Arrestohet themeluesi i Wikileaks Julian Assange

603

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange u arrestua në Ambasadën e Ekuadorit në qendër të Londrës. Kjo është bërë e ditur nga policia britanike.

Operacioni erdhi pasi Assange akuzoi autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar se e kanë përgjuar gjatë qëndrimit 7 vjeçar në godinën e selisë diplomatike.

Në vitin 2012, themeluesi i Wikileaks u strehua në ambasadë për të shmangur ekstradimin për në Suedi ku përballej me akuzën për abuzim seksual, për të cilën është shpallur i pafajshëm.

Policia e Londrës thotë se ai do të dërgohet në gjykatë sa më parë që të jetë e mundur. Arrestimi i Assange erdhi pasi Ekuadori i hoqi mbrojtjen diplomatike.