Parashikimi i motit, ja zonat ku sot do të ketë reshje shiu

458

Paraditja paraqitet kryesisht me mot të vranët në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës vranësirat lokale zhvillohen në zonat bregdetare dhe zonën e ulët duke rrezikuar shira të dobët. Ndërsa mbrëmja dhe orët e natës paraqiten me intervale kthjellimesh në vend.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor për pasojë do gjenerojë në det dallgëzim 3-4 ballë.

Temperatura e ajrit bien lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat termike ditore nga 9-25 gradë.