Debatoi me Lleshajn, ish-deputetja e PD: I kërkova që fjalët t’i shoqëronte me akt ekspertimi

344

Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka reaguar pas debatit që bëri me ministrin Sandër Lleshaj në Lezhë në lidhje me pallatin 12-katësh.

Në një postim në Facebook, Metaliaj shprehet se I kërkoi ministrit që fjalët për sigurinë e pallatit 12 katësh t’I shoqëronte me një akt ekspertimi e jo me fjalë.

“Debatova me Sander Lleshaj para pak momentesh dhe i kërkova qe fjalët për sigurinë e pallatit 12 katesh ne Lezhe t’i shoqërojë me akt ekspertimi jo me fjale. Ne emër te qytetareve, te lënduar dje, nga gjuha arrogante dhe kriminale e Ministrit te Brendshëm, i kërkova te beje një ndjese publike.

Nuk pres qe një individ qe është bere lolo e gastorit te surrelit t’u kerkonte falje shqiptareve dhe lezhjaneve per sjelljen e denueshme moralisht dhe ligjerisht.