Horoskopi ditor, 28 Gusht 2020.

Dashi

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do vije duke u përkeqësuar. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësi te mira do ju dalin përpara. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate për aq kohe sa ju nuk tregoheni te kujdesshëm.

Demi

Te dashuruarit do ja kalojnë mire pranë te partnerit te zemrës dhe do ndihen gati për te marre vendime me rendësi. Beqaret me ne fund do e bëjnë për vete princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Dëgjojini edhe këshillat e familjareve.

Binjaket

Te dashuruarit do jene mjaft kritike ndaj vetes sot dhe do i pranojnë gabimet qe kane bere me partnerin. Ai do tregohet me i kuptueshëm dhe do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do mund te fillojnë një lidhje goxha te qëndrueshme dhe afatgjate. Financat do jene te qëndrueshme dhe do mund te kryeni investimet e dëshiruara.

Gaforrja

Do kaloni një dite shume te qëndrueshme gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do flisni hapur për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe nuk do e ndiejnë aspak vetminë. Shume gjera kenë për te qene ndryshe tani e tutje. Gjendja e te ardhurave do mbetet e mire. Do mund t’i shlyeni edhe disa borxhe te vjetra.

Luani

Dite tejet e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Me mirëkuptim dhe dashamirësi do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Mbrëmja do jete akoma me e zjarrte. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar do kaloni vështirësi te shumta dhe nuk do mund te jeni ne asnjë moment te qete.

Virgjeresha

Dite mjaft e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe ne disa momente do debatoni fort me te. Beqaret mire është te presin para se te marrin vendime. Jo gjithmonë gjerat janë ashtu si duken. Te ardhurat do dini si t’i mbani nen kujdes dhe do nuk do kryeni investime te jashtëzakonshme.

Peshorja

Do ketë konflikte kalimtare sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë atmosfera do jete përgjithësisht e ngrohte. Do dini si t’i kaloni telashet sa me shpejt. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me shume durim nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar do ju duhet te merrni vendime te menjëhershme dhe situata do ju ndryshoje rrënjësisht.

Akrepi

Marrëdhënia ne çift do jete shume e ngatërruar gjate kësaj dite. Do keni here pas here debate te forta me partnerin dhe situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit. Beqaret do japin shume nga vetja dhe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Për stabilizimin e financave mos u mbështetni aspak tek ndihma e miqve sepse do zhgënjeheni.

Shigjetari

Do e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë qe te bjere kundër me idetë e tij. Bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret do bien ne dashuri me shikim te pare me një ish te dashurin e një shoqeje. Mos lejoni qe kjo t’iu pengoje te ecni me tej. Financat do jene delikate, kështu qe duhet te merrni masa strikte për t’ia dale.

Bricjapi

Sot dita do jete e mrekullueshme nëse bëni kujdes me xhelozinë dhe tregoheni disi me te hapur. Ne te kundërt do keni mosmarrëveshje te forta. Beqaret do takojnë disa persona, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen sa për te filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do jete goxha e qëndrueshme. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Ujori

Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura do jene akoma me te shumta se me pare. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe me disa takime interesante. Me vone e dine vete ata se çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni situatën. Do jeni edhe me te qete.

Peshqit

Do jeni shume diplomate ju te dashuruarit dhe do dini si ta mbani pas vetes partnerin tuaj. Çdo gjë do ju shkoje ashtu si e keni programuar ne mendjen tuaj. Beqaret do e shfrytëzojnë ne maksimum lirinë qe kane dhe as qe do ju shkoje neper mend te kërkojnë një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te papërqendruar dhe do shpenzoni pa reflektuar me pare.

Qyteti i parë që mund të ketë arritur imunitetin e tufës nga Covid-19.

Katër muaj më parë, pamjet e publikuara nga qyteti Manaus në Brazil tmerruan botën, ku viktimat e shkaktuara nga koronavirusi qëndronin në kamionë frigoriferikë pasi autoritetet dhe të afërmit nuk arrinin dot t’i varrosnin për shkak të numrin të madh të trupave të pajetë.

Por tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht në këtë qytet brazilian, ku infektimet e reja me Covid-19, të shtruarit në spital dhe viktimat, kanë rënë ndjeshëm dhe situata po shkon drejt normalitetit.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë shprehur se ky qytet mund të ketë arritur imunitetin e tufës, ndërsa izolimi nuk u vendos asnjëherë, madje edhe masat nuk është se u respektuan.

Qyteti, i vendosur mes pyjeve të Amazonës, u godit rëndë nga koronavirusi në fillimin e pandemisë. Pamje të kapura me dron tregonin makineritë e rënda teksa gërmonin për hapjen e varreve masive për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi. Me qindra trupa të pajetë u ruajtën në frigoriferë. Këto skena u përshkruan si një film horror nga kryebashkiaku i këtij qyteti.

Ndryshe nga shumica e shteteve në Azi dhe në Europë, ky qytet kurrë nuk vendosi karantinën, madje as rregulla të rrepta të distancimit social dhe as vendosjen e maskës.

Jarbas Barbosa da Silva, një zyrtar i Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit pohoi se piku i shpërthimit të koronavirusit ishte shumë i fortë, por sipas tij ai mund të ketë krijuar një lloj imuniteti të tufës. Megjithatë, edhe pse kjo nuk është ende e sigurt edhe pse shifrat kanë rënë, ai thekson se ky qytet ka paguar një çmim shumë të kripur. Shifrat zyrtare tregojnë se deri tani në qytetin me 1,8 milionë banorë kanë ndërruar jetë 3300 persona, afërsisht 1 në 500 persona.

Shahini sqaron si do të vijojë mësimdhënia në rast se …

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka ndarë sërish me ndjekësit e saj në një video ku shpjegon se si do të vijojë mësimdhënia në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet sërish në kushte shtëpie.

Në video shfaqen mësues të cilët po xhirojnë orë mësimore.

“Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për RTSH Shkolla po vazhdon”, shprehet Shahini teksa nënvizon gjithashtu se “orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie”.

Mësimi në shkolla pritet të fillojë më 14 shtator nën kushtet e reja të përcaktuara, për të parandaluar kthimin e tyre në vatra infeksioni të koronavirusit.

Ja çfarë vendosi Apeli për fatin e pronave të Ylli Ndroqit.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron ndaj 25 pasurive të Ylli Ndroqit.

Avokatët e Ylli Ndroqit deklaruan se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Sekuestrimi i pasurive të Ndroqit ndodhi pasi ky i fundit dyshohet se i ka vendosur pasuritë në fjalë me aktivitet kriminal.

Sipas avokatit të tij, Alban Qafa, Apeli sot ka dhënë thjesht vendimin, por pa e argumentuar atë. Sipas tij, të gjitha dyshimet janë të bazuara në indicie dhe jo në prova. Qafa shtoi se Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i Gjykatës së Milanos i 2006-ës është shfuqizuar në vitin 2010.

“I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta, me prova jo e jo që nuk ka, por as indicia që njeh Ligji i Antimafias. Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar. Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi janë aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996″.

Më herët SPAK njoftoi se pasuritë, kryesisht parcela toke, shoqëri dhe media te të cilat efektivët dorëzuan të maskuar vendimin e Gjykatës, u sekuestruan për dyshimet se Ndroqi ka qenë i përfshirë në çështje droge.

SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi sipas krahasimit të gjurmëve daktiloskopike është shtetasi Xhemail Pasmaciu. Pasmaciu sipas policisë së Stambollit u arrestua nga skuadrat antidrogë gjatë shtatorit 1998, së bashku me gjashtë shtetas të tjerë si te implikuar në trafikun e 30.5 kilogramë heroine. Ekzistojnë te dhëna, njoftoi SPAK, se edhe në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi u referua pranë autoriteteve gjyqësore për histori droge në mbyllje të operacionit të koduar “bakllava”. Për këtë theksohet më tej, ai u arrestua në 2015-ën sipas një urdhri te lëshuar nga prokuroria e Milanos.

Mes 26 pasurive janë sekuestruar edhe mediat ku Ndroqi zotëron aksione, por SPAK deklaroi se këto aktivitete qe janë në zhvillim nuk do mbyllen, por do administrohen nga administratorë të njësisë për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara.

Lëvizje në policinë e Shtetit, emërohet zv/ drejtori i përgjithshëm.

Albert Dervishaj është emëruar ditën e sotme zv drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit. Deri tani, Dervishaj ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Rendit Publik.

Dervishaj tashmë do të zerë vendin e Aida Hajnajt, e cila u emërua pak javë më parë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lëvizjet janë firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

E kujtoni Kevin, ja si duket ai sot.

Shumë prej nesh janë rritur me filmin ‘Home Alone’, ndersa simpatizim të veçantë, kanë për aktorin e vogël, “Kevin”, i cili dje ka mbushur 40 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Macaulay Culkin, duke treguar se ka mbushur 40 vite jetë.

Hej djema, doni të ndjeheni të moshuar? Unë tani jam 40 vjeç. Jeni të mirëpritur, ka shkruar aktori.

Culkin ishte vetëm 10 vjeç kur mori pjesë në filmin “Home Alone”, i cili vazhdon të ketë shikueshmëri në periudhë festash në fundvit.

Mënyra e vetme që heq yndyrën nga tasat plastik në pak sekonda

Tasat plastik janë dhe ato më të vështirët për tu pastruar pasi keni marrë gjellën me  vete në punë ose çfarëdo ushqimi tjetër.

Nuk është se nuk lahen por që të hiqni të gjithë yndyrën ju merr pak kohë, ose duhet t’i lini në ujë të nxehtë deri sa ajo të shkrihet plotësisht.

Por kjo më poshtë është zgjidhja perfekte në shumë pak sekonda.

Mbusheni tasin me ujë të nxehtë me ilaç dhe fusni gjithashtu një letër kuzhine ose një facoletë. Tundeni mirë dhe shpëlajeni! Tasi është gati për ta përdorur të nesërmen!

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2020.

Dashi

Nuk keni përse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se çfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për të. Ndaj përse duhet të ndiheni fajtorë?

Demi

Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë.

Binjakët

Dikush që do të njihni përmes shoqërisë nesër, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që do të vijnë. Romanca është e mundur, por mund të jetë edhe një marrëdhënie profesionale që do t’ju sjellë përfitime.

Gaforrja

Nëse nuk ndiheni të kënaqur nga ajo që pritet prej jush, atëherë është mirë që të flisni me partnerët e kolegët, t’ia bëni atyre të ditur se çfarë mendoni, përpara se të jetë shumë e vështirë për t’i ndryshuar gjërat. Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se ke dyshime.

Luani

Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.

Virgjëresha

Mos e mundoni veten më shumë sa duhet nesër. Me afrimin e hënës së re, mundësi dhe oportunitete ju presin përpara. Nëse nuk e mbaroni dot një detyrë pa u lodhur më shumë sa duhet, atëherë hiqni dorë dhe shpenzojeni energjinë për diçka më të mirë.

Peshorja

Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija ndodhin në botë, ka ende gjëra të pozitive dhe shumë njerëz të mirë, ndaj mos u dëshpëroni. Fokusohuni tek ajo që shkon mirë, keni shumë gjëra për të ecur përpara.

Akrepi

Do ta keni të vështirë që të bindni dikë se ajo që po bëjnë është jo vetëm e gabuar, por e dështuar. Nëse nuk duan t’ju dëgjojnë, lërini të vazhdojnë. Dhe kur të vijnë duke u ankuar, injorojini.

Shigjetari

Nëse planet tuaja nuk janë të njëjta me axhendën e atyre që bashkëpunoni nesër, mos kini frikë t’ia bëni të ditur se nuk do të ndiqni rrugën e tyre. Nëse përpiqen ta kthejnë këshillën e tyre në urdhër, buzëqeshni dhe largohuni.

Bricjapi

Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit. Ka njerëz dhe çështje të tjera që kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Ujori

Mos e shpenzoni kohën duke diskutuar me njerëz që nuk do të bien kurrë dakord me ju, edhe nëse ia provoni që ajo që po thoni është e vërtetë. Ju më shumë se kushdo tjetër duhet ta dini shumë mirë sa e vështirë është të lini mënjanë atë që besoni e mendoni.

Peshqit

Me afrimin e hënës së re do të përballeni me shumë sfida e mundësi të reja, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të adaptoheni. Mos u shqetësoni, ndryshimet do të jenë pozitive.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 27 Gusht 2020.

Moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me kthjellime dhe shtim vranësirash mesatare dhe të dendura prej orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të jenë përgjatë relieveve malore në Lindje të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe kodrinore. Lokalisht në afate të shkurtra kohore rrebeshe, breshër dhe rrufe.

Mjegullinë e izoluar nga reshjet. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim Veriperëndim – Juglindje, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.