të ishte një gabim fatal.

Bricjapi

Bricjapët do të jenë mjaft të ngarkuar në punë nesër. Një projekt do të kërkojë vëmendje të veçantë nga ana juaj. Shpenzoni energjitë aty ku duhen dhe përpiquni të mos shpërqendroheni. Rekomandohet të kërkoni ndihmë nga personat tuaj të afërt.

Ujori

Përpiquni të mbani veten nën kontroll dhe tregohuni të përmbajtur. Kjo këshillë vjen për të gjitha fushat e jetës. Shmangni presionin e tepërt në marrëdhënien personale, por edhe ambicien e tepërt në punë.

Peshqit

Ka gjasa që kjo ditë të mos sjellë shumë rezultate produktive. Arsyet për këtë mund të jenë përtesa, mungesa e fuqisë ose mungesa e interesit. Të gjitha këto do të jenë të papranueshme nëse keni një axhendë të ngarkuar përpara.

Moti Sot, e dielë 28 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell të cilat do të jenë më tepër prezente.

Përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites reshjet parashikohen lokalisht edhe në formën e shtrëngatave.

Parashikohet mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-12 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Gjendet pas 3 ditësh kërkimesh trupi i Arjan Salës në magazinën e djegur

Gjendet pas 3 ditesh kerkime trupi i Arjan Sales, roja i sigurise qe punonte tek nje qender tregtare ne Tirane.

33 vjecari u fut te merkuren ne magazinen e qendres tregtare me synimin per te shpetuar disa punonjes te tjere te izoluar aty pas renies se zjarrit.

Mirepo teksa ka ndihmuar punonjesit, vete Arjan Sala per fat te keq nuk doli dot i gjalle nga magazina.

Forcat zjarrefikese e nxorren trupin e Sales mengjesin e kesaj te shtune ne oren 01:40 pas e ditesh kerkime.

Ndonese zyrtarisht do ta konfirmoje mjekesia ligjore, trupi i gjetur ne magazine i perket rojes se sigurise sepse nuk kishte asnje tjeter qe mungonte ne apel nga punonjesit e qendres tregtare.

Te merkuren pasdite magazina e qendres tregtare afer terminalit te autobuzeve ne hyrje te Tiranes u perfshi nga nje zjarr masiv, zjarr qe u shua vetem te premten me mbremje vone.

Horoskopi Sot, e shtunë 27 mars 2021

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të vendosin këtë të shtunë nëse do të shmangin rutinën, ose nëse do të përpiqen të eliminojnë vështirësitë me të cilat do të përballen. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos e thyeni ligjin. Ka gjasa të përballeni me mosmarrëveshje në familje. Këshillohet të mos nxitoheni me veprimet tuaja.

Demi

Mos neglizhoni këshillat e personave tuaj të afërt, mbi të gjitha rekomandimet nga persona me më shumë eksperiencë se ju. Shmangni shakatë e papërshtatshme dhe alkoolin. Në mbrëmje mund të përfshiheni në punët e shtëpisë.

Binjakët

Rrezikoni të humbisni kontrollin e emocioneve gjatë kësaj të shtunë. Nuk rekomandohet të eksperimentoni me stilin e të veshurit. Në mbrëmje mund të mësoni diçka të re në familjen tuaj. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të zhgënjehen nga një marrëdhënie e mundshme romantike.

Gaforrja

Gaforret kanë çdo shans për të pasur një ditë produktive. Mos lejoni që depresioni, pasiguria dhe pesimizmi të ndikojnë në planet tuaja. Mos dilni menjëherë në përfundime, nëse nuk jeni dakord me sjelljen e një prej të afërmve tuaj.

Luani

Luanët nuk duhet të shmangin kompromiset nesër. Dëgjoni mendimin e kolegëve, të afërmve dhe miqve. Ka gjasa që disa prej tyre t’ju japin ide të vlefshme. Mund të takoni dikë me të cilin keni mjaft kujtime nga e kaluara. Ata që janë në kërkim të dashurisë, mund të realizojnë një takim mjaft të këndshëm romantik.

Virgjëresha

Mos i kushtoni më shumë rëndësi pushimit se punës. Fitorja që do të arrini do të jetë shumë emocionuese për ju, mbi të gjitha nëse jeni përpjekur shumë për ta arritur atë. Do të jeni shumë energjikë, çfarë do t’ju ndihmojë që të përballoni volumin e madh të punës.

Peshorja

Disa Peshore do të zhvillojnë disa takime shumë të dobishme. Ka gjasa që duke pasur prioritet marrëdhënien tuaj romantike, biznesi dhe karriera të kalojë në vend të dytë. Nuk parashikohen konflikte apo probleme gjatë kësaj të premte.

Akrepi

Për disa Akrepa detyra kryesore do të jetë kërkimi i një stili të ri veshjeje. Ka gjasa që të bëni edhe ndryshime në sjelljen tuaj, por rezultati i eksperimenteve të tilla nuk dihet. Do të ishte e udhës të përqendroheshit në çështje më serioze.

Shigjetari

Shigjetarët mund t’ju befasojnë me shpejtësinë e tyre nesër. Ka gjasa që brenda kësaj ditë t’ju duhet të realizoni shumë punë dhe të merrni vendime të rëndësishme për fatin e karrierës suaj. Pasdite do të gjeni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar.

Bricjapi

Bricjapët rrezikojnë të mbeten pa fjalë këtë 27 mars. Kjo mund të vijë si pasojë e një problemi personal. Rekomandohet të flisni hapur me njerëzit tuaj të ngushtë, pasi do të ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

Ujori

Ujorët nuk do të jenë lehtësisht të kuptueshëm nesër. Gjendja juaj emocionale do të ndryshojë shpesh. Nuk është dita e duhur për të zhvilluar negociata të rëndësishme apo për t’u fokusuar te çështjet financiare.

Peshqit

Peshqit nuk do të përballen me probleme gjatë kësaj të shtune. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë paksa është pagjumësia. Bisedat e hapura me miqtë e ngushtë janë të mirëpritura. Madje, njëri prej tyre përveçse mik, mund të shndërrohet edhe në partner në biznes.

Moti Sot, e shtunë 27 mars 2021

Moti parashikohet kryesisht i vranët.

Reshje shiu të herë pas hershme do të ketë që në orët e para të 24 orëshit. Reshjet do të jenë më intensitet deri mesatarë kryesisht në jug dhe në perëndim të vendit.

Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore, reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Në orët e mbrëmjes, reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi 1-10 m/s, përgjatë vijës
bregdetare kryesisht në jug të vendit fiton intensitet deri në 15 m/s.

Valëzimi ne dete do të arrijë forcës 3 ballë.

Yuri Kim i rikujton listën e zezë të DASH, Doshi: Jam mbështes i SHBA dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi ka kaluar

Kryetari i PSD, Tom Doshi i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim pas deklaratave të saj se ai nuk duhet të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit duke rikujtuar herë pas here se ai është në listën e zezë të DASH. Doshi tha se ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i SHBA-së që në 1991, ndërsa shtoi se puna më e mirë që Amerika ka bërë për vendin tonë ka qenë reforma në drejtësi, ku Doshi thekson se ai ka qenë njeriu kyç që në vend ka kaluar kjo reformë që reformoi drejtësinë.

Ai madje tha se fokusi i partisë së rij, SocialDemokrate është luftimi i korrupsionit që ka larguar shpresën nga vendit, duke bërë dhe një citim të Papës se “korrupsioni është si lebra që sëmurë e vret shpresën”.

“Po citoj Papën se korrupsioni është si lebra që sëmurë e vret shpresën. Jam një mbështetës i SHBA, kam qenë mbështes që në 1991 por punën më të madhe që SHBA ka bërë për shqiptarët është reforma në drejtësi dhe te kjo reformë unë jam njeriu kyç që ajo reformë ka kaluar” tha Doshi gjatë hapjes së fushatës në Tiranë dhe prezantimit të kandidatëve në këtë qark.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje që Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se shqiptarët meritojnë shumë më mirë dhe  risjellë gjithmonë në vëmendje të politikës vendimin e DASH ku e shall atë ‘non grata’ dhe nuk e lejon të hyjë në SHBA.  Këmbëngulja e Kim është tepër e madhe aq sa herën e fundi doli me një status të fortë ku tha se partitë nuk duhet të heshtin për këtë rast. Nga ana tjetër KQZ  i ka kërkuar njësisë së dekiminalizimit hetim të thelluar për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi.

Para kandidatëve të PSD ën Tiranë, Doshi tha se të gjithë janë figura të pastra dhe askush nuk mund t’i akuzojë për korrupsion, ndërsa shtoi se PSD do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.

“Ne do të dalim forcë e tretë në këto zgjedhje. Ju jeni të gjithë figura të pastra dhe nuk mund t’ju akuzojë askush për korrupsion”, tha Doshi.

Ai prezantoi edhe sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”.

“Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë këtë shpresën, ndërsa korrupsioni është shqetësimi më i madh”, tha ai.

Shpëtoi kolegët, 33-vjeçari ende i bllokuar në magazinën ku vijon zjarri. Familjarët: Na gjeni trupin, kishte neglizhencë

Prej rreth 48 orësh zjarrfikësit vijojnë të punojnë për të shuar flakët në një magazinë në periferi të Tiranës, aty ku dyshohet të ketë mbetur i bllokuar edhe 33-vjeçari Arjan Sala.

Gjatë ditës së djeshme, familjarët kanë thënë se i kanë rënë numrit të telefonit të 33-vjeçarit, i cili e ka hapur atë, por nuk ka mundur të përgjigjet.

Mëngjesin e së premtes, familjarët debatuan edhe me zjarrfikësit, duke i akuzuar ata se nuk ka pasur angazhimin e duhur, si dhe u kanë munguar pajisjet e nevojshme për të ndërhyrë menjëherë.

“Na gjeni trupin dhe bëni çfarë të doni pastaj. Mungesa e pajisjeve që ka ardhur zjarrfikësja e parë. Atë natë nuk kishin asnjë veshje kundër zjarrit. Është gjynah, pasi djali sot mund të ishte gjallë. Vatra e zjarrit nuk ka pasur këto përmasa atë natë”, u shprehën familjarët.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Tiranës ka ardhur vullnetarisht edhe një grup nga aeroporti i Rinasit. Njëri prej tyre sjell edhe detaje nga operacioni i kërkim-shpëtimit.

“Po bëjmë gjithçka për të ndihmuar. Kemi ardhur me ekipe nga aeroporti i Rinasit. Kemi 16 djem me disa pajisje për të ndihmuar në këtë ndërtesë. Kemi punuar edhe gjatë ditës së djeshme me zjarrfikësit lokalë. Ne jemi informuar prej mediave. Kemi ardhur vullnetarisht. Ne jemi aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Ka shumë materiale që digjen lehtë në atë hapësirë. Ka pasur shumë materiale dhe ndërhyrja te zjarri është shumë e vështirë. Ka edhe mure që janë shembur. Arritja atje është shumë e vështirë. Zjarret e brendshme nuk kemi arritur t’i fikim. Besoj që diku gjatë ditës së sotme do të përfundojmë operacionin. Intensiteti i madh ka kaluar”.

Ka qenë një shkëndije zjarri e momentit ajo që më pas përfshiu të gjithë godinën. Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen. Ky kat shërben si magazinë për mbajtjen e produkteve të ndryshme.

Horoskopi Sot, e premte 26 mars 2021

Dashi

Është e nevojshme të vini rregull në marrëdhëniet aktuale. Në fakt, gjatë kësaj të premte do të ndiheni të lodhur. Nëse do të kontrolloni disa dokumente të vjetra, mund të gjeni diçka të rëndësishme. Nuk rekomandohet t’i besoni një kolegut tuaj një plan me shumë vlerë për ju.

Demi

Është dita e duhur për të menduar seriozisht për të ardhmen. Nëse nuk i keni përcaktuar saktësisht qëllimet tuaja, duhet ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket marrëdhënieve personale, duhet të mendoni një plan strikt. Tregohuni të sinqertë me veten dhe me atë që dashuroni.

Binjakët

Disa Binjakë do të marrin një vendim të rëndësishëm nesër. Kjo do të jetë një përpjekje për të zgjidhur problemet personale dhe financiare. Megjithatë, teksa përpiqeni të bëni më të mirën, mos i shkelni normat shoqërore.

Gaforrja

Mos hezitoni të ndërmerrni vendime për jetën tuaj personale dhe profesionale. Duke marrë këto vendime, mund të keni përfitime të mëdha. Në fund të ditës ka gjasa të zhvilloni një bisedë për të përcaktuar të ardhmen.

Luani

Kjo ditë do të karakterizohet nga çështje dhe detyra urgjente. Bëni gjithçka që mundeni për ruajtur qetësinë. Komunikoni më shpesh me njerëz optimistë. Në mbrëmje, duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj.

Virgjëresha

Mos nxitoni në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Bëni mirë të kërkoni një pushim të shkurtër për të reflektuar thellësisht në përcaktimet e vendimeve tuaja. Shmangeni entuziazmin e tepruar për dashuri ose miqësi, sepse mund të përballeni me skepticizmin ose talljen.

Peshorja

Këtë ditë do të përqendroheni kryesisht në vepra paqësore dhe pozitive. Kjo ditë premton të jetë e qetë. Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë çështjeve profesionale, planifikimit financiar dhe blerjeve të vogla. Ata që janë të vetëm duhet të analizojnë rrethin e miqve të vjetër. Ka mundësi që partneri juaj ideal të ketë qenë pranë jush gjatë gjithë kësaj kohe.

Akrepi

Nesër do të jeni të pakënaqur me veten. Me shume gjasë nuk do arrini të përfundoni me kohë një projekt të rëndësishëm ose të arrini një marrëveshje me një partner biznesi. Përmbahuni nga bisedat konfidenciale dhe mos bëni deklarata dashurie. Kjo ditë është e përshtatshme për kërkimin e ideve te reja, lidhur me biznesin ose financat.

Shigjetari

Nesër bëni mirë të merreni me punët e familjes për të sheshuar konfliktet dhe
mosmarrëveshjet. Shmangni udhëtimet e lodhshme, pasi do te përballeni me një ezaurim nervor. Në mbrëmje, problemet mund të zhduken si një mjegull, pa lënë asnjë gjurmë.

Bricjapi

Këtë të premte do të shpërqendroheni nga stresi i punës. Për pasojë nuk do jeni në gjendje t’i kushtoni vëmendje jetës personale. Në mbrëmje bëni mirë të shmangni çdo informacion që lidhet me punën dhe të argëtoheni me te dashurit tuaj.

Ujori

Do përballeni me një presion të tepruar në të gjitha drejtimet. Qetësia është taktika e duhur për te tejkaluar vështirësitë. Hartoni një plan rigoroz për çdo gjë, dhe kështu do te arrini te keni sukses.

Peshqit

Do të jeni të pakënaqur me mirëqenien tuaj. Lodhja dhe jeta e vështire do të jenë beteja juaj. Mjeti me i mirë është pushimi ose joga. Nëse nuk mund t’i realizoni këto, përpiquni t’i shmangni punët e tepërta.

Moti Sot, e premte 26 mars 2021

Moti parashikohet kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme të cilat nisin që prej orëve të para të 24- orëshit në të gjithë vendin, ndërsa në jug me intensitet mesatar e shtrëngata. Reshjet e dendura të dëborës do të përfshijnë kryesisht juglindjen e vendit në orët e mëngjesit, ndërsa në zonat e tjera malore deri në lartësitë 500 metër reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët. Prej orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të dobëta të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim verilindje -juglindje mesatare. Era do të fitojë shpejtësi
intensive, e vrullshme përgjatë vijës bregdetare, zonave te ulëta dhe në lugina. Era hera herës mund të arrijë shpejtësi deri në 20-25m/s.

Valëzimi në dete do të arrijë forcës 6 ballë.