“Ndarje e pushtetit sipas…”/ Firmoset marrëveshja PD-LSI, zbardhen porositë e prera, çfarë u ka kërkuar Lulzim Basha drejtuesve politik

Sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Të mërkurën e javës që lamë pas u finalizua marrëveshja për koalicion parazgjedhor me 14 parti aleate.

Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve.Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dielën, Basha mblodhi në selinë blu drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. 

Bëhet me dije se Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.

PD dhe LSI do të garojnë në lista të veçanta në zgjedhje.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje, është se pushteti nesër dhe përgjegjësia në qeverisje, do të ndahen sipas rezultatit që partitë do të marrin me 25 prilll.

Kujtojmë se PD ka firmosur një koalicion me aleatët e tjerë, që quhet Aleanca për Ndryshim, me partitë me të cilat do të ndalë me listë të përbashkët.

Qarkullonin me armë dhe kokainë, arrestohen dy persona (Emrat)

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi qarkullonin me armë pa leje dhe lëndë narkotike në automjet. U arrestuan Sandri Krasta, 31 vjeç dhe Armando Çallëku, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, i cili drejtohej nga 19-vjeçari dhe me pasagjer pronarin e mjetit, Sandri Krasta, u gjet një armë sportive tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë.

Ndërsa në sendet personale të 31-vjeçarit, uniformat blu konstatuan disa doza kokainë.

Edi Rama publikon videon e projektit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një një video nga plani për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë u shpreh se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës, pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

“MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë.”

https://fb.watch/3YtxRXx3M5/