DEA Amerikane në operacion, presioni dorëzoi Balilin

543

Teksa komentoi deklaratën e ministrit Lleshaj në lidhje me rastin Balili, gazetari Basir Çollaku u shpreh se ministri u mundua të mos harronte asnjë fjalë, pasi sipas tij ishte teksti i porositur.

Gazetari u shpreh se arrestimi i Balilit erdhi si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve dhe marrëveshja e kombëtarëve.

“Unë kam pasur dijeni se ka kohë një përpjekje e Balilit për t’u dorëzuar dhe ai priste të mbyllej faza hetimore dhe të dorëzohej. Ai e dinte më mirë se policia se kur do të dorëzohej. Kjo i jepte atij tagrin e shefit ndaj policisë dhe ministrit. Ky vetdorëzim ka të bëjë edhe me përfshirjen në këtë operacion të DEA-s. Nëse ata të vihen pas nuk ka ministër që të shpëton. Besoj se presioni ka qenë e ndërkombëtarëve ndërsa marrëveshja ka qenë e kombëtarëve për të shpëtuar nga sikleti”, tha gazetari.