Histori/ Si u përdor baza ajrore e Gjadrit nga CIA amerikane

Ish-aviatori Agim Bacelli rrëfen mbi bazën më të madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë e më modernet në Europë, gjatë komunizmit, falë infrastrukturës tepër speciale që kishte. Kurse tani përdoret vetëm si strehim, për një numër avionësh të ngelur…

Baza ajrore, që cilësohej si njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Kjo ka qenë ajo e Gjadrit, fluturimet në të cilën filluan pikërisht me rastin e ditëlindjes së ish-diktatorit, më 16 tetor 1976. Detaje të tjera interesante rreth saj vijnë sot për lexuesit e “Albanian Free Press” nga ish-aviatori Agim Bacelli. Sipas tij, kjo bazë u bë për herë të parë publike, “kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës”. “Nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses. Dhe duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000…”, rrëfen ai…

***
Baza ajrore e Gjadrit, ishte baza më e madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë e më modernet në Europë të asaj kohe, falë infrastrukturës tepër speciale që ajo kishte. Pista ajrore u ndërtua në një mënyrë të tillë që pas uljes, avioni të mund të futej direkt në një tunel të nëndheshëm në formë “U”-je në malin e Kakariqit. Ky tunel me një gjatësi mbi 600 metra, gjerësi mbi 15 metra dhe lartësi mbi 9 metra, ishte edhe shtëpia 12 avionëve MiG-21 dhe 36 avionëve MiG-19. Plus që ishin dhe 6 avionë Mig-17 mësimorë, dy për çdo skuadrilje. Kapaciteti i tunelit ishte mbi 50 avionë, bashkë me personelin dhe një ofiçinë riparuese në rast lufte.

Fillimisht, regjimenti u pagëzua me numrin 5646. Përveç pistës kryesore 3000 metra të gjatë dhe 60 metra të gjerë, ishte ndërtuar dhe “Pista Urgjente” për ngritjet direkt nga tuneli dhe për uljet avari. Kjo pistë kalon mes përmes fshatit Gjadër.

Fluturimet si regjiment ajror i kompletuar filluan afër fundit të vitit 1976, pikërisht më 16 tetor, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës dhe morën formë të plotë gjatë vitit 1977, kur fluturimin e parë stërvitor-luftarak e bënë pilotët Bardhyl Taçi, Harilla Rebi dhe Kristaq Llambi Burda.

Hapja e bazës

Hapja e bazës shënohet në 15 mars 1974, ndërsa një vit më parë, për festën e Forcave të Armatosura, në 10 korrik 1973 u ul avioni i parë. Kjo bazë u bë “shtëpia” e regjimentit të ri 5646 të gjuajtësve, duke përmbledhur fillimisht një skuadrilje me gjuajtësin “F-6/ MiG-19S”. Më pas, në maj 1976, në bazë erdhën gjashtë trajnues të avancuar “FT-5 “( një version kinez ky dy-vendësh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohë më vonë, një skuadrilje “F-7A/MiG-21F-13”. Kompletimi përfundimtar u bë në 16 tetor 1976, kur një Skuadrilje e terë “F-6/MiG-19S” mbërriti në Gjadër e ardhur nga Kuçova. Pas kësaj, baza cilësohej njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Vitet e fundit të funksionimit, njësia u riemërtua Regjimenti 4010 i Gjuajtësve. Ndërkaq, baza u bë për herë të parë publike, kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës. Konkretisht, nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses. Dhe duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000. Kurse tani përdoret si strehim për një numër avionësh të ngelur….

Të dhënat specifike të bazës

Kodi i identifikimit nga ICAO: LAGJ.

Gjerësia gjeografike: 41.98 gradë.

Gjatësia gjeografike: 19.59 gradë.

Lartësia nga niveli i detit: 7 metra.

Variacioni Magnetik: 003 gradë.

Pista kryesore me azimutet:

16/34 prej 2600 x 60 metra

Pista ndihmëse me azimutet:

17/35 prej 2204 x 24 metra.

“Ngel” në Vetting, KPK shkarkon gjykatësin e Durrësit

Kryetari i Gjykatës së Apelit civil në Durrës, Petrit Ceno është shkarkuar nga detyra prej komisionit të pavarur të kualifikimit.

Nga hetimet rezulton se Ceno ka fshehur pasurinë ndërsa ILDKPI është shprehur se gjykatësi nuk ka burime të ligjshme dhe ka bërë deklarim të rremë.

Në deklaratën e Vettingut, gjyqtari ka deklaruar një apartament 98 m 2 dhe garazh 22 m 2, 3 mijë metra ullishte në Shkallnur, etj.

Ndërsa KPK u shpreh se ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtat, mospërputhje me vendbanimin, pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme.

Në vitin 2015, prokuroria e krimeve te renda nisi një procedim penal ndaj Cenos dhe 2 gjyqtarëve të tjerë, pasi u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Prokuroria mbyll hetimet për Tahirin, ish-ministri njihet nesër me akuzat

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për Saimir Tahirin dhe përveç tij ka marrë si të pandehur edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelen, Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Ish-ministri i Brendshëm do të paraqitet të enjten në orën 13:00 për t’u njohur me akuzat zyrtare që do të ngrihen ndaj tij. Ndërkohë, avokati i Çelës do të paraqitet ditën e sotme për të mësuar akuzat. Mbi 3 ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.

Dy javë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën Tahirit për të mos u zgjatur hetimet, ndërsa Gjykata i dha kohë Prokurorisë deri më 10 mars.

“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në germën e fundit. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”, tha ish-ministri më 11 shkurt.

Moti për ditën e mërkurë, 27 shkurt 2019!

Kthjellimet dhe vranësira e herë pas hershme do të dominojnë motin në të gjithë vendin gjatë paradites.

Por pasditja do të risjellë vranësira më të shpeshta në zonat malore Veriore dhe Verilindore.

Kushtet e motit të kthjellët do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -4°C në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Gazetari i drejtohet Edi Ramës: Gazi helmues më bllokoi frymën, e provofsh aty ku të dhëmb më shumë…

Gazetari i Ora News Elio Laze ka reaguar me tone të forta ndaj Kryeministrit Rama. Vetë gazetari Laze, ashtu si dhjetra e dhjetra qytetarë, mbeti viktimë e gazit që lëshuar forcat qeveritarë ndaj qytetarëve protestues.

Ja reagimi i fortë i Elio Lazes ndaj Edi Ramës.

Dy fjale zemre Edi Rames!

“Qe ti je nje diktator ne grahmat e fundit te pushtetit tend te korruptuar dhe te droguar kjo nuk ka pike dyshimi. Qe populli qe proteston nuk eshte huligan, as kjo ska pike dyshimi. Sot isha ne godinen e parlamentit. Jo per te protestuar (fatkeqsisht) por per te raportuar si gazetar. Dhe cfare bere ti burracak? Urdherove deshtakun qe ke vene Minister te Brendshem qe te shperndaje turmat me gaz helmues. Protestues, gazetare, kalimtare dhe police vuajten pasojat. Ke ne kurrizin tend boll krime. Por tashme e ke kaluar masen.

Kete helm qe thitha sot dhe frymen qe me mungoi per shume minuta, shpresoj ta provosh aty ku te dhemb me shume (nese te dhemb), tek djali yt i vogel. Historia do te te gjykoje si nje tiran i turpshem. Fundi yt eshte ceshtje oresh.”

Dhuna s’është përgjigjja për problemet e Shqipërisë

Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta.

Violence is not the answer to the problems of Albania. We condemn again the political inciting of violence and call for restrain and responsibility. Protesting is democratic, but burning tyres, using firecrackers and breaking police cordons to attack a public institutions and in particular the heart of democracy is not. We equally urge police to react proportionately. We monitor with concern. We praise media for the great service that they provide to democracy through live reporting.

This e-mail message may contain confidential and/or privileged material. Delivery of this message to any person other than the intended recipient(s) does not in any way waive privilege or confidentiality. The information transmitted is intended only for the person or entity to whom or which it is addressed. Unauthorized use, disclosure or copying is strictly prohibited. The sender accepts no liability for the proper transmission of this communication or for any delay in its receipt.

Protestuesit tentojnë të futen në Kuvend, Policia lëshon gas lotsjellës (Video)

Tensionohet sërish protesta, pasi një grup njerëzit janë konfrontuar me kordonin e Policisë që është vendosur në hyrje të Kuvendit., Mes tyre janë edhe deputetë të Partisë Demokratike si Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

Brenda sallës së Kuvendit vazhdon seanca plenare, e cila ka nisur në orën 17:00, ndërsa jashtë saj vijon protesta e opozitës. Situata duket se është qetësuar pas momenteve kur protestuesit dogjën goma pranë Parlamentit.

Protestuesit djegin goma para Parlamentit, Basha, thirrje policisë: Hiqni kapelet, arrestoni hajdutët!

17:30 – Është tensionuar edhe më shumë situata në protestën e opozitës para Parlamentit. Përveç shashkave dhe tymueseve, protestuesit i kanë vënë flakën një gome makine në hyrje të kuvendit. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë afruar në gardhin rrethues dhe kanë dalë në rresht të parë, për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

17:18 – Pas Bashës, foli edhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: “Misioni i politikës është që të largojë këtë fenomen vrasës të shqiptarëve dhe ky fenomen e ka emrin “Edi Rama”. Ne zgjodhën të jemi si ju dhe sot Edi Rama është vetëm. Pjesën më të madhe të deputetëve e ka kundër.

17:08 – Basha u bëri thirrje edhe policisë, duke iu thënë të heqin kapelet e të arrestojnë hajdutët. “Banda e hajdutëve edhe sot e bëri aktin e saj tinëzar dhe të paligjshëm. Prapa asaj godine nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por banda e krimit dhe e hajdutëve që ka marrë peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur milionat nga populli më i varfër i Europës, i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit”, tha Basha.

17:05 – Në fjalën përballë protestuesve, Kryetari i PD, Basha, tha se asnjëherë nuk është mbledhur një numër kaq i madh qytetarësh brenda kaq pak orësh. Ai tha se qeveria edhe sot bëri një akt tinëzar me mbajtjen e seancës.

“Banda e hajdutëve edhe sot e bëri aktin e saj tinëzar dhe të paligjshëm. Prapa asaj godine nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por banda e krimit dhe e hajdutëve që ka marrë peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur milionat nga populli më i varfër i Europës, i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit”, tha Basha.

16:55 – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në shoqërinë e ish-deputetëve të tjerë janë nisur nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit.

16:45 – Deputetët e shumicës kanë zgjedhur të hynë në godinën e Kuvendit nga hyrja anësore, për të shmangur protestuesit. Por kjo ka qenë e mundur pasi disa prej tyre kanë hedhur shashka ndërsa në drejtim të deputetëve, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë përqendruar në këtë zonë për shmangur përshkallëzimin e situatës.

Disa prej protestuesve kanë shtyrë ministrin Blendi Klosin ndërsa ai po kalonte pranë Pedonales, por pas ndërhyrjes të pjesëtarëve të Gardës dhe Policisë, ai ka mundur të futet në rrethimin e Parlamentit nga hyrja anësore.


16:30 – Disa qindra vetë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të thërritur nga opozita në protestë vetëm pak orë më parë, kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi për një seancë plenare, ku do të miratohen disa ligje që kanë të bëjnë me organet e reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë pasi ndodhet në Lushnje në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ndërsa mësohet se do të mungojë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, raporton se për momentin Parlamenti është rrethuar vetëm nga një kordon me oficerë të Policisë së Shtetit, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë qëndrojnë pranë zonës ku po ndërtohet Xhamia e Namazgjasë.

“Mezi pret të zbresë në fushë”, ëndrra dhe thirrja për ndihmë…

Dorian Tahirllari është një nga ata shumë të rinj që futbollin mund ta lërë në hapat e parë dhe kjo për shkak të një sëmundjeje të shfaqur. I riu 17-vjeçar po lufton me tumorin dhe tregon se si e zbuloi gjithccka.

“Në shtator vura re që njëri testikul ishte ënjtur dhe më pas erdha në shtëpi dhe i tregova familjarëve. Shkuam në spital, ata më thënë të shkoja në Tiranë, ku bëra operacionin. Doktori më tha që nuk kisha nevojë për kimio, s’ka probleme dhe mund të shkoja edhe në stërvitje”, rrëfen Dorjani, i cili kishte nisur stërvitjen.

Por beteja me sëmundjen nuk ishte fituar, madje situata ishte rënduar. “Filloi një dhimbja mesi dhe e lashë stërvitjen. Më thanë të operohesha sërish dhe shkuam në Maqedoni. Atje panë qe e kisha edhe në kurriz edhe në stomak”, shton i riu, i cili ëndërron të rikthehet të luajë futboll. “Kam dy muaj pa luajtur, do doja të kthehesha që nesër. Por sa të kalojmë këtë”, përfundon ai.

Nëna e Dorianit, në lot tregon se janë ndihmuar deri më tani nga familjarët dhe miqtë e të birit. Gjithsesi: “Na kanë ndihmuar motrat dhe vëllezërit, edhe shokët e Dorianit janë organizuar të gjithë dhe na kanë ndihmuar. Edhe fshati këtu na e ka dhënë një dorë, ndaj i falënderoj. Sportin e ka ëndërr, mezi pret të shkojë në fushë”.

Doriani, për ta fituar këtë betejë sigurisht që ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga të gjithë. Kurimi i tij kushton dhe është i papërballueshëm nga familjarët. Skënderbeu, së bashku me kompaninë “BBS & BliniBileta T-Ticket”, dhanë kontributin e tyre, teksa të ardhurat e arkëtuara nga shitja e biletave për ndeshjen Skënderbeu-Tirana, shkuan pikërisht për Dorianin.

Solidarizim ka edhe nga personalitet të ndryshme dhe nga ekipe të tjera moshash, si shkodranët e AAS: “Ne, djemtë, vajzat, trajnerët dhe stafi i AAS bëjmë thirrje të gjithëve për t’u solidarizuar me ne të kontribuojmë sado pak për Dorianin, lojtarin e talentuar 17-vjeçar të KF Skënderbeu, i cili kërkon vetëm të jetojë duke vijuar të luajë futboll.

Për ta ndihmuar më poshtë gjeni numrin e telefonit dhe adresën e llogarisë së familjes së tij: Nr tel:- 0695273438, Banka Intesa Sanpaolo, Numër Llogarie 63535538001 IBAN; AL542084106700000”.

Dokumenti i ‘48/ Vaskë Koleci: Si i pushkatonim të pafajshmit me gjyqe të sajuara

Dëshmia e një prej krerëve të Sigurimit: Ja rastet e pushkatimeve pa gjyq, torturat dhe raprezaljet në Shkodër, Mirditë, Krujë, Mamurras, Shijak, etj. në vitet 1945, 1946, 1947…

Pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë dhe dënimin e Koçi Xoxes si pro-jugosllav, me këtë rast, Enver Hoxha nxiti në vitin 1948 një fushatë të tërë denoncimesh, sikur të gjithë krimet e përbindshme të viteve 1945, 1946, 1947 e deri në momentin e dënimit të Koçi Xoxes, kishin vetëm një fajtor, këtë të fundit.

Edhe pse në dhjetra dokumente, ku jepej leja e ekzekutimeve me vdekje, Hoxha vetë firmoste lirisht pa brerje ndërgjegjeje.

Sidoqoftë, dokumentet e kësaj periudhe, kryesisht të vitit 1948, edhe pse janë një valë e orkestruar denoncimesh, në thelb ato nxjerrin në dritë dhe faktojnë një varg ngjarjesh makabre të kryera nga komunistët, me qëllimin e vetëm: për të marrë me dhunë e më tej, për të mbrojtur po me dhunë pushtetin.

Dokumenti që sjellim sot, është një prej shkresave raportuese të vitit 1948, ku gati në formë autokritike, dëshmohen krimet e komunistëve në vitet, ‘45, ‘46, ‘47. Autori i saj është Vaskë Koleci, një prej vartësve të Koçi Xoxes, që drejtonin Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit me stukturën pararendëse Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit. Dokumenti përshkruan qartësisht se si bëheshin pushkatimet pa gjyq, apo edhe se si sajoheshin gjyqet ushtarake, që më pas dënonin me vdekje njerëz që nuk kishin bërë asnjë faj.

Pjesë nga deklaratat e Vaskë Kolecit, për krimet e viteve 1945 -1947…

…Gjatë tre muajve të parë 1945, në operacionin që u zhvillua në Veri, janë pushkatuar me dhjetëra veta, gjithashtu edhe djegur shtëpi. Për të gjitha rastet, sektori i bandave në seksionin e dytë, ka bërë raporte dhe relacjone të cilat janë paraqitur lart, por asnjë masë nuk është marrë dhe sigurisht kuptohet, se s’kishte se si të merrej.

Unë vetë, kur isha në tetor 1946 në Shkodër, në rastin kur në Dukagjin, nga të arratisur e fshatarë ishin goditur e shpartalluar dy njësite të M.P (Mbrojtjes së Popullit, forcat e Sigurimit) dhe kishin vrarë dhe plagosur nga tanët, unë u dërgova nën komandantin e qarkut ku i thashë që të bënte hetime e në rast se kanë marrë pjesë dhe fshatarë të vriten dy–tre veta në vend. Ay shkoi dhe pushkatoi 6 ose 8 veta. Këtë rast e kam bërë unë direkt…

Vrasje ilegale

Unë direkt dij për 6 vetat e pushkatuar më 1947 (tre gjermanët, 2 Jarri, Qendroja dhe Jaha(?) si dhe për Galib Hatibin. Për këto më ka thënë Koçi dhe unë i kam thënë D.M.P.(Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit). E vërteta është ashtu siç e kam thënë. Por në këtë kallëp unë fut edhe ato që janë qoftë me anën e gjyqeve. Në rast kur të arratisurit kanë bërë ndonji aksion ose atentat, atëherë si masë raprezaljeje janë bërë pushkatime jo të drejta dhe këto të maskuara me gjyqin ushtark ose gjyqe të ngritura nga DMP. Kjo ishte sa për hi syve dhe janë bërë me urdhër të Koçit. Këto janë bërë nën parullën “Ligji i madh është mbrojtja e Republikës” dhe këtë e kam dëgjuar në 1946 edhe nga shoku Nesti (Kerenxhi, zëvendësi i Koçi Xoxes). Një veprim i tillë ka dëmtuar rëndë dhe e ka diskretituar rëndë drejtësinë tonë, ka copëtuar besimin e popullit në ligjet dhe gjyqet tona.

Ja se si bëheshin: ndodhte nji aksion ose atentat, dërgoheshin forca, gjyqi ushtarak ose ka patur raste që këto ngriheshin nga D.M.P. sigurisht të autorizuar nga Koçi, arrestoheshin nga Sigurimi katër pesë veta me dyshime si strehuesa dhe shpesh pa asnji bazë, i rrihnin me dru, deri sa ai të pranonte se e kishte strehuar dhe furnizuar të arratisurin, gjyqin shpejt dhe plumbin kokës para masës…

Gjyqe të tilla janë bërë vazhdimisht në 1945 – 1946, si në rrethet e Shkodrës, Mamurras, Krujë, Mirditë e gjetkë. Mua më kujtohen këto raste: në 1946 për shkak se ishte prerë dy tre herë rruga në Mamurras, u dërguan forcat e Mbrojtjes, arrestuan një numër fshatarësh u torturuan dhe u pushkatuan 10 veta. Gjyqi ishte nga D.M.P. Nga Sigurimi kishte shkatruar shoku Vilson Pecani dhe ky i thotë se kishte urdhër nga Nesti. Ka patur edhe raste të tjera.

Më 1947, kur zëvendësoja unë Nestin, në rrethin e Shijakut, të arratisurit kishin bërë një sërë atentatesh. U dërguan forca për ndjekje. Gjithashtu, seksioni i Sigurimit, me anën e një shkrese, propozonte marrje mase pushkatimi për strehuesit. Unë ja paraqita Koçit dhe ky ja aprovoi për 5 veta. U arrestuan, u torturuan, u proceduan dhe u dënuan me pushkatim nga gjyqi ushtarak.

Kujto.al