“Ndarje e pushtetit sipas…”/ Firmoset marrëveshja PD-LSI, zbardhen porositë e prera, çfarë u ka kërkuar Lulzim Basha drejtuesve politik

63

Sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Të mërkurën e javës që lamë pas u finalizua marrëveshja për koalicion parazgjedhor me 14 parti aleate.

Gjithashtu, Basha dhe aleatët e tij duhet të mendojnë edhe për listat e kandidatëve.Ata kanë afat deri të hënën e ardhshme për të zgjedhur emrat që do ti përfaqësojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të dielën, Basha mblodhi në selinë blu drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. 

Bëhet me dije se Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.

PD dhe LSI do të garojnë në lista të veçanta në zgjedhje.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje, është se pushteti nesër dhe përgjegjësia në qeverisje, do të ndahen sipas rezultatit që partitë do të marrin me 25 prilll.

Kujtojmë se PD ka firmosur një koalicion me aleatët e tjerë, që quhet Aleanca për Ndryshim, me partitë me të cilat do të ndalë me listë të përbashkët.