Gabimet që bëjmë në larjen e fytyrës.

730

Ju mendoni që duke e larë fytyrën rregullisht i bëni mirë asaj. Dhe keni të drejtë, por ca veprime të gabuara si pastrimi i tepërt apo skrabet na bëjnë të prirur ndaj problemeve si skuqja, ekzema dhe plakja e parakohshme.

Shmangia e një para-pastrimi Ju mbani gjithë ditën make up në fytyrë dhe shkoni drejt çezmës për ta larë, pa i hequr paraprakisht papastëritë e saj. Një balm me bazë vajore do të ishte ideale para se ta lani fytyrën me ujë.

Përdorimi i produkteve të gabuara Larja e fytyrës dy herë në ditë me një larës antibakterial do të largonte edhe yndyrat apo bakteret e dobishme për lëkurën duke e ashpërsuar atë.

Larja agresive e lëkurës Për shumicën nga ne, larja e fytyrës dy herë në ditë është protokolli i duhur, por nëse nuk përdorni make up, krem mbrojtës nga dielli ose nuk djersitni shumë gjatë ditës, mjafton vetëm ta shpëlani me ujë të vakët.

Temperatura e gabuar e larjes  Uji i nxehtë në lëkurë do t’i hiqte yndyrën natyrale asaj dhe do të çonte në një prodhim të tepruar të sebumit, prandaj zgjidhni gjithmonë ujin e vakët.

Eksfolimi i tepërt Eksfolimi i tepërt çon lëkurën në dehidratim dhe inflamacion. Zgjidhni një skrub të bërë vetë me sheqer dhe produkte natyrale në mënyrë që kimikatet të mos hyjnë drejtpërdrejt në lëkurë.

E thani lëkurën duke e fshirë Asnjëherë mos e fërkoni fytyrën me peshqir pasi e lani. Thjesht tampononi peshqirin butësisht. Dhe mos merrni peshqirin e parë që ju del përpara. Mund të jetë plot baktere të cilat ju i shpërndani në lëkurë.

Prisni shumë për kremin Kremi ushqyes duhet aplikuar menjëherë pas larjes. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet speciale të trajtimit.