“Ngel” në Vetting, KPK shkarkon gjykatësin e Durrësit

428

Kryetari i Gjykatës së Apelit civil në Durrës, Petrit Ceno është shkarkuar nga detyra prej komisionit të pavarur të kualifikimit.

Nga hetimet rezulton se Ceno ka fshehur pasurinë ndërsa ILDKPI është shprehur se gjykatësi nuk ka burime të ligjshme dhe ka bërë deklarim të rremë.

Në deklaratën e Vettingut, gjyqtari ka deklaruar një apartament 98 m 2 dhe garazh 22 m 2, 3 mijë metra ullishte në Shkallnur, etj.

Ndërsa KPK u shpreh se ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtat, mospërputhje me vendbanimin, pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme.

Në vitin 2015, prokuroria e krimeve te renda nisi një procedim penal ndaj Cenos dhe 2 gjyqtarëve të tjerë, pasi u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës.