Horoskopi Sot, e premte 26 shkurt 2021

Dashi

Mos lejoni që t’iu vënë përpara situatat! Vetëm nëse do të ruani kthjelltësinë e duhur, do arrini që t’ia dilni. Mund të ketë diskutime të forta në çift, por mundohuni që të jeni sa më fleksibël. Ata që janë vetëm, do të jenë të detyruar të ndërpresin një njohje të nisur prej pak kohësh, e cila marrë rrjedhën e gabuar. Sa i takon punës, gjatë kësaj të premte nuk do të mungojë mundësia për të realizuar një projekt të cilin e keni përzemër.

Demi

Ka ardhur momenti që ti përkushtoheni ndjenjave dhe dashurisë. Detyrimet familjare ju thërrasin, ndaj mos i lini pas dore. Mundohuni që të rregulloni një situatë sa më shpejtë. Në punë, do të kaloni çdo situatë me buzëqeshje dhe shumë durim.

Binjakët

Takimet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje dhe kjo është një ditë ku do të bini kollaj dakord me njerëzit që iu rrethojnë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për njohje të reja. Në punë, duhet të veproni me diplomaci për të kaluar çdo vështirësi me kolegët dhe për të rivendosur harmoninë.

Gaforrja

Shumë nga të lindurit e kësaj shenje mund të shfaqin ndjenja delikate ndaj njeriut të zemrës. Mos u dominoni nga këto ndjesi, pasi mund të komprometoni çdo gjë. Mundësi të shumta takimi, parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë, duhet të përkushtoheni më shumë për të siguruar fitimet e dëshiruara.

Luani

Parashikohet një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave, ku kënaqësitë që do të merrni janë maksimale. Nëse jeni vetëm, parashikohen mundësi të mira për të bërë një njohje interesante. Sa i takon punës, ka ardhur momenti për të investuar apo për të nisur një projekt të ri. Yjet do ju mbështesin.

Virgjëresha

Ndikimi i Mërkurit, nuk do ju lejojë që të dialogoni në mënyrën që ju dëshironi.
Megjithatë duhet të mësoni që të matni fjalët dhe gjykimet. Për ata që janë vetëm, nuk parashikohen angazhime serioze, ndaj argëtohuni. Në punë, nëse jeni në kërkim të bashkëpunimeve të reja, Mërkuri është shumë i favorshëm.

Peshorja

Mund ta bëni këtë ditë të paharrueshme dhe të rrini pranë atyre që kanë vërtetë nevojë. Mos lini pas dore, as personin që doni. Ata që janë vetëm, do të jenë mjaft tërheqës dhe do kenë mundësi të shumta, për të rënë në sy. Puna kërkon më shumë përqendrim. Mos merrni vendime të rëndësishme dhe reflektoni mirë lidhur me çdo propozim.

Akrepi

Dita nuk do të nis aspak mirë, por do të jetë e mbushur me tensione dhe të papritura, të cilat kanë të bëjnë me jetën në çift. Mundohuni të mos e humbni durimin dhe të gjeni një pikë për tu qetësuar. Ata që janë vetëm, do të jenë të mbushur me pasiguri. Do të keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon punës.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të vendosni nëse lidhja në të cilën jeni të përfshirë, meriton të vazhdojë. Shikoni mirë në zemrën tuaj! Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me kërkesa, por nuk duhet të bien ndaj çdo tundimi. Në punë do të keni shumë avantazhe dhe do të përfshiheni në një projekt shumë interesant.

Bricjapi

Nëse keni përjetuar një ndarje dhe po nisni një lidhje të re, tregohuni të matur, në
mënyrë që të mos vuani sërish. Para se të besoni verbërisht, prisni pak. Ata që janë vetëm, mund të gjejnë ngushëllim tek një njohje e re. Në punë, jeni në pritje të një përgjigje që nuk po vjen dhe kjo gjë ju mundon.

Ujori

Mos iu besoni shumë njerëzve të cilët nuk iu respektojnë dhe nuk mbajnë fjalën. Edhe në dashuri duhet të kërkoni që t’iu respektojnë dhe t’iu marrin në konsideratë. Nëse jeni vetëm, e ardhmja varet vetëm nga ju. Në punë do të keni mundësi të shumta suksesi, por duhet të rrethoheni vetëm nga njerëz të besuar.

Peshqit

Parashikohet një e premte dinamike dhe interesante, ku Venusi do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Do të keni në dispozicion çdo mjet që dëshironi. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për të organizuar një moment intimiteti për të bërë për vete një person. Besojini intuitës tuaj në punë dhe në këtë mënyrë do të bëni projekte të shkëlqyera.

Moti Sot, e premte 26 shkurt 2021

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu në veri e jug. Në qarkun Shkodër parashikohet që në mbrëmje të ketë shtrëngata, ndërsa në në majat e alpeve parashikohet borë.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nëpër lugina. Era do të fryjë me drejtim Jug- Jugperëndim 1-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, luginës së Drinit, parashikohet erë e fortë me rrahje 25-30m/s. Valëzimi parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Artisti i njohur korçar humb betejën me COVID

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i njohur korçar, Naum Tërova.

Artisti, ka qenë i infektuar me COVID dhe prej ditësh ishte shtruar në pavionin e pmeumologjisë pranë spitalit Korçë, ku trajtohen personat e infektuar, bën me dije Vizion Plus.

Për disa vite, ai ka qenë regjisor i Karnavaleve të Korçës dhe vijonte të mësonte artin e mjeshtërisë së aktorit tek brezat e rinj.

Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korçë, Benila Terova.

U qëllua dy herë me silenciator, kush është Behar Sulo Sofia, personi që u vra këtë mëngjes pranë Piramidës?

Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të enjte, buzë Lanës, pranë Piramidës. Një 65-vjeçar i identifikuar si Behar Sulo Sofia, është qëlluar ndoshta me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar krisma.

Viktima është qëlluar dy herë rreth orës 09:00 të mëngjesit, dhe pasi ka qëndruar për disa minuta aty, është transportuar për në Spitalin e Traumës, por ndërroi jetë atje. Policia po kryen kontrolle në zonë, por duket se atentatori ka zgjedhur një pikë ku nuk ka pasur kamera sigurie, çka e vështirëson punën e hetuesve.

Policia po kërkon verifikimin e pamjeve filmike të kamerave të qendrës tregtare aty pranë, pasi dyshohet se atentatori është larguar pikërisht nga ajo zonë.

Behar Sofia është një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Turqia, të heroinës, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Gjatë këtyre viteve ka qenë i dyshuar dhe për gjobëvënie, për krim të organizuar nga Prokuroria e Posaçme ndërsa ishte njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bosit turk të heroinës Abdulselam Turgut i cili do kryente sulm terrorist në festën e Novruzit në Kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në vitin 2018.

Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë thotë se 21 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, numri më i lartë i viktimave në një ditë të regjistruar që prej nisjes së pandemisë. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3691 testime, prej të cilave janë konfirmuar 986 raste të reja. Ndërkohë raportohet se 849 persona janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1031 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 10,135 vaksinime antivCOVID.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë,  2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.               

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986

Të shëruar në 24 orë     849

Të shtruar në spitale      628

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3691

Testime totale           455,334

Raste pozitive            104,313

Raste të shëruara      67,158

Raste Aktive               35,419

Humbje jete                1,736

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22444

Fier        2686

Durrës     1721

Vlorë       1794

Shkodër   1389

Gjirokastër 1004

Elbasan    924

Lezhë   837

Berat      977

Korçë  936

Dibër    360

Kukës   347

Horoskopi për ditën e enjte, 25 shkurt 2021

Dashi

Cështjet e parave po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese për të lindurit në këtë shenjë. Megjithatë, tregoni më shumë kujdes me disa informacione që mund të bëjnë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Me çështjet e dashurisë duhet më shume angazhim.

Demi

Sapo të zgjoheni këtë mëngjes, mund të zbuloni një ndryshim që e prisni prej kohësh. Brenda natës, pengesat që menduat se do të ishin si pengesë në rrugën tuaj nesër largohen si me magji.

Binjaket

Nesër mund të keni një partneritet që do të rritet në një situatë shumë të dobishme. Keni disa njerëz shumë të veçantë në jetën tuaj të cilët do të tregojne mbështetje për ju. Me paratë gjërat duken normale.

Gaforrja

Mësohuni ta vlerësoni atë që keni dhe të mos dëshironi gjëra që mund të mos i keni kurrë. Nesër do të jetë një nga ato ditë ku nëse nuk tregoheni i vëmendshëm mund t’ju rrëshqasë nga duart diçka e rëndësishme.

Luani

Nëse disa mënyra të vjetra nuk kanë funksionuar, ka ardhur momenti që të ndryshoni strategji. Mos humbni asnjë moment, por hidhuni në sulm. Veproni pa frikë. Rezultatet do të jenë aq fenomenale saqë nuk do të ktheheni kurrë në mënyrën tuaj të të menduarit të mënyrës së vjetër.

Virgjëresha

Problemet e thjeshta dhe pa kuptim, ju mbajnë aktiv gjatë gjithë ditës. Jeni në një nevojë për të bërë gjithçka që të funksionojë në mënyrën e duhur. Kushtojini më shume vëmendje aspektit romantik. Nëse jeni në një lidhje, bëjeni që ajo të funksionojë.

Peshorja

Ka një energji të fokusuar brenda jush, dhe po rritet çdo ditë e më shumë, e nxitur nga admirimi që të tjerët tregojnë ndaj jush. Vetëbesimi juaj është duke shpërthyer, por mbajeni atë nën kontroll deri në kohën e duhur.

Akrepi

Ekziston diçka që ju dëshironi t’ia thoni dikujt dhe është e lidhur me një temë shumë delikate. Për fat të mirë, dita e nesërme do t’ju ofrojë një mundësi të mrekullueshme për të shprehur atë që keni ne mendje.

Shigjetari

Tregoni më shumë seriozitet ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Nëse ata kanë një kërkese ndaj jush, ndoshta ka ardhur momenti që ta mendoni me kujdes. Sa i përket parave jini më i vëmendshëm ndaj shpenzimeve.

Bricjapi

A keni vështirësi sa i përket parave? Nuk mund të qëndroni duarkryq dhe të ndjeheni 100 për qind të sigurt mbi gjendjen tuaj financiare. Njëkohësisht këshilloheni që të ruani më shumë dhe shpenzoni më pak.

Ujori

Negociatat po bëhen më të rëndësishme në jetën tuaj dhe fleksibiliteti do të ndihmojë të merrni atë që dëshironi. Është koha që të vendosni prioritet tuaja në rregull dhe të kuptoni se çfarë jeni të gatshëm të jepni për hir të asaj që dëshironi.

Peshqit

Ju duhet të ruani një ritëm normal tani dhe t’i jepni vetes më shumë kohë për t’i trajtuar gjërat me kujdes veçanërisht në aspektin financiar. Të qenit i nxituar ju çon në rrugë gabuar. Më shëndetin tregohuni më i vëmendshëm.

Moti Sot, e enjte 25 shkurt 2021

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja do të sjellë shtimin e reshjeve në vend, duke bërë që shira mesatarë të
bien në zonat perëndimore, ndërsa reshjet e dëborës, deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë zonat malore të vendit. Gjatë natës, vendi mbetet me reshje shiu në perëndim dhe jugperëndim, por pjesa më e madhe e Shqipërisë do të kalojë në kushtet e ngricave dhe dëborës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të theksuar në të dy ekstremumet termike
ditore, vlerat e të cilave variojnë nga –4°C në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimia lindor, ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë.

PD arrin marrëveshjen me Nard Ndokën, do të jetë në zonë të sigurt

Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen  me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Mësohet se ai do të jetë në zonë të sigurt në qarkun e Shkodrës. Ndoka nuk është paraqitur personalisht në selinë e PD-së, por përmes sekretareve.

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Më herët aleati i PD, Nard Ndoka, deklaroi në një komunikim për A2 se nuk do të firmoste marrëveshjen dhe nuk ishte i qartë sesi do të garonte në 25 prill.

Çfarë ndodhi? Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me Bashën

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Por një prej aleatëve të PD, Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, nuk e ka firmosur marrëveshjen e nënshkruar nga Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Bamir Topi e të tjerë.

“Nuk besoj se do të firmos”, ka thënë ai në një komunikim për A2, duke vënë kështu në pikëpyetje nëse do të jetë apo jo në koalicion. I pyetur për pjesëmarrjen në zgjedhje, Ndoda është shprehur se nuk e ka ende të qartë sesi do të garojë më 25 prill.

Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 3897 testime janë konfirmuar 1021 raste të reja.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit 906 të shëruar, ndërsa 19 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje,  14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan,  1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuccova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (24 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1021

Të shëruar në 24 orë     906

Të shtruar në spitale      647

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore               3897

Testime totale           451,643

Raste pozitive            103,327

Raste të shëruara      66,309

Raste Aktive               35,303

Humbje jete                1,715

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22,294

Fier        2714

Durrës     1760

Vlorë     1793 

Shkodër   1402

Elbasan    934

Lezhë   831

Berat       1012

Korçë  946

Gjirokastër 939

Dibër    322

Kukës 356