Sjelljet që një mashkull i bën vetëm për atë që dashuron

327

Dashuria është një ndjenjë që shumë persona e përjetojnë në mnyra dhe në forma të ndryshme ndaj asnjëherë nuk ka një teori se si mund të jetë në të vërtetë ajo.

Ne kemi parë në filma dhe libra romantikë na bën të mendojnë se një mashkull që vërtet e dashuron gruan e tij duhet gjithmonë t’i dhurojë asaj lule dhe aksesorë, të bëjë gjëra të çmendura për të dhe të shpëtojë botën.

Por kur ne nuk shohim shenja të tilla të dashurisë, ne zhgënjehemi dhe ndihemi sikur partneri jonë nuk na dashuron. A është kjo e vërtet? Apo thjeshtë meshkujt e shprehin dashurinë në mënyrë tjetër?

Më poshtë ju do të lexoni disa nga shenjat që bën një i dashuruar;

Ai më shumë ju dëgjon sesa flet
Shumica e meshkujve nuk refuzojnë të flasin për veten dhe arritjet e tyre. Por kjo nuk është mënyra se si funksionon një mashkull i dashuruar. Mashkulli i dashuruar ju dëgjon me vëmendje dhe ju bën pyetje sepse dashuria e vërtetë nënkupton interesim dhe komunikim.

Shqetësohet për miqtë dhe familjen tuaj
Një mashkull i dashuruar gjen vend në zemrën e tij edhe për familjen dhe shoqërinë tuaj. Ai mund të mos i dojë ata, mundet edhe të mos i respektojë në disa raste, por asnjëherë nuk ju ndalon të komunikoni me ta.

Është krenar për sukseset tua dhe u tregon të gjithëve
Shumicës së meshkujve iu vjen inat kur femrat e tyre arrijnë më shumë sukses sesa ata në ndonjë sferë të caktuar. Por një mashkull i dashuruar e shijon suksesin tuaj sikur të ishte i veti, prandaj edhe është i lumtur për ju.

Jeni prioriteti i tij
Një mashkull i dashuruar gjithmonë gjen kohë për ju, dhe rrjedhimisht gjithmonë do të mbetni prioriteti i tij.