Cilin format zgjedh Arbana Osmani midis ‘Big Brother’ dhe ‘Dua të të bëj të lumtur’?

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka vendosur që së fundmi ti përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj. Ndër pyetjet e ardhura më shpesh në llogarinë e saj ka qenë ajo lidhur me vijueshmërinë e ‘Big Brother’, ndërsa së fundmi një prej ndjekësve e ka pyetur se cilin emission do të bënte Arbana nëse do i duhej të zgjidhte.

“Big Brother do bëhej shumë më thjeshtë në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Arbana duke vecuar kështu këtë format nga ‘Dua të të bëj të lumtur’, realizimi i të cilit ka qenë mjaft i vështirë me masat anti ‘Covid-19’. Ajo ka treguar gjithashtu se ndër edicionet e ndryshme të këtij formati, ‘Big Brother 2’ mbetet i preferuari i saj.

Enca tregon arsyen pse ka nevojë për një të dashur.

Si gjithmonë këngëtarja Enca vihet në qëndër të polemikave, diskutimeve dhe thashethemeve rozë. Së fundmi këngëtarja ekstravagante ka postuar në Instastory një foto ku shihet një vajzë me një kamardare në pishinë dhe perreth saj një djalë që i bën foto.

Ka qenë mbishkrimi Kjo është arsyeja se pse ne kemi nevojë për të dashur, i cili nuk është pëlqyer nga fansat e Encës pasi nga disa është marrë dhe si fyerje.

Nuk mund ta dimë me saktësi nëse këngëtarja e ka postuar këtë foto thjesht për të nxitur diskutime, për të bërë shaka me miqtë e saj apo nëse realisht ky është mendimi i saj.

Horoskopi ditor, 2 shtator 2020. Fati juaj sot.

Dashi

Jeta në çift do të ecë më së miri nesër. Nuk do të keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin. Financat do të jenë mirë dhe mund të kryeni disa shpenzime.

Demi

Tregohuni të sinqertë me personin që keni në krah sepse po e gënjyet situata mund t’iu dalë nga kontrolli. Financat do të jenë në gjendje të qëndrueshme.

Binjakët

Në jetën në çift mundohuni të bëni sa më shumë lëshime dhe të mos kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Në planin financiar nuk priten probleme dhe vështirësi.

Gaforrja

Në jetën në çift fati do të jetë në anën tuaj. Të jeni të zgjuar nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni.

Luani

Do reflektoni për të ardhmen e jetës suaj në çift dhe do merrni disa vendime të rëndësishme. Në planin financiar nuk do dini çfarë të bëni dhe ndonjëherë mund të gaboni.

Virgjëresha

Në aspektin sentimental duket se gjithçka shkon në rrugën e duhur. Sa i përket anës profesionale, do të keni bashkëpunime që do të rezultojnë të frytshme me kalimin e kohës.

Peshorja

Mund të keni debate në çift por nuk duhet të mendoni për zgjidhjen ekstreme. Financat do të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Akrepi

Në jetën në çift do të përjetoni një ditë të qetë dhe nuk do të keni aspak probleme. Financat nuk do të jenë të stabilizuara.

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

Bricjapi

Partneri do t’iu surprizojë gjatë kësaj dite. Emocionet do të jenë të shumta. Në planin financiar nuk do të ketë probleme serioze.

Ujori

Edhe nesër pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër.

Peshqit

Çiftet do të fillojnë të bëjnë plane për të jetuar së bashku. Në planin financiar do të jeni të organizuar dhe nuk priten probleme.

Moti për ditën e sotme, 2 shtator 2020.

Moti vijon me altermime kthjellimesh dhe vranësirash deri në mesditë, ku më të dukshme do të jenë në jug të vendit duke sjellë shira të përkohshëm.

Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare. Gjatë pasdites, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojne renie vetem ne vlerat maksimale të ditës duke u luhatur nga 17°C deri në 33°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Aksident i rendë, humb jetën drejtuesi i motorrit.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Mamurras -Fushë Krujë ku për pasojë drejtuesi i çiklomotorrit ka humbur jetën

Njoftimi i policisë. Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Humb jetën gjatë xhirimeve aktori i njohur i ‘Lugina e Ujqërve’

Siç mësohet nga mediat turke, Haldun Boysan, ose, siç e njihnin të gjithë me emrin ‘Tombalacı’, humbi jetën në hotelin ku po qëndronte në Ürgüp, Nevşehir.

Sipas raportimeve të para, mësohet se aktori nuk i ishte përgjigjur grupit që priste të vijonte xhirimet. Pasi shkuan në hotelin ku po qëndronte, disa kolegë të stafit që nuk arritën të komunikonin me Boysan, hynë në dhomën e hotelit dhe gjetën aktorin në gjendje të rëndë. Ekipi mjekësor që erdhi në hotel e dërgoi menjëherë aktorin në spital, por përpjekjet ishin të kota.

Rama paralajmëron deputetët: Jepni gjithçka duhet çdo ditë, në të kundërt…

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë deputetët e PS se nga sot duhet të punojnë fort që ta meritojnë që të jenë pjesë e formacionit për 2021. Rama tha se çdokush duhet të japi gjithçka duhet për PS që gjërat të bëhen më mirë, dhe kjo duhet të ndodh çdo ditë, në të kundërt ta harrojnë se do të jetë pjesë e listave të 2021.

“Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjeshtë kandidat për deputet që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të jap jo thjeshtë gjithçka ka por gjithçka duhet për t’u futur në atë formacion të 2021, nuk do të jetë në atë formacion, askush tjetër përveçse nuk e çon dot Shqipërinë para dhe PS është i vetmi emër që nuk vihet dot në diskutim. Emrat e tjera duke filluar nga i imi i pari shkojnë dhe vijnë është po kaq e qartë që paaftësia dhe papërgjegjshmëria e atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jenë arsye për ta quajtur ndeshjen e fituar pa u zhvilluar dhe aq më pak të mos i vënë PS-së në dispozicion skuadrën më të mirë në këtë betejë. Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës për të qenë 2021, por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por.

Kjo kohë është e mjaftueshme vetëm për ti dhënë përgjigje çdo ditë çdo deputeti çfarë do të bëjë unë për PS sot. Koha ku pyesni se çfarë do të bëjë PS për mua ka mbaruar. Ky është një sezon me një rëndësi të madhe jo për rezultatin e zgjedhje por për një ristart me energji të reja në kuptimin më të mirë të fjalës të vetë organizmit të PS dhe është një sezon ku secili prej nesh duke bërë çdo ditë atë që duhet për t’iu përgjigjur çdo ditë, çfarë bëra unë sot për PS“, tha Rama.

Më pak të infektuar sot në Shqipëri, por më shumë humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve.