Sherri për parkimin e një automjeti në një nga lagjet e qytetit të Durrësit ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona.
Burime të policisë së Durresit bëjnë të ditur se 45-vjeçari Zyber Juba është konfliktuar me 23-vjeçarin Flamur Çerma, fillimisht me grushta e sende te forta. Aty ka qenë edhe e ëma e 23-vjeçarit, Valbona Çerma, raporton Vizion Plus.
Pas goditjeve me grushta, 45-vjeçari ka përdorur armë zjarri, duke plagosur në këmbë nënën dhe djalin e saj. Të dy personat e plagosur janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e menjëhershme.
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilët ndaluan autorin dhe e shoqëruan drejt mjediseve të komisariatit. Burime nga spitali bëjnë të ditur se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Dashuria: E mërkura është mjaft e qetë për jetën e një çifti, e mbushur me gjeste të vogla që janë të këndshme për të qenë së bashku. Shijojeni ditën dhe mos e lodhni veten me mendimet për të ardhmen. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë të dëgjojnë këshillat e një shoku për një person.
Puna: Konfirmimet fillojnë të mbërrijnë, angazhimi juaj do të shpërblehet nëse ndiqni qëllimin e përcaktuar.
Demi
Dashuria: Projektet e martesës në horizont për shumë Dem çifte. Të tjerët do të duhet të kthejnë faqen dhe të lënë pas të shkuarën. Flirtime në sytë e beqarëve, disa prej të cilave mund të sjellin zhgënjime, por mos u trembni nga përvojat e reja.
Puna: Mos neglizhoni angazhimet tuaja, do të ketë sektorë të ndryshëm që do t’ju japin kënaqësi të mëdha.
Binjakët
Dashuria: Hëna dhe Urani e shqetësojnë shenjën tuaj dhe nesër ju do të përjetoni shumë konfuzion. Mos hezitoni të bisedoni me një mik apo partner për një zgjedhje për të bërë. Beqarët do të duhet të përpiqen të jetë më pak të pavendosur dhe me shumë gjasa do të marrin hapin e parë.
Puna: Një ndryshim në punë do të duhet të trajtohet me vendosmëri. Ju jeni në një fazë rritjeje që do të japë rezultate të favorshme.
Gaforrja
Dashuria: Një ditë komplekse, por ju ende do të përfitoni nga ajo. Megjithatë, shmangni situatat që përfshijnë keqkuptim me të dashurin/ën tuaj. Nëse jeni vetëm nesër është dita e duhur për t’u çlodhur dhe për t’i kushtuar vetes kujdesin e trupit dhe mendjes.
Puna: Ju jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe po përjetoni një kohë të rinovimit të madh.
Luani
Dashuria: Hëna në Gaforre ju ndihmon të vendosni gjërat në rregull. Merreni me mençuri gjithçka dhe gjithkënd, sidomos duke dëgjuar ata që doni dhe do të orientoheni drejt zgjidhjeve të duhura. Beqarët do të duhet të organizojnë veten më mirë për të arritur çdo qëllim më lehtë. Puna: Pengesat që keni hasur në punë kanë qenë shumë dhe tani ju duhet të relaksoheni.
Virgjëresha
Dashuria: A jeni gati të përjetoni një ditë të paharrueshme? Venusi nesër njofton një harmoni të madhe me partnerin/en dhe momentet e pasionit të vërtetë. Nëse jeni vetëm do të duhet të dilni nga kthetrat dhe të mbroheni, disa thashetheme mund të prishin reputacionin tuaj.
Puna: Harmonia mes Hënës dhe Jupiterit favorizon fitime të shkëlqyera, do të ketë të ardhura shtesë që nuk i prisni.
Peshorja
Dashuria: Plutoni nesër ju bën nervoz dhe ju largon nga qëllimet tuaja, duke ju bërë të shqetësuar. Për fat të mirë, do të jetë Jupiteri për të tërhequr frenat për të mbajtur marrëdhënien tuaj të fortë! Kënaqësi e madhe për beqarët, sot ju do të bëni njohje të reja interesante.
Puna: Kujdes nga financat, një investim ose një marrëveshje e keqe duhet të mbyllet menjëherë, pasuar nga intuita.
Akrepi
Dashuria: Momenti është ideal për të dhënë një kthesë në jetën tuaj, si brenda familjes dhe në dashuri. Zyrtarizoni një marrëdhënie nëse jeni të sigurt për ndjenjat tuaja! Ndryshime vijnë për shumë beqarë, ata që kërkojnë shpirtin binjak kanë shumë mundësi për ta gjetur atë.
Puna: Mos e mashtroni veten për suksesin e disa projekteve, para se të shikoni gjërat shumë optimistë në mënyrë objektive.
Shigjetari
Dashuria: Nesër ju do të ndjeni një nevojë të fortë për të shqyrtuar jetën tuaj private. Nëse diçka është e gabuar dhe nuk ju kënaq, shoqërohuni në të për të kuptuar atë që kërkoni. Takime në terren për Luanët beqarë, pak mundësi për dashuri dhe një dëshirë e madhe për t’i shpëtuar.
Puna: Opozita e planeteve nesër nuk jep shumë mundësi, nëse duhet të zgjidhësh një çështje të rëndësishme, duhet kohë dhe ta shtysh atë.
Bricjapi
Dashuria: Braktisni veten në qiellin e sotëm dhe gëzoni këtë ditë të bukur! Venusi dhe Marsi, madje edhe nëse kundërshtojnë, shpallin një dashuri të re! beqarët do të duhet të punojnë shumë për të mos lejuar ndërhyrje të jashtme për të manovruar jetën e tyre.
Puna: Do të ketë rezultate të habitshme në punë, do të braktisni frikën tuaj dhe do të shkoni drejt qëllimeve.
Ujori
Dashuria: Dita e madhe për dashurinë, mund të strehoheni në krahët e të dashurit dhe të ripërtërini pasionin. Saturni do të japë çdo mundësi për beqarët për të përmirësuar sferën sentimentale.
Puna: Nesër nuk ka mungesë guximi në propozimin e zgjidhjeve novatore dhe inovative, ju keni shumë letra për të luajtur.
Peshqit
Dashuria: Nesër ju do të keni të gjithë sensin e duhur të nevojshëm për të rivendosur paqen dhe për të promovuar mirëkuptimin familjar. Ju gjithashtu do të zgjidhni disa argumente me partnerin/en. Disa kritika të papritura mund të lëndojnë disa beqarë, mos u mbyllni dhe flisni hapur.
Puna: Nesër ju do të vazhdoni të jeni të pakujdesshëm ndaj projekteve ambicioze dhe nuk do të keni mungesë entuziazmi dhe besimi në veten tuaj.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 1-15m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit pranë zonave luginore.
Një konflikt i çastit për një vend parkimi ka çuar në plagosjen e dy personave të një familjeje në Durrës. Sipas Policisë konflikti ka ndodhur rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, të këtij qyteti, ku për pasojë një 45-vjeçar ka plagosur me amë zjarri një 23-vjeçar dhe nënën e tij. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë Durrës
Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Z.J., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar shtetasi Z.J. është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu dy nga katër të akuzuarat si bashkëpunëtore të sanitares Tire Alldervishi, në aferën korruptive që u zbulua në spitalin e “Shefqet Ndroqi”.
Në seancën e zhvilluar këtë të martë, raporton Vizion Plus, gjykata vendosi të zbuse masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren, Rukije Hoxha.
Ndërsa nuk u pranua ankimimi i vendimit për dy infermieret, Mira Bushi dhe Sheqerije Koçi, të cilat do vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.
Infermieret dhe sanitarja akuzohen nga prokurori se së bashku me Tire Alldervishin, u merrnin para familjarëve të pacientëve të infektuar me covid19.
Kjo nuk është një prej ditëve më të mira, pasi ka diçka që ju shqetëson. Ndjeni një ndryshim të fortë prej pak kohësh, dhe personat që ju rrethojnë nuk po ju njohin. Ky nuk është një moment i mirë për dashurinë, pasi ka shumë polemika dhe probleme, sidomos sa i takon lidhjeve që kanë nisur gabim.
Demi
Parashikohet një e martë e mbushur me mundësi të shumta lidhur me realizimin e një projekti. Por kjo gjë vlen vetëm për ata që kanë punuar dhe që më në fund mund të kërkojnë shpërblim. Fizikisht nuk do të jeni në formën më të mirë.
Binjakët
Ky është momenti i duhur për ti bërë të qarta gjërat në dashuri. Pas problemeve dhe konflikteve të fundit, ka ardhur momenti për sqarim. Mjaft të favorizuara janë pajtimet. Edhe për ata që kanë probleme ligjore, ka ardhur momenti për pak qetësi.
Gaforrja
Gjatë kësaj të martë do ishte mirë që të mendoni për tu çlodhur dhe për të marrë veten me të mirë, duke kuptuar në të njëjtën kohë edhe gjërat që nuk funksionon. Dashuria nuk do të jetë në formën e duhur.
Luani
Dëshira juaj për të qenë personi që merr vendimet, do ju bëjë shumë të vështirë për tu pranuar. Por tashmë ka ardhur momenti që të lini mënjanë ndarjet dhe të ecni përpara. Për ata që janë në një lidhje të fortë, kjo ditë parashikon forcimin e mëtejshëm të saj.
Virgjëresha
Kjo ditë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndikoheni pozitivisht nga personat që ju rrethojnë. Problemi i vetëm i ditës janë financat, ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje kërkojnë që të jenë korrekt dhe shpesh e gjejnë veten duke toleruar sjellje që në fakt nuk i durojnë dot. Duhet të ruani qetësinë, dhe të veproni në momentin e duhur.
Akrepi
Gjatë kësaj të martë, të lindurit e kësaj shenje do i japin më shumë hapësirë ndjenjave. Ka disa situata, të cilat kanë arritur në pikën kulmore dhe nuk mund të vazhdojnë më, ndaj jepuni drejtim. Po ashtu parashikohet përhumbje pas ëndrrave të reja.
Shigjetari
Ky është momenti për tu rikthyer në pistë! Për ata që janë vetëm, parashikohet një zhvillim i rëndësishëm. Gjithashtu parashikohet një periudhë shumë e mirë, për gjithë ata që janë aktualisht në një lidhje. Ky është momenti i projekteve!
Bricjapi
Dita nuk do të jetë në maksimumin e saj, ku të lindurit e kësaj shenje nuk do të kenë ndikim aspak pozitiv sa i takon dashurisë. Dikush do mundohet që t’iu nervozojë dhe t’iu nxjerrë nga kontrolli. Parashikohet një e shtunë e mbushur me stres, tension dhe acarim.
Ujori
Kjo është një ditë e mbushur me shumë luhatje për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të tregohet kujdes si për sa i takon ndjenjave, edhe raporteve miqësore dhe familjare, pasi mund të ketë probleme. Ndërkohë mjaft të favorizuara janë takimet dhe miqësitë e reja.
Peshqit
Kjo ditë fundjave ka si protagoniste dashurinë. Mund të dëgjoni diçka të pakëndshme, e cila nuk ju pëlqen që ta dëgjoni. Por e vërteta është se ju ndjeni nevojën për të hequr një peshë nga supet. Mund të përballeni me momente konfliktualiteti.
Vranësira të dendura dhe alternime kthjellimesh dominojnë gjatë paradites në vend.Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në rajonin Jugor-Juglindor duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.
Nata përmirëson kushtet e motit, duke sjellë pauzë të reshjeve por mot të ftohtë.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -11 °C deri në 11 °C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim mbi 4-5 ballë.
Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër punonjësi policie në Shqipëri.
Mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi Shkëlqim Qamili.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili.
Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemik Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri!
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar! Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan shoqata e Punonjesve te Policise në rrjetet sociale.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve, në 3258 testime kanë rezultuar 1039 raste të reja dhe 15 humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 64,318 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1039 Të shëruar në 24 orë 989 Të shtruar në spitale 656 Humbje jete në 24 orë 15 Testime ditore 3258
Testime totale 443,748 Raste pozitive 101,285 Raste të shëruara 64,318 Raste Aktive 35,286 Humbje jete 1,681