Rëndohet situata në spitale / 9 viktima dhe 711 të infektuar në orët e fundit.

227

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri shtohet çdo ditë. Këtë të mërkurë u regjistruan 711 raste të reja, të konfirmuar pas testimit të 2.574 qytetarëve. Numri total i të infektuarve shkon kështu në 29.837.

Në orët e fundit, nuk kanë mundur dot të mposhtin sëmundjen nëntë pacientë të tjerë: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra. Gjthsej në vendin tonë kanë humbur jetën 646 qytetarë.

Ndërsa janë shëruar 412 të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet COVID situata është rënduar, krahasuar me një ditë më parë. Janë shtruar edhe tetë pacientë të tjerë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.