Rekord gjobash gjatë 24 orëve të fundit, ja sa persona u gjobitën nga policia për maskën mbrojtëse.

227

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19 mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse ecila është detyrim për të gjithë qytetarët që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3000 lekë.

Gjithashtunga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3000 lekë 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin 12 shtetas që nuk kanë pranuar ti tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.