Kush janë nënë e bir që u plagosën nga fqinji i tyre pas sherrit për parkimin

244

Sherri për parkimin e një automjeti në një nga lagjet e qytetit të Durrësit ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona.

Burime të policisë së Durresit bëjnë të ditur se 45-vjeçari Zyber Juba është konfliktuar me 23-vjeçarin Flamur Çerma, fillimisht me grushta e sende te forta. Aty ka qenë edhe e ëma e 23-vjeçarit, Valbona Çerma, raporton Vizion Plus.

Pas goditjeve me grushta, 45-vjeçari ka përdorur armë zjarri, duke plagosur në këmbë nënën dhe djalin e saj. Të dy personat e plagosur janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e menjëhershme.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilët ndaluan autorin dhe e shoqëruan drejt mjediseve të komisariatit. Burime nga spitali bëjnë të ditur se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.