Njihuni me qytetin ku është e ndaluar të vdesësh, ka edhe arsye…

311

Ekziston një qytet në botë ku “mbizotëron” lumturia dhe ku askush nuk lejohet të vdesë. Përveçse mban titullin e qytetit më verior në botë, qyteti norvegjez Longyearbyen është i veçantë edhe për faktin se aty askush nuk ka vdekur prej 69 vitesh.

Madje edhe nëse e keni kaluar tërë jetën në të, nëse ndodh që të sëmureni nga ndonjë sëmundje më serioze, do të duhet të dilni nga ishulli dhe të gjeni vdekjen diku tjetër. Nëse vdekja vjen papritur, trupi dërgohet me urgjencë dhe varroset në ishull. Për këtë ligj vërtetë të çuditshëm të vdekjes, ekziston një arsye shumë e rëndësishme: mbrojtja e banorëve të tjerë.

Po përse ndodh një gjë e tillë? Sepse në 1950 u zbulua se trupat e varrosur në një varrezë të qytetit nuk dekompozohen, sepse toka e është ngrirë përgjithmonë, kështu që viruset në kufoma mund të mbijetojnë dhe ekziston rreziku i infektimit.