Në fjalën e tij para qytetarëve në protestën e opozitës pranë Kuvendit, Lulzim Basha i dërgoi edhe një mesazh ndërkombëtarëve, të cilët e kanë kritikuar vendimin për dorëzimin e mandateve.
“Ndaj ju them miqtë e mi, kërkomëni gjithçka që mund t’ju jap si lider i opozitës. Por mos më kërkoni kurrë që të pranoj për popullin tim atë që ju s’do të pranonit kurrë për popullin tuaj”, tha Basha.
Ndërkohë, pas fjalës së Kryetarit të PD, Lulzim Basha, protestuesit po lënë godinën e Parlamentit për t’u drejtuar drejt godinës së kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e opozitës do të dorëzojnë edhe zyrtarisht mandatet, përmes shkresës së firmosur një ditë më parë.