Garon apo jo Tom Doshi në 25 prill? KQZ merr vendimin

243

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim këtë të mërkurë kërkesën e opozitës dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim që Tom Doshi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Doshi dorëzoi listën e tij të kandidatëve, por për opozitën dhe Kim, ai nuk duhet të jetë pjesë e garës për shkak të problemeve në SHBA.

Por Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi argumentoi në mbledhjen e sotme se nuk ka asnjë kusht që ndalon kandidimin e kreut të PSD, Tom Doshi.

“Të gjitha ato që kërkohen në dokumentacion janë në përputhje. S’ka kusht që ndalon kandidimin e Tom Doshit, s’kemi shkelje.”