KQZ jep shifrën zyrtare të pjesëmarrjes në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dha numrin zyrtar të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale 2019, që u mbajtën sot.

KQZ bëri me dije se kanë marrë pjesë në votime 21.6 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Publikimi i kësaj pjesëmarrjeje erdhi pas rreth tre orësh nga përfundimi i orarit zyrtar të votimeve.

Rekord në Një QV voton vetëm…një person!

Në fshatin Ngraçie të Mallakastrës ka votuar vetëm 1 person
për kryebashkiakun e ri.

Fshati Ngraçie është vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili u procedua nga policia për pengim të procesit zgjedhor dhe në fshatin e tij mund të themi se janë bojkotuar zgjedhjet.

Rama befason për zgjedhje jo me votë, por me veshje.

Kryeministri Rama ka votuar në Surrel. Por veç deklaratave të tij ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje ka qenë veshja e tij.

Ai është shfaqur me një xhaketë blu dhe këmishë të bardhë, ndërkohë që ka veshur një palë pantallona të shkurtra me xhepa të gjerë, ku i dallohen çorapet e gjata deri në gju dhe këpucë serioze.

Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, e cila kishte vendosur një kapele të zezë në kokë.

Moti për ditën e Diel,30 qershor 2019.

Moti për nesër do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje me shpejtësi 10 deri në 15 metër për sekondë në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0.5 deri në 1.5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat min dhe max do të jenë në zonat malore 18 deri në 33 gradë celcius dhe në zonat e ulëta 24 deri në 40 gradë celcius.

KQZ apel Bashkisë Shkodër: Bashkëpunoni, në të kundërt vendos ligji

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar se në 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë.

Përmes një deklarate për mediat KQZ bën me dije se përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme.

Ndërkohë, KQZ i kanë bërë thirrje kryetares së Bashkisë së Shkodrës dhe të lirojë rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura.

Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë. Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ. Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.
Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.
Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit.

Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që çdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë. Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.

Makina del nga rruga, ndërron jetë 18 vjeçari.

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Thumanë të Krujës.

Një mjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga dhe për pasojë 18 vjeçari me iniciale A.K. ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, 4 persona të tjerë, të gjithë të moshës 18 vjeç, janë plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Aksident në Krujë, humb jetën 18 vjeçari plagosen 4 të tjerë

Një 18 vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thumanë, ku një mjet tip Volsëagen ka dalë nga rruga, si pasojë për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi me iniciale A.K.

Ndërkohë nga aksidenti janë plagosur edhe shtetasit A.N. U.L., A.M. dhe A.L. të gjithë të moshës 18 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Basha apel qytetarëve: Shmagni dhunën, Ramës po i vjen fundi!

Vetëm disa orë para zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë nga selia blu, ku ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëhen pre e dhunës, dhuna sipas tij i intereson vetëm Edi Ramës.

Ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati ka ripërsëritur se Shqipëria nuk ka zgjedhje të dielën.

Kreu i PD-së është shprehur se dhuna nuk do të prodhonte përfitime politike, por do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura.

“Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti. Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal. Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura, Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës! Ndaj sot dua t’i them cdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona

Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama! Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj! Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt. Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës. Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja. Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë. Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre. Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj. Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës.

Basha ka akuzuar Ramën se dhuna është skenar i tij dhe ajo i sërben vetëm atij për pushtetin personal.

Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij, nga distancimi prej tij dhe nga izolimi i tij. Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal.

Ndër të tjera kryedemokrati ka thënë se interesi interesi publik, mirëqenia e njerëzve është interesi dhe detyrimi i tij personal. Gjithashtu ai ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bini pre e instinktit të dhunës dhe e provokimeve për dhunë.

Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë! Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë, parimet mbi të cilat ne veprojmë! Ne duam të jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Nesër dhe çdo ditë! Nesër duhet dhe do të dallohet qartë diferenca mes autokracisë kriminale të votimeve farsë dhe dinjitetit të një populli të tërë të bashkuar që sfidon regjimin.

Komplimento, përqafo, dhuro dashuri!

Mjafton të shohësh përreth teje që të kuptosh se sa ka ndryshuar gjithçka. Dikur dilje dhe njerëzit i shihje të bënin muhabet përgjatë gjithë shëtitjeve të tyre. Sot i sheh secilin me celularin e vetë në dorë, të zhytur në botën e tyre virtuale.

Dikur një mik më ka thënë Teknologjia ka për t’i çmendur njerëzit, por nuk e ka fajin vetëm interneti dhe teknologjia për gjithçka që po na ndodh.

Nëse e shohim që në rrënjë këtë problem, unë them se të gjithë do të dalim në të njëjtin përfundim. Nuk e kanë fajin smartfonët, por raportet e ftohta që kemi ne me personat përreth. Nëse që në fillimet e zhvillimit të teknologjisë, ne do të kishim raporte më të ngushta me njerëzit që na rrethonin, nevoja për mbështetje nga personat virtualë do të ishte minimale. Sot ne po marrim mbështetje, komplimenta, “dashuri” nga njerëz që nuk i njohim dhe në të kundërt, po marrim përbuzje, urrejtje dhe paragjykime nga ata që i mendonim miq.

Për këtë mjafton të mendosh vetëm për diçka. Kur ka qenë dita e fundit që një mik apo një mikeshë e jotja të ka komplimentuar? Kur ka qenë hera e fundit që ti ke komplimentuar dikë pranë vetes?

Duket paksa falsitet dhe hipokrizi të komplimentosh dikë edhe për diçka që nuk ka vend për mburrje, por koha e tashme është e mbushur me stres dhe vetmi për këdo.

Nuk ka person të zhytur në internet që të jetë i lumtur. Madje stresi dhe vetmia ndihen më tepër tek ata që qëndrojnë më gjatë duke përdorur internetin. Kjo është arsyeja se pse neve na duhen më shumë fjalë të ngrohta me njëri-tjetrin.

Dikush mund të mos jetë veshur me shumë stil, por ti mund ta komplimentosh për paraqitjen apo për karakterin e tij. Dikush tjetër mund të mos jetë i paraqitshëm, por mund të gjesh një arsye për ta komplimentuar për veshjen, apo aromën e parfumit që ka hedhur. Pas kësaj, shikojeni se si buzëqeshja ka për t’u shfaqur në fytyrën e përsonit përballë jush, duke ia zhdukur tiparet e vetmisë dhe dëshpërimit.

Është në dorën tonë për ta ndryshuar këtë realitet. Nuk ia vlen që rinia jonë, pra qeliza nga e cila e merr zhvillimin gjithë shoqëria, të jetojë kështu siç po jeton, në vetmi, në dëshpërim, me strehë të vetme rrjetet sociale. Jemi ne që duhet t’i ftojmë të afërmit tanë, miqtë tanë në kafe dhe t’u flasim atyre sa më ngrohtë; t’i përqafojmë; t’i falim dashuri. Për të ngrohur zemrat e vetmuara duhet punë, por duhet ditur se nuk ka gjë të paarritshme.

Si thoni sikur të gjithë së bashku ta largojmë përqendrimin tonë dhe të personave rreth nesh nga virtualiteti dhe t’ia shtojmë atë realitetit? Natyra dhe bota janë plot me ngjyra dhe mezi presin të eksplorohen nga ne. Gjithçka që duhet bërë, është të ndryshojmë sadopak sjelljen tonë. Që sot, nëse është e mundur./Bota.al

Fluks në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë

Mijëra kosovarë janë drejtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 09:00 kanë kaluar mbi 7 mijë shtetas kosovarë.

Numri i madh i kosovarëve që vijnë drejt Shqipërisë ka krijuar fluks në Morinë.

Policia kufitare po punon me proceduara të përshpejtuara duke lehtësuar qarkullimin dhe shmangur vonesat në kufi.