Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshtatit Cangonj.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur I plagosur drejtuesi I biçikletës I cili është nisur për mjekim në drejtim të spitalit të Korçës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.