“Arrest me burg” për 6 protestues, 5 lirohen

470

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg 6 nga të arrestuarit që protestuan me 16 shkurt, ndërsa 5 prej tyre u lanë të lirë.

Gjashtë të tjerë u dënuan me masën “arrest shtëpie”.

Mes të arrestuarve në burg u la dhe ish-kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.