Itali arrestohen 8 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë.

413

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Como ka çuar në arrestimin e tetë personave, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe një Italian, katër prej të cilëve tashmë janë në burg për trafikim heroine dhe kokaine, kryesisht nga Hollanda.

Akuza është gjithashtu ajo e armëmbajtjes, pas sekuestrimit të një mitrolozi, revolveri, dy armëve nënujore dhe një gjysmëautomatike .

Hetimet e prokurorisë janë kryer në provincat e Como, Monza Brianza, Milano, Varese dhe Rimini që nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018.

Ndërkohë, përgjimet mjedisore janë mbledhur brenda makinave të përdorura nga të dyshuarit dhe janë realizuar përmes shërbimeve komplekse të vëzhgimit, përfshirë edhe përmes kamerave.

Shkëmbimi i mesazheve midis të dyshuarve, të dërguar përmes telefonave të tyre inteligjentë, është jashtëzakonisht i dendur dhe shumë i rëndësishëm për hetimin.

Ky hetim vjen pas një tjetër hetimi të zhvilluar nga policia e Milanos dhe i koordinuar nga Prokuroria Publike e Como, operacion që çoi në arrestimin e 23 rumunëve, në Shtator 2018, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni ndaj të paktën 25 viktimave, vajzave me kombësi shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze