Ishte shtruar prej 2 javësh te “Shefqet Ndroqi”, ndahet nga jeta mjeku i njohur

136

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare mjeku endokrinolog, Josif Dëna. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin COVID-19, ku ishte shtruar prej dyjavësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit, mjeku ishte në intubim, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Dëna shërbeu 45-vjet në Spitalin Rajonal Berat. Kolegët e miqtë nuk i kanë kursyer mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë, ai ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit, deri në daljen në pension disa muaj më parë.