Besnik Hasi merr drejtimin e Kombëtares shqiptare?

1023

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Shqipëria është në kërkim të një trajneri që ti udhëheqë në eliminatoret e Europianit 2020. Eduardo Reja është emri më i përfolur për të zëvendësuar Panuccin, por duket se presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe tekniku italian janë akoma shumë larg nënshkrimit të një kontrate.

Por tekniku 73-vjeçar nuk është alternativa e vetme për tu ulur në pankinën e kuqezinjve. Një tjetër emër që përmendet është dhe ai i Luigi De Canios. Ish-trajneri i Udineses ishte një pretendent i fortë edhe për të pasuar De Biasin, por atëherë garën e fitoi Panucci.

Kliko per me shume info
Krahas italianëve, zgjidhja mund të vijë edhe me një ish i Kombëtares. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin dhe kapitenin e kuqezinjve, Besnik Hasin, i cili aktualisht është i papunë dhe do të mirëpriste një ftesë për të drejtuar kuqezinjtë.

Gjakovari ka qenë një alternativë për të drejtuar Shqipërinë edhe para se të ulej në stol De Biasi, por atëherë presidenti i Anderlechtit nuk e lejoi të pranonte ofertën e Dukës.

Ndërkohë kuqezinjtë po mendojnë për ndeshjen e radhës, atë me Andorrën. Ndaj këtij kundërshtari kemi luajtur vetëm në miqësore ku numërojmë 2 fitore dhe 1 humbje.