George Frendo reagon ashpër: Mjeku do lek, infermierja do lek, pastruesja do lek…

Arqipeshkvi Imzot George Frendo me anë të një reagimi publik kërkon nga autoritetet shtetërore të angazhohen për të kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen për të varfrit dhe të drejtat e tyre.

Frendo shkruan se duhet të marrë fund sistemi i korruptuar duke shtuar se të varfrit dhe ata që kanë nevojë më së shumti duhet që të mbështeten më së shumti.

Frendo kërkon shtatë muaj para zgjedhjeve politikanët të angazhohen për të zgjidhur këtë problem të madh të shoqërisë sonë si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE.

Kush e vret mendjen për të varfrit? Çdo vit afër fundit të gushtit shumë familje të varfra, tashmë në gjendja ekonomike tepër të vështirë, sepse njerëz të paskrupullt i detyrojnë të paguajnë qera astronomike për shtëpinë ku banojnë nganjëherë i ngjan më shumë një stalle sesa një shtëpie ose çmime të larta arbitrare aforfe për konsumin e dritave tani duhet të përballojnë edhe një problem tjetër shpenzimet për shkollat e fëmijëve.

Është turp i madh kur njerëz nga të cilët varet e ardhmja e shumë njerëzve të mjerë nuk japin atë që kanë për detyrë të japin pa marrë para dhe është poshtëruese kur njerëz që janë në varësi nga të tjerët nuk marrin atë që kanë të drejtë të marrin pa paguar para.

Kam dëgjuar për disa profesorë në një universitet që nuk japin një notë të mirë në provim përveçse kur studenti iu ka paguar lekë. Kjo jo vetëm është një padrejtësi e madhe por është edhe një njollë shumë e shëmtuar për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë mënyrë po u jepen diploma personave që nuk i meritojnë, ndërsa iu mohohen atyre që i meritojnë. Një situatë e tillë inkurajon korrupsionin e kështu shoqëria e nesërme do të jetë ende më e korruptuar sesa shoqëria e sotme.

Dhe kjo situatë nuk kufizohet vetëm në fushën e arsimit. Fatkeqësisht, përhapet në shumë fusha të tjera. Nëse paguan ryshfete mund të fitosh çka të duash dhe të arrish ku të duash në të kundërt ske shans as për të gjetur punë për të cilën çdo njeri ka të drejtë. Nëse ke fuqi dhe zotëron një klub nate mund ta mbash hapur tërë natën me muzikë me zë të lartë që mund të zgjojë tërë qytetin pa asnjë respekt për të drejtën e qytetarëve për të fjetur natën. Por kujt i bëhet vonë?

Në fushën shëndetësore? Është spital shtetëror por kirurgu do lekë për të të operuar infermieri do lekë për të të dhënë injeksion pastruesja do lekë për të ta pastruar dhomën e nëse je i varfër? Kujt i bëhet vonë? Nuk është puna ime të përgjigjen. Xhepi im nuk ka miq, ka thënë një kirurg një pacienti të varfër.

Sa shumë herë kemi dëgjuar për njerëz që janë vetëvrarë pasi kishin shumë borxhe e shumë probleme të tjera financiare që nuk mund t’i përballonin dot dhe fatkeqësisht nuk gjetën asnjë zgjidhje tjetër përveçse ti shmangnin këto probleme duke i dhënë fund jetës. Atëherë i qajmë na vjen keq për familjet e tyre por pikërisht atëherë është tepër vonë. Kush mendonte për ta ndërsa ende vrisnin mendjen për këto probleme? Kush pati mëshirë për ta? Kush i mbështeti dhe i mbrojti? Kush i kishte vënë re se po vuanin? Kujt i bëhet vonë?

Vik timat më të mëdha të një sistemi të korruptuar janë më të varfrit nuk kanë mjete për ta mbrojtur vetveten as kanë mjete financiare për t’i shpërblyer njerëzit e korruptuar që kërkojnë ryshfete. Po kujt i bëhet vonë?

Shtatë muaj para zgjedhjeve politike uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve. Dhe i uroj të angazhohen seriozisht për ta kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen më shumë për të varfrit dhe për të drejtat e tyre. Para Zotit të gjithë jemi barabartë të gjithë kemi të njëjtin dinjitet dhe të njëjtat të drejta, shkruan Imzot George Frendo

Të moshuarit 10 muaj në çadër: Na fut ujë brenda, duam dy dhoma sa të fusim kokën

Një çift i moshuar nga fshati Bushnesh i Krujës kërkojnë t’u rindërtohet shtëpia që të fusin kokën. Banesa e Dodë dhe Marte Krosit është një ndër të dëmtuarat nga tërmeti i nëntorit.

Të moshuarit i thanë kreut të FRPD, Belind Këlliçi, se kanë dhjetë muaj që jetojnë në çadër. Dodë Krosi shtoi se shtëpia e tij është vleruar me DS5 nga autoritetet dhe ndihmat nga shteti nga qeveria nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Në çadër jetoj, 10 muaj në çadër aty. Jetoj në çadër, edhe asnjë ndihmë, asnjë. Nuk ka ardhur njeri të na thotë gjë. Na rroftë çadra jonë! Çadra fut ujë brenda. Ai shi që ra, u fut uji brenda.

Atyre u është thënë se do t’u ndërtojnë një kabinë në Thumanë, por nuk duan të lëvizin nga toka e tyre.

Një dhomë a dy dhoma, 2 dhoma të na bëhen këtu, nuk duam më tepër. 2 dhoma të na bëjnë, 2 dhoma. Sa pleqtë të fusin kokën brenda! Të flejmë rehat!

Çdo ditë, përfaqësues të Partisë Demokratike takojnë nga afër njerëzit e prekur nga tërmeti për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Horoskopi Sot, e mërkurë 30 shtator 2020

Dashi

Do ju duhet të kërceni sipas ritmit të një tjetër personi me nisjen e javës së re, por megjithatë do të jeni deri diku e i/e lirë nga kufizimet. Nëse të tjerët kanë pushtet mbi ju, kjo ndodh vetëm sepse ju e keni lejuar këtë gjë.

Demi

Të tjerëve mund t’ju duket sikur ju po ëndërroni të pamundurën, por ata nuk e kanë vetëbesimin tuaj. Çfarëdo të kërkoni nga jeta, ju e gjeni një rrugë për ta arritur.

Binjakët

Përpiquni të mos jeni shumë i ndjeshëm ndaj kritikave dhe mos i shfaqni ndjenjat, veçanërisht nëse janë të një natyre negative. Çfarëdo të ndodhë në 24 orët e ardhshme, duhet ta merrni me qetësi.

Gaforrja

Të dashurit tuaj do ju kërkojnë diçka nesër dhe juve mund t’ju duhet të bëni sakrifica të cilat nuk doni t’i bëni. Keni obligim t’i ndihmoni, kështu që çfarëdo të bëni bëjeni me kënaqësi. Një ditë do ua kthejnë.

Luani

Sigurohuni që ata që keni përreth e dinë se si ndiheni nesër. Nganjëherë keni vetëkontroll shumë të mirë, por vuajtja në heshtje mund të sjellë edhe shpërthimin tuaj.

Virgjëresha

Ka rrezik të futeni në spiralen e blerjes së gjërave që nuk mund t’i përballoni, ose nuk ju duhen. Për blerjet e mëdha duhet të mendoheni mirë dhe të siguroheni që po merrni vendimin e duhur.

Peshorja

Vendosni nevojat tuaja të parat me nisjen e javës së re dhe mos u ndjeni fajtor që keni sukses në një kohë që të tjerët kanë vështirësi. Njerëzit kurrë nuk kanë qenë dhe kurrë nuk do të jenë të barabartë në aftësitë e tyre.

Akrepi

Sigurohuni që puna nuk do ju marrë para këtë javë. Bëni një plan që t’i përmbaheni dhe refuzoni të devijoni, as për njerëz që ju premtojnë më shumë para.

Shigjetari

Dikush të cilin e keni takuar në udhëtime, në të ardhmen e afërt mund të kthehet në një kontakt të vlefshëm. Mbani sytë hapur dhe mos i injoroni njerëzit vetëm se mund të duken pak më të ndryshëm.

Bricjapi

Gjëja më e rëndësishme për momentin është se ju dukeni dhe veproni me vetëbesim në të gjitha situatat. Nëse rivalët tuaj nuhasë pasigurinë më të vogël, ata do të luajnë mbi ato baza. Pretendoni sikur as nuk ua ndjen për botën.

Ujori

Po, koka juaj është plot e për plot me ide fantastike, por sa prej tyre do të shohin dritën e realizimit? Tani është koha të fokusoheni në 2 apo 3 prej tyre që kanë më shumë gjasa të kenë ndikim. Injorojini të tjerat.

Peshqit

Mos e shpenzoni kohën tuaj të vlefshme me aktivitete që nuk sjellin asgjë. Nëse doni vërtetë të përmirësoni situatën tuaj financiare, atëherë duhet të përqendroheni në ato gjëra që paguhen më tepër.

Cilat cilësi kanë ndryshe nga të tjerët ‘njerëzit me fat’?

Ti si e konsideron veten? Nëse të bie gjithmonë llotaria, nëse fiksimi të fton (pa të lodhur) shpejt në takim dhe nëse hapet koha sapo ti del nga shtëpia, konsideroje veten të tillë! Gjithsesi, sipas psikologëve të gjithë, e kemi në dorë t’a kthejmë veten në një njeri me fat!

Besimi i përgjithshëm dikton se suksesi është rrjedhojë e punës së paloshur dhe të vazhdueshme. Megjithatë, a nuk ka plot njerëz që korrin sukses në profesione që as që i kanë menduar ndonjëherë, lëre pastaj të jenë përpjekur t’ia dalin? Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel në psikologji, ia atribuon këtë sukses të ashtuquajturës fije të padukshme fati Pak a shumë, ajo që të bën të gjendesh në kohën dhe vendin e duhur gjithmonë.

Disa njerëz thjesht kanë më shumë fat se të tjerët dhe psikologët e dinë pse-në:

Njerëzit me fat janë tipa të hapur

Richard Wiseman ka bërë një mal me studime mbi lidhjen fat-psikologji, dhe ka zbuluar se fati është në të vërtetë një gjendje mendore. Njerëzit e shoqërueshëm, që krijojnë marrëdhënie me më shumë njerëz dhe nuk kanë frikë nga ndërveprimi shoqëror, janë më të hapur ndaj gjërave dhe i presin ngjarjet më me entuziazëm. Ky lloj personaliteti, shkruan Psychology Today, ka më tepër gjasa për të pasur ato ‘takimet me fat’ gjatë të cilave ‘u bie Telebingo-ja’ dhe gjejnë një punë të mirë dhe një partner ideal, dhe praktikisht ‘u shkon vaj’. Sepse, është e qartë se sa më shumë njerëz të njohësh, aq më shumë ke që do të të mbështesin!

Njerëzit me fat shprehin shumë me gjuhën e trupit

Kërkimi i Wiseman-it gjithashtu sygjeron se njerëzit e hapur, ekstrovertët, përgjithësisht kanë një gjuhë më shprehëse të trupit, e cila krijon afrimitet dhe jep ndjesi pozitive tek të tjerët. Kjo rrit gatishmërinë e njerëzve rrotull tyre që t’u qasen me më shumë dashamirësi. Dhe si flasin ata me gjuhën e trupit të tyre? Duke shëmbëllyer qetësi dhe vetëbesim: kanë qëndrim të relaksuar, gjymtyrët nuk i mbajnë të lidhura, pëllëmbët i mbajnë të hapura dhe u qëndrojnë të tjerëve përballë.

Njerëzit me fat kanë pritshmëri pozitive për jetën

Wiseman thotë se pritshmëritë pozitive ndaj gjërave ndjellin përherë fat të bardhë. Thënë ndryshe, njerëzve që kanë besim tek një e ardhme e ndritur, u ndodhin vërtet gjëra të bukura.  Këtë e thotë shkenca: studimet kanë treguar se, njerëzit që ecin me idenë se diçka e keqe i pret, janë përgjithësisht të pasuksesshëm. Pra, edhe shkenca bie dakord me parimin universal që thotë: Mendo pozitivisht!

Njerëzit me fat mund të bëjnë disa gjëra njëherësh

Wiseman thotë se njerëzit që fokusohen në 1 gjë të vetme, pa mundur të merren edhe me gjëra të tjera, kanë më pak gjasa që të puthen nga ‘fati i bardhë’. Kjo nuk është paaftësi, sqaron ai, është një mënyrë qasjeje ndaj jetës. ‘Njerëzit pa fat janë ata që humbin shumë mundësi që u vijnë rrotull, pasi janë të përqëndruar në 1 gjë të caktuar’, thotë Wiseman për The Telegraph Këshilla është e qartë: përkushtohuni ndaj gjithçkaje, por pa harruar të shihni përreth!

Njerëzit me fat thonë më shumë: PO!

Njerëzit me fat i kapin mundësitë që u vijnë. Nëse rrezikon, ke më shumë gjasa për të shkuar diku! Asgjë e mirë nuk të gjen kur strukesh në folezën tënde vetëm sepse ke frikë! Fundja, çfarë mund të humbësh? – kështu mendojnë njerëzit me fat!

Njerëzit me fat besojnë se janë njerëz me fat!

Wisema vërtetoi se njerëzit që besojnë se janë të bekuar nga fati, e ndjellin fatin e mirë. Ne e quajmë sharm: këta njerëz karakterizohen nga vetëbesimi dhe pozitiviteti, çka i nxit të kenë një performancë më të mirë në punë dhe kudo.

Moti për ditën e mërkurë, 30 shtator 2020

Moti i kthjellët do të mbizotëroje në pjesën më të madhe të territorit duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Në zonën e Veriut dhe kryesisht Veriperëndimit mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë.

Ja si ti ulni menjëherë temperaturën fëmijës tuaj

Është me të vërtetë e vështirë për të folur për këtë çështje , pasi kur fëmija juaj po vuan nga diçka, ju gjithmonë doni të telefononi mjekun.

Në atë moment paniku, ju mendoni vetëm për të shpëtuar fëmijën tuaj. Disa studime konfirmojnë se në qoftë se fëmija juaj është sëmurë me ethe e temperaturë nuk ka asgjë seriozë për t’u shqetësuar, por mbani në mend se temperature e lartë që zgjat për disa ditë duhet të kontrollohet nga një pediatër.

Ndërsa trupi i fëmijës është duke luftuar infeksionin që shkakton ethe, ju mund të provoni disa metoda për ta bërë fëmijën tuaj të ndihet më mirë. Këto janë të gjitha mënyra të provuara që mund të ulin ethet e fëmijës suaj në disa minuta.

Patate në çorapet e fëmijës. Lani një patate, qërojeni në feta dhe futeni brenda në çorapet e fëmijës dhe më pas vishjani.

Raki Holloni një filxhan të vogël raki me një sasi të barabartë të ujit. Lagni një napë në këtë përzierje dhe e vendosni atë në këmbët e fëmijës për 5 minuta. Një napë tjetër me lëng limoni mund t’ia vendosni fëmijës dhe në ball.

Bëjini një dush të ngrohtë fëmijës suaj. Jepini shumë lëngje fëmijës suaj.

Nëse fëmija juaj është më i vogël se 3 muaj dhe ka një ethe, ju duhet të telefononi mjekun menjëherë.

Përmirësoni shikimin dhe ndihuni 15 vite më të rinj me këtë recetë fantastike të bërë në shtëpi

Ky ilaç është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u bërë. Do t’ju ndihmojë të përmirësoni shikimin tuaj dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojnë në rastin e miopisë.

Gjëja më e mirë për këtë ilaç: Eshtë e lirë, e sigurt dhe natyrale.Përbërësit:

3thelpi hudhra

200 gram vaj liri,

10 lugë gjelle mjaltë, 4 limona.

Përgatitja dhe përdorimi:

Grini imët në një blender hudhrat. Në një kavanoz qelqi vendosni limonat e prerë në feta të holla. Shtoni mjaltin, vajin e lirit dhe hudhrat. I trazoni mirë me një lugë druri dhe më pas e fusni në frigorifer.

Siç e thamë kjo përzierje do të përmirësojë shikimin tuaj, por ju nuk duhet ta aplikoni atë në sytë tuaj.


Duhet ta konsumoni këtë përzierje. 1 lugë gjelle nga kjo përzieje para çdo vakti, 3 herë në ditë. Ju do të habiteni nga rezultatet!

Edi Rama replikë me gazetaren: Vdeksha unë për ty dhe për zotin Basha

Pyetjes së gazetares Marsela Karapanço lidhur me deklaratat e liderit të opozitës Lulzim Basha ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një ton batutash.

Teksa i solli në vëmendje akuzën e Bashës për kopjim të programit, Rama ironizoi duke thënë:

Vdeksha unë për ty dhe Bashën, i referohet gazetares fjalën kopje nga programi i Bashës se është pa lidhje.

kush e bën, aq më tepër nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë.

Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40 përqind që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro.

Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur, Nuk ka krahasim, se ekeni parë.

Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do ju tregojnë tramvajin tha Rama.

Me foton përpara pasqyrës, Majlinda Bregu i bën vajzës urimin e veçantë për ditëlindje.

Dita e sotme është e veçantë në familjen e politikanes Majlinda Bregu pasi vajza e saj Kejda feston ditëlindjen. Padyshim nuk kishte se si të mungonte edhe urimi publik i politikanes e cila ka zgjedhur rrjetin social.

Bregu ka ndarë një foto me të bijën përpara pasqyrës krah së cilës ka treguar se çfarë e bëjnë atë më të bukur.

Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë. Është zemra e artë dhe vetëironia ato që të bëjnë të bukur. Gëzuar ditëlindjen, ka shkruar ajo.

Jo më kimioterapi, ja si do të kurohet kanceri.

Një lajm i mirë vjen për të sëmurët me kancer pasi sipas disa studimeve të bëra në Itali pritet që trajtimi i pacientëve me tumor të mos bëhet me kimioterapi.

Sipas mediave italiane ky është një zbulim që mund të revolucionarizojnë terapitë onkologjike që do të thotë jo më kimio, por terapi me anë të ilaçeve që synojnë të neutralizojnë vetëm qelizat kancerogjene.

Studiuesit në institutin kërkimor De Bellis në Castellana Grotte kanë gjetur një mënyrë për të bllokuar një proteinë riparuese të ADN-së në mënyrë që të vrásin qelizat e sëmura.

Kërkimi i udhëhequr nga Profesor Cristiano Simone dhe i mbështetur nga Fondacioni Airc çoi në zbulimin e rolit të gjenit SMYD3 në neoplazmat. Sapo të zhvillohen barna frenuese, kimioterapia mund të shmanget në 10 deri 15 përqind të kancerit të gjirit, zorrës së trashë vezoreve dhe pankreasit.

Studimet nga ekipi i Simone kanë identifikuar në laborator rolin kryesor të një gjeni që prodhon një nga proteinat punëtore të përfshira në riparimin e ADN tonë quhet SMYD3 është njohur për rreth dhjetë vjet siç zbulohet në doza masive në lloje të ndryshme të kancerit por funksioni i tyre nuk dihej ende.

Kjo terapi mund të zbatohet në grupe të konsiderueshme të kancerit të gjirit 15 përqind të rasteve, zorrës së trashë 11 përqind, vezoreve 15 dhe pankreasit 10.