Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar ditën e sotme rezultatet për gjithsecilin nga maturantët që morën pjesë në provimin e tretë të Maturës Shtetërore, në Matematikë.
Sipas kësaj qendre 1 mijë maturantë nuk kanë mundur të kalojnë testin duke rezultuar mbetës.
Ndërkohë që vetëm 31 maturantë kanë mundur të marrin 10 në Matematikë.
Rezultate sigurisht aspak nderuese për maturantët e sotëm.
Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk ka lejuar që shkollat të vihen në dispozicion si qendra votimit. Me një urdhër, të cilin e ka ngjitur në dyert e jashtme të këtyre shkollave shkruhet se ndërtesat që janë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Shkodër janë në shërbim sipas funksionit që ato kanë të përcaktuar në dokumentin e pronësisë.
Askush nuk është i lejuar për t’i përdorur ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër. Sipas përcaktimit ligjor ky objekt është i paprekshëm pa lejen e institucionit të Bashkisë, shkruhet në dokument.
Por ajo që vihet re është se Ademi i është referuar dekretit të dytë të Metës, atij të datës 10 qershor dhe jo këtij të fundit
Që prej ditës së premte, efektivë të Forcave të Armatosura janë pozicionuar pranë ambasadave të disa shteteve në Tiranë, për të ofruar siguri shtesë në prag të zgjedhjeve vendore që mbahen këtë të diel. FOTO: LSA
Më shumë se 1000 persona kanë shfaqur interes për të birësuar një bebe të gjetur të braktisur në një rrugë pranë Atlantës, SHBA, e mbështjellë me një qese plastike. Autoritetet konfirmojnë se vogëlushja, e quajtur India, thanë se vetëm në shtetin e Xhorxhias janë 200 familje që duan ta birësojnë.
Foshnja u gjet mbrëmjen e 6 qershorit nga dy motra, Kyler dhe Kyla Ragatz, të cilat kontaktuan menjëherë policinë. Foshnja kishte ende të paprerë kordonin umbelikal, por nuk kishte lëndime. Video e shpëtimit, regjistruar nga kamera që efektivi i policisë mbante në trup, u publikua vetëm të enjten.
Pavarësisht vëmendjes së madhe dhe interesimit për t’u kujdesur për foshnjën, policia vazhdon të kërkojë nënën biologjike, për të mësuar historinë e vërtetë të braktisjes së Indias.
Rikthehet paniku nga tërmetet tek banorët e Korçës.
Pas trë goditjeve të regjistruara të premten, edhe këtë të shtunë janë shënuar edhe 4 lëkundje të tjera por me magnitudë më të vogël, ku më e madhja ka qenë 2.8 Rihter.
Qyteti I Burrelit është përfshirë këtë të shtunë nga protestat.
Mbështetës së shumtë të opozitës, janë mbledhur e më pas janë drejtuar drejt KZAZ nr 16.
Pranë KZAZ ndodhen edhe mbështetës së shumtë të Partisë Socialiste.
E njëjta situatë u regjistrua edhe mbrëmjen e të premtes ku mbështetësit e të dyja forcave u vendosën përballë njëri-tjetrit, por që nuk pati incidente.
Mbështetësit e opozitës kërkojnë lirimin e ambienteve nga ana e KZAZ.
Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Vocit.
Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidenturit ishin maturantë, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, teksa udhëtonin me makinë tip Benz me targa AA 046 VP.
Sipas policisë lokale shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit, fillimisht të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Bulqizës ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Qarkun e Korçës.
Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.7 rihter dhe thellësi 25 km. Epiqendra ka qenë në fshatin Nikolicë ndërsa nuk raportohet për deëme në material.
Kjo ishte lëkundja e tretë e regjistruar gjatë kësaj të premteje në Korçë pasi gjatë pasdites u regjistruan dhe dy lëkundje të tjera. Njëra prej të cilave e kishte epiqendrën në fshatin Nikolicë.
Ndërkohë që vijon të mbetet e tensionuar situate në Dibër, konkretisht pranë KZAZ-së nr 19-të, Policia e Shteti ka dalë me një deklaratë zyrtare ku bën thirrje ndaj protestuesve të mos hedhin sende ndaj efektivëve me sende të forta, kapsolla dhe bomba Molotov.
Sipas Policisë protestuesit po tentojnë të futen brenda ambienteve të KZAZ-së dhe shton se kjo rrezikon edhe jetën e forcave blu.
“Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Deklarata e plotë:
Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.
Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore.
Vozitja e biçikletës është shumëfish e dobishme për organizmin tonë. Ajo mban kondicionin dhe shëndetin e mirë, pengon paraqitjen e shumë sëmundjeve dhe nuk e ndot ambientin.
Me vozitjen e rregullt të biçikletës në mëngjes ju harxhoni kalori, e zhdukni dhjamin dhe i forconi muskujt. Përveç kësaj, qëndrimi në natyrë, ajri i pastër dhe ndjenja e relaksimit veprojnë pozitivisht në shëndetin tonë.
Me vozitjen e rregullt të biçikletës ju e zvogëloni rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe presioni i lartë i gjakut përmirëson qëndrueshmërinë e organizmit, ndihmon tretjen dhe zvogëlon stresin.
Gjatë vozitjes së biçikletës punojnë një grup i madh i muskujve, çka ndikon në humbjen e kalorive. Vetëm 10 kilometra vozitje e biçikletës në ditë rezulton me humbjen e 1500 kalorive.