Moti Sot, e premte 26 shkurt 2021

225

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu në veri e jug. Në qarkun Shkodër parashikohet që në mbrëmje të ketë shtrëngata, ndërsa në në majat e alpeve parashikohet borë.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nëpër lugina. Era do të fryjë me drejtim Jug- Jugperëndim 1-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, luginës së Drinit, parashikohet erë e fortë me rrahje 25-30m/s. Valëzimi parashikohet i forcës 5-6 ballë.