Veliaj shantazhon gazetarin në sy të ambasadorëve: S’ke turp, të fëlliq ty, material legenash (VIDEO)

40

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është filmuar duke shantazhuar gazetarin e televizionit “Ora News” Isa Myzyraj.

Gazetari që kishte ftesë të ndiqte aktivitetin e mbjelljes së pemëve ku të pranishëm ishin edhe disa diplomatë të huaj në vendin tonë, po i drejtonte pyetje Veliajt. Por ky i fundit iu përgjigj me fyerje ndaj tij dhe pronarit të medies: “Si nuk ke turp! Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge”.

Truprojat e tij ndërhynë për ta mbrojtur Veliajn nga mikrofoni, duke u bërë mur ndaj gazetarit.

Në këtë aktivitet të mbjelljes së 1 mijë pemëve, ishin të pranishëm përfaqësues nga BE-ja, BERZH-i si dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Christian Steiner.

Pjesë nga Debati:

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Truprojet përpiqen ta ndalojnë

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Gazetari: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

….

Erion Veliaj: Ej … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash  

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

….

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!

https://youtu.be/S3mrLCPXnkg