Dita kundër AIDS/ Dalin shifrat: 1400 të prekur në Shqipëri, shumica burra.

1 dhjetori është Dita Botërore kundër sidës, hera 30-të që bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria e Kosova në luftën kundër AIDS?

“Kjo është një ditë për të kujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën nga AIDS, sepse nuk kanë pasur mundësi të marrin shërbimet tona,” thotë Michel Sidibé, drejtor i Agjencisë së OKB për Luftën kundër Sidës, UNAIDS. 35 milionë vetë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, 940 mijë vetëm vitin e kaluar. “Kontrolli për të parë nëse je i prekur apo jo nga sëmundja është shumë i rëndësishëm, sepse kur e mëson që je i prekur mund të marrësh trajtimin e duhur,” thotë Sidibé në Ditën Botërore të AIDS, e cila zhvillohet këtë vit nën moton “Dija të jep fuqi”.

Në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes të AIDS bota ka bërë përparime të mëdha, megjithatë kjo epidemi vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik në botë. Bota ka pasur vitin e kaluar 37 milionë vetë që jetojnë me sëmundjen HIV. Shpërndarja e infeksionit nuk ka rënë sa duhet dhe vitin e kaluar 1,8 milionë raste të reja i janë shtuar numrit të të prekurve. Disa rajone janë mbrapa me luftimin dhe burimet financiare mungojnë.

Frankreich Malian Michel Sidibe, Executive Director UNAIDS (Getty Images/AFP/T. Samson)Michel Sidibe, drejtor ekzekutiv i UNAIDS

Më të prekurit vuajnë nga paragjykimet

Paragjykimet dhe diskriminimi vazhdojnë të pengojnë njerëzit, sidomos popullsinë e prekur më shumë, burrat gay, punonjësit e seksit, transseksualët, njerëzit që marrin drogë me injeksione, të burgosurit, migrantët dhe vajzat e reja e adoleshente. Një në katër vetë që jeton me sëmundjen e HIV, 9,5 milionë vetë, nuk e dinë që kanë virusin, duke vënë në rrezik marrjen e vendimeve për parandalimin, trajtimin dhe shërbime të tjera kujdesi shëndetësor.

Për të penguar shpërndarjen virusi duhet mbajtur nën kontroll me terapi që ndalon rikthimin dhe për kërë njerëzit që jetojnë me HIV duhet të bëjnë kontrollin e virusit çdo 12 muaj. Ky kontroll tregon që trajtimi funksionon. Në rajone të ndryshme të botës bërja e kontrollit është me mundësi të ndryshme, diku është shumë e lehtë, diku ekziston vetëm një pajisje në gjithë vendin.

”Ka ende kohë për të bërë testin e HIV, për t’i dhënë mundësi gjithnjë e më shumë njerëzve të trajtohen, të rrisin burimet për të parandaluar infektimet e reja, dhe për t’i dhënë fund paragjykimeve. Në këtë moment kritik ne duhet të marrim kthesën e duhur,” bën thirrje Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, në përvjetorin e 30-të të Ditës Botërore të AIDS.

Frankreich führt Gratis-Kondome ein (picture alliance/dpa/P. Trias)Franca psh- ka vendosur futjen e kondomëve falas

Gjendja në Kosovë e Shqipëri

Kosova ka përhapje të ulët të virusit HIV si në përgjithësi në popullsi ashtu edhe në grupet e popullsisë që preken më shumë. Investimet në luftën kundër AIDS, Kosova i ka përqëndruar në parandalimin e sëmundjes. Për Kosovën informacionet i gjen në Global Fund, një instrument me qendër në Gjenevë, i krijuar në 2002-n. Programet e shëndetit publik në Kosovë, luftojnë për të drejtat e njeriut, sepse kanë pengesa në arritjen tek pjesë të ndryshme të popullsisë si të burgosurit, minoritetet dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Për Shqipërinë të dhënat gjenden në raportin e UNAIDS, të publikuar javën e kaluar. 66 përqind e njerëzve të infektuar me HIV në Shqipëri e dinë që janë të infektuar. 42 përqind e të prekurve marrin trajtim mjekësor. 14 përqind e të sëmurëve kanë virus ngjitës. 1400 vetë jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, 100 raste të reja infeksoni ka pasur në vitin 2017, më pak se sa 150 në vitin 2016. Pjesa më e madhe e të prekurve në Shqipëri janë burra heteroseksualë.

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve, këtë e tregojnë edhe shifrat. Vetëm 42 përqind e të sëmurëve me virusinHIV në të gjitha moshat kanë marrë trajtim mjekësor në vitin 2017. Një numër i vogël klinikash shëndetësore në Shqipëri ofrojnë kontroll për sëmundjen HIV.

Ndërsa në Evropë vendet me përhapje të lartë të AIDS janë Estonia, Ukraina, Rusia, Lituania dhe Portugalia. DW

Foshnjat me gjene të redaktuara, kërkohet dënimi për shkencëtarin.


Shkencëtari kinez, i cili pretendon të jetë i pari në botë që ka redaktuar kodin gjenetik të një çifti fëmijësh binjakë të lindur kohët e fundit, për t’i bërë ato rezistente ndaj virusit HIV, ka mbrojtur punën e tij dhe thotë se do të bëjë të njëjtën gjë për një shtatzani tjetër të mundshme.

Por siguria që ai ka dhënë që eksperimenti do të analizohet nga një revistë shkencore, nuk i ka zbutur shqetësimet në rritje. Studimi i He Jiankuit, që u bë publik befasisht pak përpara një takimi ndërkombëtar mbi ndryshimin e gjeneve në Hong Kong, ka nxitur një sërë pyetjesh në lidhje me sigurinë dhe etikën e eksperimentit, si dhe financimin e tij.

Një grup prej më shumë se 120 shkencëtarësh kinezë, të cilët ngritën zërin kundër tij gjatë javës, është rritur. Në një deklaratë të lëshuar të enjten, e cila tani është nënshkruar nga më shumë se 300 shkencëtarë si në Kinë dhe jashtë saj, kërkohen përgjigje ndaj 10 pyetjeve kyçe, duke përfshirë atë që është çështja vërtetë e eksperimentit? Nga vijnë financimet dhe kush do të garantojë të drejtat e dy vajzave – të njohura si Lulu dhe Nana – për t’u kujdesur?

“Ne jo vetëm që duhet të pyesim a ishte eksperimenti i realizuar me të vërtetë për të ndihmuar çiftet e përfshira? Apo thjesht u përdorën si minj laboratori për të përmbushur ambicien personale të He Jiankuit, ose interesat potencialisht të mëdha të këtij lloj biznesi?”, shtron pyetje deklarata.

Gjatë një sesioni të pyetje-përgjigje në Hong Kong të mërkurën në takimin e Dytë Ndërkombëtar mbi Redaktimin e Gjenomit Njerëzor, He Jiankui tha se interesat e familjeve dhe foshnjave ishin shqetësimi i tij kryesor.

Ai tha gjithashtu se kërkimi ishte kryesisht i vetëfinancuar, një kërkesë që shkencëtarët e tjerë kinezë e gjejnë të vështirë ta besojnë.

“Të gjithë shpenzimet e kujdesit mjekësor të pacientëve u paguan nga unë dhe një sasi e vogël e kostos së sekuencave të gjeneve u mbulua nga personeli në Universitetin Jugor për Shkencë dhe Teknologji”, tha ai.

Ky Universitet tha se zoti He është larguar nga posti i tij që prej muajit shkurt. Në deklaratën e tyre, shkencëtarët vlerësuan se një eksperiment i tillë me kostot e stafit dhe të fekondimit në epruvetë, si dhe eksperimentet paraprake me majmunë, duhet të kenë kushtuar miliona dollarë.

Shkencëtarët shprehën gjithashtu shqetësimin se ky kërkim nuk do të vendoste vetëm një përparësi të rrezikshme, por është kundër ligjit kinez dhe një konsensusi ndërkombëtar lidhur me redaktimin e gjeneve.

“Ne kërkojmë që këto pyetje të marrin një hetim të shpejtë, rigoroz gjithëpërfshirës dhe me përgjigje”, thuhet në deklaratë. “Nëse kalon pa ndëshkim, ky rast do të dërgojë mesazhin e gabuar se kushdo me ambicie dhe fonde, ashtu si zoti He, mund të kryejë eksperimente të tilla të errëta”.

Pjesëmarrësit në Takimin mbi Redaktimin e Gjeneve Njerëzore në Hong Kong lëshuan një deklaratë të fortë të enjten, duke e quajtur eksperimentin e kolegut të tyre, “thellësisht shqetësues” dhe “të papërgjegjshëm”.

Komisioni organizues i takimit tha: “Edhe nëse modifikimet janë verifikuar, procedura ishte e papërgjegjshme dhe nuk pajtohet me normat ndërkombëtare”.

Në komentet të mërkurën, biologu David Baltimore, fitues i çmimit Nobel gjithashtu ndau shqetësimin e tij. Zoti Baltimore është kryetari i konferencës.

“Mendoj se eksperimenti i zotit He nuk ka qenë një proces transparent, ne e zbuluam këtë vetëm pasi ndodhi dhe pas lindjes së fëmijëve,” tha ai, duke folur përpara sesionit të pyetje-përgjigjeve për zoti He. “Unë mendoj se ka pasur një dështim të kontrollit dhe disiplinës nga ana e komunitetit shkencor për shkak të mungesës së transparencës”.

Pyetja e madhe që vjen më pas është se si autoritetet kineze do të merren me këtë incident dhe me zotit He. Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës dhe Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë e kanë bërë të qartë se dënimi do të jetë në përputhje me ligjin.

Avokatët në Kinë, megjithatë, kanë filluar të vënë në dukje mangësitë ligjore që ekzistojnë dhe mund të pengojnë përpjekjet për të ndërmarrë veprime ligjore. Në një blog në internet, avokati me bazë në Guangzhou, Zhou Xiaoyun vuri në dukje se ndërsa ka rregulla administrative për modifikimet e gjeneve, klauzola të tilla nuk mund të gjendeshin në ligjin penal.

Avokati Zhou sugjeron se në këtë rast, një hetim në nivel kombëtar duhet të ndërmerret për të gjithë ata që janë përfshirë.

“Një ligj penal duhet të vendoset shpejt për të ndaluar eksperimentimin për redaktimin e gjeneve të njeriut. Sidoqoftë, duke qenë se kutia e Pandorës tashmë është hapur, masa të tilla për të korrigjuar problemin do të vonojnë paksa ndikimin e ligjit”, tha ai.

Deri më tani, Komisioni Shëndetësor i Provincës Guangdong dhe qytetit Shenzhen, si dhe Universiteti Jugor i Shkencës dhe Teknologjisë, ku zoti He është profesor asistent, kanë ngritur një hetim rreth këtij rasti.

Sipas të dhënave klinike, zotit He ka mare një vështrim etik për hulumtimet e tij nga një spital në Shenzhen, por kjo strukturë mohon të jetë mbledhur ndonjëherë në takim për të diskutuar punën e tij.

Chen Hsin-fu, një gjinekolog në Spitalin Universitar Kombëtar të Tajvanit në Taipei, tha se ndërsa është e vështirë të thuhet se si autoritetet në Kinë do të trajtojnë në fund çështjen, ai pret që disa masa dënimi të jepen.

“Është e qartë se rasti ka ekspozuar të dyja mangësitë morale dhe shkencore, dhe nëse pretendimet e tij janë të vërteta, kujdesi afatgjatë i këtyre dy foshnjave do të jetë një shqetësim dhe problem i madh, sepse mund të dalin disa probleme të papritura”, tha Dr. Chen.

U martua 6 vjeçe dhe kur mbushi 18 u divorcua: Tani jam e lirë për të studiuar.


U detyrua të martohej kur ishte vetëm 6 vjeçe, tani është 18 vjeç dhe ka kërkuar divorc për të ndjekur ëndrrat e saj. Një vajzë nga Rajasthan i Indisë, është historia e një prej vajzave të shumta, të detyruara nga familjet e tyre për t’u martuar në një moshë të re, por këtë herë, pas shumë vuajtjesh, pati një fund të lumtur. Kur ajo arriti moshën madhore, vajza gjeti forcën për tu rebeluar: kërkoi divorcin dhe vendosi që të studionte.

E dhënë në martesë nga familja e saj në moshën 6 vjeçare, pas 12 vjetësh ajo e mori lirinë, siç e pranon vetë,. Suksesi i saj i madh ishte gjithashtu për shkak të mbështetjes së Kriti Barthi, themeluese e OJQ-së Saarthi Trust, e cila lufton për anulimin e martesave të hershme

Gruaja e shoqëroi 18-vjeçaren në gjykatë dhe ndoqi gjithë procesin burokratik duke i dhënë gjithashtu edhe mbështetje psikologjike. Familja e bashkëshortit të saj, në fakt, e kishte kërcënuar me hakmarrje për një kohë të gjatë, por vajza arriti që të fitonte dhe njëkohësisht të dënonte bashkëshortin sipas një ligji që ndalon martesat me të mitur. Një mesazh i madh i qytetërimit në një vend ku drama e nuseve fëmijë, pavarësisht nga paligjshmëria, vazhdon të konsumohet.

Kryemadhi: Mbi 9000 maturantë duan të ikin, është e rrezikshme.


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LRI-Së, tha se mijëra të rinj po largohen çdo ditë nga vendi pa e kthyer pas. Ajo u shpreh se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente, e për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës.

Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë. Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI gjithashtu preku çështjen e Unazës së Re, për të cilën tha se arroganca e Ramës po bën një vjedhje të jashtëzakonshme duke i shembur shtëpitë e ndërtuar me djersë nga shqiptarë.

“Ngjarja e Unazës së Re është një ngjarje që ju e keni ndjekur sot, prej më shumë se një muaji banorët dalin në protestë.

Ne nuk jemi kundër rrugës e kundër zhvillimit, por ama jemi kundër arrogancës së shtetit që shkel me këmbë qytetarët. Jemi kundër vjedhjes që bëhet prej 48 milionë eurosh, se keni harruar dhe TVSH-në. Vjedhje e jashtëzakonshme me litarin në fyt ndaj qytetarëve. Vidhen dhe pronat, e djersës dhe mundit të banorëve.

Rama një lider i keq që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve, shkatërroi arsimin, e mbolli Shqipërinë me drogë. Ky lider nuk i kushton vëmendje të rinjve shqiptarë, përkundrazi i injoron ata. Ai nuk shikon arsimin, përkundrazi,” tha Kryemadhi.

Marin Mema ‘gjunjëzon’ politikanët me të vërtetat drithëruese: Kombin e kanë si plaçkë! A njihni ndonjë prej tyre të varfër?!

A njihni ndonjë politikan të varfër, të pamundur, që nuk kalon muajin, që nuk ka të bëjë disa herë në vit pushime luksoze, që nuk ka tre, katër apo 50 apartamente e vila, dyqane e troje të deklaruara e të padeklaruara?

Shkruan Marin Mema

Sa herë 28 nëntori është në prag të portës, politika shqiptare vrapon të tregojë patriotizmin e saj, të organizojë pritje, përurime, aktivitete të mbushura me ngjyra e fjalime tërë pasion e dashuri kombëtare. Nëse dikush nuk do t’i njihte do të mendonte se Shqipëria ka fat qe drejtohet në qeveri apo opozitë nga njerëz që e duan kaq shumë. Në fakt nuk është kështu.

Të kujtohesh vetëm në ditën e pavarësisë për vendin tënd, kombin e historinë e tij është një dyfytyrësi e shëmtuar, një ndjenjë e gënjeshtërt që nuk synon asgjë më shumë sesa të ndërtuarit të një fasade të rreme ballë njerëzve të thjeshtë.Vetëm një ditë politikanët bëjnë shqiponjën, përulen ballë flamurit, përqafohen, nduken e premtojnë një vend më të fortë. Pjesa tjetër është e mbushur me korrupsion, padrejtësi, arrogancë e fjalë boshe.

Në librat e shkollave nxënësit mësojnë gjithmonë e më pak për historinë kombëtare, për figurat e gjurmët e tyre sepse sot më shumë rëndësi ka të njohësh soj e sorrollop, të fortë e pasunikë të paprekshëm që përbëjnë modelin e ri, të ofruar nga kjo politikë e sejmenët e saj.

Figurave kombëtare u përmënden e citohen fjalët, por modeli u fshihet. Politika e sotme ka frikë nga modeli i tyre. Ata shkrinë pasurinë, lanë ofiqet, u vranë e u prenë për komb, ndërsa të sotmit këto i quajnë patetike, të shkuara në mos qesharake. Këta nuk lënë poste, nuk kanë ideale, këta disa-fishojnë pasurinë dhe kombin e kanë thjesht një plaçkë që e kalojnë dorë më dorë në bazë të interesave.

A njihni ndonjë politikan të varfër, të pamundur, që nuk kalon muajin, që nuk ka të bëjë disa herë në vit pushime luksoze, që nuk ka tre, katër apo 50 apartamente e vila, dyqane e troje të deklaruara e të padeklaruara. A njihni ndonjë të tillë që i dridhet dora të blejë ushqimet apo diçka tjetër siç u ndodh çdo muaj pensionistëve. A ka ndonjë që nuk arrin të shkollojë fëmijët , t’u blejë veshjet apo qoftë edhe një lodër për vit të ri? Sigurisht që jo sepse ata thuajse të gjithë kanë garantuar deri brezin e 35.

Politikanët e sotëm Ikin e vijnë, por askush nuk i mban mend pas pak kohe, fundja për çfarë ? Ata nuk ndryshojnë nga njëri tjetri, ata bëjnë gjithçka njësoj, flasin njēsoj, premtojnë njësoj, shtiren e jargaviten njësoj. Madje edhe fytyrat u bëhen njësoj. Vetëm fanellat u ndryshojnë, madje edhe ato në publik sepse nën vete i kanë identike.

Nga krahu tjetër lumenjtë vazhdojnë shkatërrohen, pyjet priten, pasuritë nëntoksore shqyhen, lejet e ndërtimit valëzojnë, betoni lartësohet, njerëzit ja mbathin, papunësia rritet, çmimet fluturojnë, Shqipëria zvoglohet dhe politika fiton. Ky është patriotizmi i tyre. I njëjti që ata e fshehin çdo 28 nëntor, i njëjti që bën shqiponjën dhe tallet çdo vit me ne shqiptarët e thjeshtë që e duan vërtetë këtë vend.

Dibrania përzgjidhet ambasadore në SHBA

Maqedonia do të përfaqësohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një ambasadore shqiptare. Marigona Marku është zgjedhur nga qeveria e Zoran Zaev për të drejtuar Ambasadën në Uashington. Ajo ka lindur në Dibër dhe në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të shtetit fqinj.

Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga institucion.

Lotët e mjerimit, 11-vjeçarja: Ëndërroj një dhomë të fus kokën

Të braktisur nga nëna dhe fati, dy të mitur në mëshirë të fatit, dy fëmijët e Pajazitit jetojnë prej muajsh në një çadër të improvizuar. Mjerimi brenda çadrës ka pllakosur gjithëçka.

Fëmijët e mitur u braktisën nga nëna e tyre por edhe nga fati. Fëmijërinë e jetojnë mës skamjes, kur khthen nga shkolla në rrugën me baltë ulen përtoke dhe bëjnë detyrat e shëtpisë.

“Nuk kam mundesi ku ti bëj detyrat e shtëpise” thote vajza 11 vjeçare. “Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire eshtë të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër” thotë 11 vjeçarja.

Një thirrje ka dhe babai i vajzës, Pajaziti “tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…” shprehet ai.

Horoskopi ditor, e shtunë 1 dhjetor 2018

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Dashuria: Sot ju nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë dhe këtë do e kuptoni që në mëngjes! Gjithçka duket se duhet të presë, madje edhe ndjenjat kanë nevojë për një pushim. Parashikime të mira për beqarët që janë duke kërkuar për dashuri të reja.

Puna: Ju jeni të shqetësuar për të marrë përsipër punë të vështira, dhe për t’u përballur me të gjitha sfidat, por vetëm kujdesuni që të mos i detyroni gjërat.

Demi

Dashuria: Një Hënë spektakolare ju kthen përsëri në këmbë dhe ju ngre entuziazmin. Ju do të jeni dinamik dhe të shkëlqyeshëm, një pikë referimi e vërtetë për partnerin/en. Nëse jeni vetëm dhe kërkoni shpirtin binjak, ju keni të gjitha kërkesat e nevojshme për ta bërë këtë ditë të veçantë.

Puna: Shkathtësia juaj do të jetë një ndihmë e madhe në punën tuaj dhe do t’ju japë përparësi ndaj të tjerëve.

Binjakët

Dashuria: Dashuria luhatet, sot ju do të detyroheni të rishikoni disa projekte që keni pasur në progres ose madje t’i eliminoni ato. Mos kini frikë të merrni vendime. Aventura të reja vijnë për beqarët, perspektiva të shkëlqyera për të takuar njerëz interesantë.

Puna: Pengesat e ndryshme dhe problemet e punës do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Kthehuni te faktet dhe shmangni bërtitjen.

Gaforrja

Dashuria: Neptuni sot në opozitë ndërlikon veçanërisht marrëdhëniet, kryesisht ato në sferën sentimentale. Vëmendja për çështjet urgjente do të bëjë që ju të neglizhoni partnerin/en, duke tërhequr disponimin e tij/saj të keq. Beqarët do të jenë në gjendje për të forcuar një miqësi që është humbur me kalimin e kohës.

Puna: Një mik do t’ju ndihmojë të kryeni një projekt që ju intereson shumë, të vazhdoni pa vonesa.

Luani

Dashuria: Dashuria sot nuk është problem, ndoshta është karakteri juaj i introvertuar dhe i dyshimtë që e bën gjithçka të komplikuar. Merrni një pushim për të shplodhur mendjen tuaj dhe për të parë situatën në mënyrë të qartë. Ditë e komplikuar për beqarët, ju do të rikuperoni qetësinë në mbrëmje.

Puna: Mungesa e diplomacisë tuaj mund t’ju kishte futur në një situatë të turpshme. Merrni përgjegjësitë tuaja.

Virgjëresha

Dashuria: Përpara se të merrni vendime të caktuara, dëgjoni mendimet e njerëzve që besoni dhe të cilët tashmë janë përballur me të njëjtat përvoja. Takime interesante dhe njohje të reja për të gjithë ata persona që janë vetëm he në pritje për aventura.

Puna: yjet favorizojnë nismat në vendin e punës, madje edhe ato më ambicioze. Kini parasysh investimet e reja.

Peshorja

Dashuria: Ngadalësoni ritmet e përditshme dhe tregoni veten gjithëpërfshirës dhe në dispozicion për të gjithë, sidomos me personin pranë jush. Tregohuni më pak kritikë. Nëse jeni vetëm ju do të jeni të mbrojtur nga një kuadër i favorshëm astral që do ju ofrojë njohje të reja dhe të papritura.

Puna: Yjet sugjerojnë të tregoheni korrekt sot në punë, pasi gjërat nuk do shkojnë shumë mirë, ashtu si ju mund t’i keni planifikuar.

Akrepi

Dashuria: Sot, mjedise të shkëlqyera për ndjenjat dhe madje edhe gjendja shpirtërore do të jenë të larta, në sajë të tranzitit të Hënës që ndihmon për të vënë gjërat në rregull! Çështjet duhet të zgjidhen për beqarët, gjithmonë në qoftë se ju e dini atë që dëshironi.

Puna: Dikush tani do të kthehet prapa t’ju tregoj një qëndrim armiqësor. Mos e humbni disponimin tuaj të mirë.

Shigjetari

Dashuria: Ju jeni duke u përpjekur për të përcaktuar diçka, por ajo ende duket abstrakte. Hëna ju bën thirrje të miratoni një sjellje të rezervuar në dashuri. Beqarët nuk duhet të përpiqen për të dëgjuar thashetheme krijuar nga dikush për të vënë ato në një dritë të keqe.

Puna: Ju do të duhet të keni guximin për të shkuar gjatë gjithë rrugës për të marrë atë që ju dëshironi. Jini diplomatik.

Bricjapi

Dashuria: Falë aspekteve të mira me Venusin dhe Diellin, Hëna në shenjë ju jep kuptim praktik dhe efikasitet. Të gëzuar dhe entuziast, ju gjithashtu do ta përkrahni partnerin/en tuaj në një mënyrë shumë të shkëlqyer. Lajm i mirë për ata që janë vetëm, takime interesante për të gjithë!

Puna: Bashkëpunimi do të jetë fjala kryesore e kësaj dite. Mund të ketë edhe vendime të vështira për t’u bërë.

Ujori

Dashuria: Sot as që do përpiqeni të fshehni atë që mendoni për partnerin/en, por do përpiqesh të tregosh mendimin tënd në dritën më të mirë të mundshme. Beqarët do të duhet të përballen me një sqarim në familje dhe t’u tregojnë atyre me guxim dhe vendosmëri.

Puna: Disa situata të pashmangshme mund të programohen për t’u zgjidhur, por kjo do të kërkojë më shumë aftësi.

Peshqit

Dashuria: Në fushën sentimentale, mos vazhdoni të shtyni një vendim që ka pritur gjatë që të merret. Ju nuk do të bëni asgjë, por ta bëni atë edhe më të vështirë. Flirte të mundshme për beqarët, simpatia dhe besueshmëria do të jenë katalizatori i vërtetë.

Puna: Ju mund të bëni shumë për të bërë përmirësime në mjedisin tuaj të punës, por mos lini pas dore edhe nevojat e kohës së lirë.

Ndërron jetë ish-presidenti

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC . George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.

Megjithë e vlerësimet dhe popullaritetin e tij , ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992.

Në prill, ai u shtrua në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.