Këto gjëra nuk duhet ti mbani kurrë në portofol.

Fjalëkalimet. Shumë njerëz kanë një sërë fjalëkalimesh për faqet e internetit të ndryshme, kartat e ATM-ve dhe llogarive bankare, por ato janë padyshim diçka që nuk duhet t’i mbani kurrë në portofolin tuaj. Mbajtja e fjalëkalimeve ose numrave tuaj në portofol së bashku me kartat përkatëse është një recetë për katastrofë nëse jeni në shënjestër të një vjedhësi të portofolit. Fjalëkalimet dhe numrat PIN mund të jenë jashtëzakonisht të ndërlikuar për tu kujtuar, veçanërisht nëse keni një numër të madh të tyre, por është një ide e mirë t’i provoni dhe t’i mësoni përmendësh më mirë sesa t’i mbani në kuletë. Mbajini ato të shkruara vetëm kur është e nevojshme dhe larg nga kartat tuaja në një vend të sigurt, dhe të koduar nëse janë në një pajisje të lëvizshme.

Çelësat rezervë. Vërtet, një nga gjërat më të rëndësishme për të mos mbajtur në portofolin tuaj është çelësi rezervë i shtëpisë tuaj. Nëse portofoli juaj mban ndonjë dokument me adresën tuaj mbi to, dhe çelësi rezervë është në portofol, duke ju vjedhur portofolin mund të ju kushtojë më shumë nga sa prisni. Nëse hajduti përdor çelësin për të hyrë në shtëpinë tuaj, ju mund të humbni pronat personale, kështu që çelësat nuk duhet të mbahen kurrë në një portofol me informacione për adresën.

Pasaporta. Asnjëherë mos e mbani pasaportën në kuletën tuaj. Pasaporta juaj është çelësi i shumë llojeve të ndryshme të vjedhjeve, të tilla si udhëtimi në emrin tuaj, ose hapja e llogarive bankare për të emëruar. Ndërsa mund të keni nevojë për pasaportën tuaj në raste të caktuara, mbajeni të sigurt për çdo kohë dhe jini të vetëdijshëm për vendndodhjen. Humbja e pasaportës tuaj mund të jetë katastrofike, kështu që pasaportat janë padyshim një nga gjërat që nuk duhet të mbani në kuletën tuaj, veçanërisht kur jeni jashtë. Mbajeni të mbyllur të sigurt në shtëpi dhe nëse keni nevojë ta mbani përreth, kini kujdes.

Çertifikata e lindjes. Nëse keni nevojë ta keni me vete në një takim certifikatën e lindjes, sigurohuni që nuk e mbani atë me kartat dhe dokumentet e tjera për një periudhë afatgjate. Përdoreni atë për qëllimin që ju duhet, pastaj merrni në shtëpi dhe vendoseni në mënyrë të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur. Një nga gjërat e rëndësishme për të mos mbajtur në portofolin tuaj është çertifikata e lindjes në bashkëpunim me format e tjera të letërnjoftimit. Ky kombinim mund të jetë i dobishëm për hajdutët të supozojnë identitetin tuaj dhe ta bëjnë jetën një mjerim nëse kuleta juaj është vjedhur.

Telefoni juaj. Shumë njerëz tani mbajnë kuleta që gjithashtu kanë një vend për celularët e tyre. Nëse kuleta juaj vidhet, bashkë me të do të vidhet praktikisht edhe telefoni! Ka një milion arsye të qenësishme se pse celulari juaj nuk duhet të vidhet. Ne nuk mendojmë se ka nevojë për të gjitha arsyet që të renditen këtu. Telefoni juaj ka shumë informacione të rëndësishme në të, mbi të gjitha është një aparat tërësisht personal që nëse bie në dorë të hajdutëve do t’ju krijonte shumë probleme.

Flori rikthehet në muzikë, ky është projekti i tij më i ri.

Pas një pauze të gjatë, duket se Flori Mumajesi do të rikthehet sërish në muzikë.

Këngëtari i njohur u shpreh kohë më parë se mund të hiqte dorë nga muzika, duke trishtuar të gjithë fansat e tij. Ai mori gjithashtu një pushim nga rrjetet sociale, ndërkohë që të shumtë ishin ata që donin të dinin për Florin.

E mesa duket këngëtari ka vendosur t’i gëzojë të gjithë, duke u rikthyer me një bashkëpunin. Ka qenë Shkurte Gashi ajo që ka bërë një postim në ‘Instagram’, ku shihet me Florin dhe Brunon.

Së shpejti, shkruan këngëtarja duke na paralajmëruar për një tjetër sukses, i cili mesa duket do të vijë me videoklip. Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i Florit dhe Shkurtes, pasi ata kanë sjellë këngë si “T’u luta” dhe “Si dikur”.

E tepron Olta Gixhari, në plan të parë vë të pasmet (Foto)

Olta Gixhari është njëra ndër emrat më të përfolura në mediat rozë, pasi që ajo shpesh di të provokojë me fotografitë që bën publike.

Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën erdhi shumë atraktive.

Aktorja, këtë foto e ka realizuar në pushime, ndërsa edhe kësaj radhe në fokus kishte të pasmet e formësuara.

E veshur shumë shkurt, Olta provokoi ndjekësit, të cilët nuk i kanë kursyer komentet dhe pëlqimet në këtë fotografi

Ja orari më i mirë për të pirë kafen e mëngjesit.

Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha më e mirë për të pirë kafen, sipas shkencëtarëve. Rreth orës 8–9 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin kulmin.

Ky është momenti ku jemi më të zgjuar se kurrë dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj kafes.

Më e mirë për shëndetin, do të ishte po ta konsumonit atë përgjatë orarit 9:30 – 11:30 kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës.

Nëse e keni të vështirë të ngriheni para orarit ideal, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur.
Ritmi ynë kardiak, kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale, rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë.

Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe të zgjimit.

Legjenda e “Baba Tomorit”.

Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat. Populli ka respekt e nderim hyjnor për dy vëllezërit, sepse betohet “për Baba Tomor”, “për Abaz Ali”.

Legjendat e gojëdhenat popullore hedhin dritë mbi frikën, mbi forcën magjike të barnave që përdoreshin për shërimin e sëmundjeve, por shprehin njëkohësisht respekt dhe nderim për Baba Tomorë e për Abaz Alinë. Shenjtërimi i Tomorit nuk është rastësi, por është rrjedhojë e bukurive të rralla dhe e madhështisë së tij.

Mbi këto bukuri të veçanta të tij u krijuan misteret, miti, legjenda, gojëdhëna. Këtë e vënë re hulumtuesit e ndryshëm.
Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930-ën, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se në besimet e tjera.

Sot në Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë nga data 15-25 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit.

Po sipas M. Hasluck, bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Për t’i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti, ata iu referuan trashëgimit antik. Toponimin “Tomaros” ose “Tamari” a “Tmari”, që del tek Straboni dhe tek Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje

me Tomorin e Shqipërisë. Kështu, kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. Shqiptarët e moçëm, shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, besoninë hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë.

Zbulimi i Dodonës pellazge, si edhe i faltores së saj rrëzë malit Tomor do sillte edhe rënien antishqiptare që kërkonte të fuste frymën e përçarjes mes shqiptarëve. Faltorja e Dodonës, sipas antikitetit, ndodhet në rrëzë të malit Tomor dhe nuk ka lidhje me fetë aktuale në Shqipëri, por lidhet drejtë përsëdrejti me fenë pellazge shqipfolëse, ose fenë e gjuhës së perëndive e vërtetuar edhe me mbishkrime shqipe që 2500 vjet para Krishtit.

Homeri dhe shpjeguesit e tij të mëvonshëm thonë se Dodona vjenë nga kohët që nuk mbahen mend. Por Homeri “mbanë mëndë shumë mirë” qytetërimin e Knosos 2000, para Krishtit, gjë që do të thotë se Dodona vjenë nga mijëvjeçari i tretë Para Krishtit.

Historiani grek, Straboni, thotë se, “në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet “stis propodhes tu vunu Tomar” (gjendet në rrezët e malit Tomorr)… Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve.

Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.

Horoskopi ditor, 28 shtator 2019.

Dashi. Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku lodhja dhe stresi do të dominojnë. Mundohuni që të rrini të qetë dhe të mbani nën kontroll nervozizmin si dhe të mos kapeni pas atyre personave që nuk kanë gisht. Mundohuni që të gjeni mënyrën të relaksoheni, pasi keni vërtetë nevojë.

Demi. Për të qenë të qetë, keni nevojë për stabilitet ekonomik. Yjet kanë ndikim të favorshëm sa i takon çështjeve të biznesit, pasi parashikohen fitime më të mëdha. Po ashtu në punë do të ecni përpara me projekte që do të rezultojnë fituese. Në të gjitha kushtet, gjërat do të përmirësohen për ju.

Binjakët. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve në këtë fundjavë, për t’iu dedikuar dashurisë, raporteve ndërpersonale dhe miqësisë. Të gjitha raportet janë mjaft të favorizuara, dhe do të jeni më të qetë edhe në sferën profesionale. Tashmë periudha e errët ka kaluar dhe tashmë gjërat do të ecin duke u përmirësuar.

Gaforrja. Mund të hasni në disa keqkuptime në punë gjatë kësaj fundjave, gjë që mund t’iu prishë planet. Mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve dhe të mos nervozoheni.

Luani. Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, për shkak se yjet vijojnë që t’iu mbështesin. Kush është i përfshirë në një histori dashurie, mund të ketë një zhvillim pozitiv, ndërsa kush është vetëm mund të ketë një takim të rëndësishëm, mjafton që të dilni dhe të shihni përreth.

Virgjëresha. Kjo e shtunë do të jetë pozitive, ku do të bëni organizime për të ardhmen. Ndoshta keni faj se nuk arrini që të konkretizoni gjithçka, pasi paratë ju shqetësojnë. Dijeni se shumë shpejtë do të jeni të favorizuarit e zodiakut, ndaj mos hiqni dorë nga projektet tuaja.

Peshorja. Gjatë kësaj dite bëni mirë që ti përkushtoheni dashurisë, pasi Venusi dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj. Ndjenjat do të kenë zhvillim mjaft të favorshme. Nëse jeni vetëm, mjafton që të dilni dhe takimet e bukura nuk do të mungojnë.

Akrepi. Kjo e shtunë do të jetë neutrale dhe gjatë saj duhet të reflektoni, sidomos sa i takon dashurisë. Bëni mirë që ta lini veten të lirë, pasi mund të jetoni emocione të bukura.

Shigjetari. Më në fund do të vijë qetësia për të lindurit e kësaj shenje. Ju pret një ditë mjaft pozitive, ku rikuperimi nuk do të vonojë. Lini gjithçka ju ka rënduar pas krahëve dhe shihni përpara.

Bricjapi. Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të ketë tensione dhe shqetësime me ish-partnerin/en tuaj. Sa i takon projekteve afatgjata, do të jenë mjaft të favorizuara. Mundohuni vetëm që të gjeni kohë për të pushuar dhe për tu argëtuar.

Ujori. Përfitoni nga kjo fundjavë për t’u shkëputur nga puna dhe për t’iu përkushtuar njeriut të zemrës dhe dashurisë. Duhet të konsolidoni historinë tuaj të dashurisë dhe të bëni projekte të rëndësishme, shkruan noa.al. Ndërsa nëse jeni vetëm, duhet vetëm të shihni përreth. Fizikisht ndiheni shumë më mirë në raport me disa javë më parë.

Peshqit. Mund të ndiheni paksa vetëm ose mund të ndjeni mungesën e disa emocioneve. Gjatë kësaj fundjave, do të ndiheni të tërhequr nga persona të shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Keni nevojë për të rigjetur dashurinë dhe për tu ndjerë të mbrojtur. Sa i takon punës, do të keni mundësi të mira për të nisur bashkëpunime të reja.

Studentët shqiptarë preferojnë këtë degë më shumë.

Viti i ri akademik në universitet do të nisë më 14 tetor, ndërkohë që ka ende 15000 kuaota të lira në programet e studimit. Edhe këtë vit, dega më e preferuar mbetet Mjekësia, kuotat e të cilës u plotësuan që në raundin e parë.

Interes më i ulët vihet re në degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe atij të Shkencave Sociale.

Agjencia Kombëtare e Barnave tërheq nga tregu Ranitidinën: Mjekët të mos e rekomandojnë.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Narvina Sinani ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka njoftuar se janë marrë masa për një parandalim të mundshëm, duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv Ranitidinë për përdorim.

Ajo tha se të gjitha institucionet shëndetësore nuk duhet të përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve si dhe mjekëve që të mos e përshkruajnë në recetë.

Në vijim të komunikimeve në lidhje me barin me lëndë aktive Ranitidinë pas lajmërimeve për këshillim të zëvendësimit të këtij bari me alternativave të tjera, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masa shtesë për një parandalim të mundshëm, duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv Ranitidinë për përdorim.

Përveç fazës këshilluese për përdorimin e barnave alternativë, Agjencia u kërkon të gjitha institucioneve shëndetësore (spitale publikë, spitale privatë dhe qendra shëndetësore) të mos e përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve, si dhe mjekëve të mos e përshkruajnë në recetë.

Një pjesë e distributorëve farmaceutikë të cilët kanë importuar barin me lëndë aktive Ranitidinë kanë filluar tërheqjen vullnetare të tij nga tregu, ku mes tyre është edhe bari Zantac me MAH-Glaxo Ëellcome UK, ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet marrja e masave të menjëhershme për tërheqja e tij nga tregu farmaceutik
Me anë të Urdhrit të Mjekut dhe Urdhrit të Farmacistit, por edhe njoftimeve të bëra në rrugë elektronike, profesionistëve të shëndetit u është kërkuar të pezullojnë dhënien e këtyre barnave, deri në një njoftim të dytë zyrtar nga institucionet ndërkombëtare të barnave.

Në të njëjtën kohë, Agjencia ka nisur kontrollet e menjëhershme tek subjektet farmaceutike si dhe farmacitë e rrjetit të hapur për zbatimin e këtij njoftimi. Në rast të konstatimit të tregtimit të këtij bari, ndaj subjekteve do të merren masa sipas ligjeve në RSH, u shpreh Narvina Sinani. Në ilaçet me lëndë aktive Ranitidinë, janë gjetur elementë kancerogjenë.

Ky qytet i Shqipërisë ka njerëzit më qeflinj për argëtim.

Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave, shëtitjeve në mbrëmje është kthyer vitet e fundit në një tërheqje turistike për shumëkënd. Edhe vetë korçarët po i shijojnë më shumë frytet e “Parisit të vogël”.

Për herë të parë në vitin 2018, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë, me 3.5% të totalit, nga 3.3% që ishte një vit më parë dhe 1.9% në 2017-n.

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në anketën e buxhetit të familjeve, publikuar së fundmi.

Këtë vit, për herë të parë ka zbritur nga froni Tirana, e cila deri tani mbante rekord për shpenzimet për argëtim, në raport me totalin që harxhojnë qytetarët e këtij qarku. Nga 4.1% të totalit në 2017, shpenzimet një vit më pas zbritën në 3.4%.

Në vend të tretë ka kaluar Lezha, me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi, me të njëjtën shifër.