“Luajnë Mendsh!”/ Pediatrët Zbulojnë Arsyen e Fortë Përse Ndëshkimi Fëmijëve Nuk Duhet Aplikuar Kurrë

348

Ndërkohë që ndajnë udhëzimet e reja për një disiplinim efektiv, ekspertët zbulojnë edhe efektet e tmerrshme të ndëshkimit trupor dhe se si mund të kompromentojë shëndetin mendor të një fëmije.

Qëndrimet ndaj disiplinimit të fëmijëve në mbarë botën dhe në kultura të ndryshme janë shumë të ndryshme, me kërcënime si një formë dënimi që ende përdoret gjerësisht, pavarësisht nga provat në rritje se ndëshkimet mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.

Prindërit shpesh nuk janë të vetëdijshëm se si t’i disiplinojnë fëmijët e tyre dhe kështu përdorin metoda mizore të ndëshkimit trupor që përfundojnë duke ndikuar në zhvillimin normal të trurit të fëmijëve të tyre.

Në udhëzimet e tyre ekspertët e edukimit dhe disiplinimit hedhin poshtë shuplakat dhe ndëshkimin fizik në përgjithësi si metoda joefektive të disiplinimit të fëmijëve.

Ata vazhdojnë të përmendin metoda të tjera që janë shumë më të sigurta dhe shumë më efektive në rrënjosjen e ndjenjës së përgjegjësisë dhe vetëkontrollit tek fëmijët.

Në të vërtetë, madje edhe format verbale të dënimit, si ulja e vlerave ose poshtërimi, refuzohen jo vetëm sepse konsiderohen mjaft të padobishme, por edhe si mjaft të dëmshme për psikikën e fëmijës në një afat të gjatë.

Ndërkohë që dënimi fizik ose verbal mund të rrënjosë frikën tek një fëmijë, kjo frikë është jetëshkurtër dhe në afat të gjatë, fëmija mund të bëhet gjithnjë e më shumë agresiv.

Një hulumtimim zbuloi se fëmijët të cilët ishin ndëshkuar fizikisht më shumë se dy herë në muaj kur ata ishin 3 vjeç, u bënë më agresivë se moshatarët e tyre në moshën 5 vjeçare.

Në moshën 9-vjeçare, këta fëmijë vazhdonin të demonstronin sjellje negative dhe kishin rezultate më të ulëta të fjalorit perceptues. Studimet kanë treguar se goditja e një fëmije, poshtërimi i tyre, ose bërtitija mund të rrisë nivelin e hormoneve të stresit dhe të shkaktojë ndryshimin e strukturës së trurit të tyre.

Para-adoleshentët dhe adoleshentët u zbulua se përjetojnë probleme të shëndetit mendor si rezultat i drejtpërdrejtë i abuzimit të ashpër verbal. Dhe kjo vetëm sa mund të përkeqësohet kur të rriten, duke ndikuar në fusha të tjera të jetës së tyre edhe në moshë madhore.

Metodat efektive disiplinore do të nxisin sjelljen e qetë dhe të kontrolluar të fëmijëve në vend të agresivitetit dhe problemeve të ndryshme zhvillimore.

Sipas ekspertëve të edukimit është mirë të filloni me premisën e shpërblimit të sjelljes pozitive.

Prindërit mund të krijojnë rregulla dhe pritshmëri paraprakisht. Çelësi është që të jeni të qëndrueshëm në përcjelljen e tyre.

Nuk ka asnjë përfitim në ndëshkimin fizik të fëmijëve dhe ne e dimë mirë se fëmijët rriten dhe zhvillohen më mirë me modele e role pozitive dhe me vendosjen e kufijve të shëndetshëm.

Prindër, ju mund të veproni më mirë!