Dëborë dhe temperatura të ulëta në gjithë Europën

482

Temperaturat vijojnë të jenë të ulëta në pjesën më të madhe të Europës, ndërsa disa vende janë në gjendje alarmi për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Në Bullgari pritet që gjatë ditës niveli i borës së rënë të shkojë në 40 centimetra. I ftohti që vjen nga Siberia është pagëzuar nga meteorologët me emrin “Bisha” që vjen nga lindja dhe ka sjellë temperaturat më të ulëta ndër vite në Europë.
Temperaturat në Moskë kanë rënë deri në minus 20 gradë të dielën, duke shënuar dhe natën më të ftohtë të këtij dimri. Në Kroaci gjendja është edhe më problematike me forcat e ndërhyrjes së shpejtë që po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe banorët.
Italia gjithashtu ka rënë në pushtetin e dëborës, e cila ka paralizuar transportin publik në zonat më prekura dhe sidomos ato që ndikohen nga Alpet.