Një tjetër humbje e madhe, koronavirusi i merr jetën drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit

292

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër punonjësi policie në Shqipëri.

Mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi Shkëlqim Qamili.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili.

Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemik Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri!

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij.
Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!
Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan shoqata e Punonjesve te Policise në rrjetet sociale.

Një tjetër humbje e madhe, koronavirusi i merr jetën drejtuesit