Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, procedohet penalisht

518

Një 31 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Durrrësit pasi organizonte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Shtetasi i proceduar është me inicialet A.N., banuesnë lagjen Nr. 13, në Durrës.

Sipas policisë, 31 vjeçari e ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në lokalin e tij.

Policia thekson se kontrollet kundër lojërave të fatit do të vazhdojnë deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.