Ky qytet i Shqipërisë ka njerëzit më qeflinj për argëtim.

315

Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave, shëtitjeve në mbrëmje është kthyer vitet e fundit në një tërheqje turistike për shumëkënd. Edhe vetë korçarët po i shijojnë më shumë frytet e “Parisit të vogël”.

Për herë të parë në vitin 2018, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë, me 3.5% të totalit, nga 3.3% që ishte një vit më parë dhe 1.9% në 2017-n.

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në anketën e buxhetit të familjeve, publikuar së fundmi.

Këtë vit, për herë të parë ka zbritur nga froni Tirana, e cila deri tani mbante rekord për shpenzimet për argëtim, në raport me totalin që harxhojnë qytetarët e këtij qarku. Nga 4.1% të totalit në 2017, shpenzimet një vit më pas zbritën në 3.4%.

Në vend të tretë ka kaluar Lezha, me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi, me të njëjtën shifër.