Dje u regjistrua në Gjykatë, zbulohet logoja e partisë së Jozefina Topallit

306

Pas regjistrimit në Gjykatë, “Lëvizja për Ndryshim” e Jozefina Topallit, ka publikuar logon e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Partia më e re në skenën politike shqiptare u zyrtarizua të hënën nga Gjykata e Tiranës.

Topalli e prezantoi disa ditë më parë subjektin e ri politik. Duke mbledhur rreth vetes te rinjtë, ka vendosur të jete përballë jo thjesht kryeministrit Edi Rama e Ilir Metës, por edhe Lulzim Bashës.