Rreth dy orë nga nisja e protestës ditën e sotme, kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga ku fton qytetarët t’i bashkohen protestës.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja. Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm! Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke! Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia është e kapur! Biznesi po rrënohet! Dhuna godet kudo! Thika e pushtetit ka prekur palcën! Nuk durohet më!”, renditet Basha disa nga arsyet për të cilat ai thotë se duhet të protestohet.
Më tej, ai thekson se vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit. “Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha”.