Artisti i njohur korçar humb betejën me COVID

120

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i njohur korçar, Naum Tërova.

Artisti, ka qenë i infektuar me COVID dhe prej ditësh ishte shtruar në pavionin e pmeumologjisë pranë spitalit Korçë, ku trajtohen personat e infektuar, bën me dije Vizion Plus.

Për disa vite, ai ka qenë regjisor i Karnavaleve të Korçës dhe vijonte të mësonte artin e mjeshtërisë së aktorit tek brezat e rinj.

Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korçë, Benila Terova.