Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka thumbuar sërish kryeministrin Edi Rama, “Ku i gjeti lekët tani apo halli i…”,

345

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka thumbuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me rritjen e pagave për mjekët dhe për mësuesit.

Me tone mosbesimi dhe ironie, Deda ngre dyshime në lidhje me këtë vendim të kryeministrit Rama.

Pse u kujtua pikerisht tani, qe Shqiperia eshte ne borxh deri ne fyt? Ku i gjeti leket ne kete kohe, qe eshte periudha me e erret ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere ky vend?”- shkruan ndër të tjera Julian Deda.

Postimi i plotë:

Edi paska vendosur te rrise me 40 përqind pagat per mjeket dhe 15 përqind per mesuesit. Ne parim me pelqen, por duke pare historikun qeverises te rilindjes duket qarte qe eshte nje hile e ndyre elektorale.

Kishte 8 vjet kohe por nuk i shkoi ndermend te rrise asnje qindarke, duke detyruar mbi 900 mjeke dhe mbi 2000 infermierere te zhduken nga nga syte kembet.

Pse u kujtua pikerisht tani, qe Shqiperia eshte ne borxh deri ne fyt? Ku i gjeti leket ne kete kohe, qe eshte periudha me e erret ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere ky vend?

Ka vetem nje pergjigje: vota, karriga e tij, sapun per djath, deshire histerike per te qendruar ne pushtet.

Shpresoj qe shqiptaret te mos mbajne mend fundin e sheqerosur te nje procesi te gjate dhe dramatik.